LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO-TMERRI në administratë! Kolegia i refuzoi puthjet e përqafimet, zyrtari i tatimeve e dhunon fizikisht. Drejtësia hesht përballë filmimeve

Edhe pse çdo është e filmuar nga kamerat e sigurisë së institucionit, sërish nuk u mor asnjë masë.

11 Janar 2023, 21:40 Nga DOSJA
VIDEO-TMERRI në administratë! Kolegia i refuzoi puthjet e
Tatimet

TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan vijon historinë e ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga kolegu i saj 60-vjeçar. Pas publikimit të videos ku kolegu i kërkonte ta prekte nga faqet dhe pas shfaqjes së mesazheve që i dërgonte, zonja i dërgoi email Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosit, për t’i shprehur ankesën për kolegun e saj të quajtur Mexhit Allushi që e përndiqte dhe ngacmonte. Sërish nuk gjeti zgjidhje dhe drejtori nuk ndërmorri asnjë veprim.

“Në datën 21.4.2022 rreth orës 14:00, i kam nisur një email z.Ceno Klosi, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ku kam kërkuar një takim pasi në varësi direkte drejtoria ime varej nga ai. Të më krijonte 5 minuta mundësi për ta takuar. Reagimi ishte akoma më i tmerrshëm. Më lajmëruan që për shkak të emailit që unë dërgova do më lëviznin nga pozicioni i punës sepse kisha shqetësuar Drejtorin e Përgjithshëm. Nuk ndodhi sepse i bëra një kërkesë zv/drejtorit të asaj kohe dhe i thashë pse duhet, dhe në ato momente u qetësuan gjërat edhe ndenja. Mesa kuptova, vendi i punës është sipas humorit të drejtuesit”, shprehet denoncuesja.

Problemi kulmoi kur gjatë një auditimi pune në qytetin e Fierit, Mexhit Allushi ushtron dhunë fizike ndaj zonjës në fjalë. Edhe pse çdo është e filmuar nga kamerat e sigurisë së institucionit, sërish nuk u mor asnjë masë.

“Ishte dita e fundit kur mbaruam kontrollin dhe në ato momente futemi në zyrë dhe kolegu i drejtohet koleges së Fierit dhe i kërkon numrin e telefonit. Në këto momente ajo ka pasur një problematikë shëndetësore me një nga familjarët, të më fali që po e përmend, dhe do largohej nga Shqipëria. I them zonjës, të lutem, thuaji z.Mexhit ditët kur nuk do jesh në Shqipëri se telefoni mund të dali i mbyllur. Sepse ai aludonte që mbase ngaqë ishte femër mund t’i kenë dërguar problematikat dhe i rrinte ftohtë dhe nuk doja që ta konfliktoja për çështje pune sepse gjithë kohës ai i mendonte për keq gjërat, jo për mirë. Në atë moment u bë agresiv dhe tha shiko tha se unë jam një burrë i martuar me dy fëmijë dhe nuk ngacmoj gra jashtë punës. Është irrituar dhe shan me veprime me gjestikulacione të tmerrshme. Në atë moment ai haxhitohet, mbyll derën dhe vjen ma fut me këmbë poshtë këmbëve te tavolina dhe në ato momente çohem me shpejtësi, hap derën. Në ato momente, kushdo të ishte, zotëria kishte një çantë tip portofoli, e kam marrë dhe e kam lëshuar drejt murit për t’i thënë boll se e teprove. Zgjova çantë se ishte një çantë portofol dhe ishte një çantë shumë e lehtë”, vijon denoncimin zonja.

Zonja bëri denoncim në polici dhe materiali iu përcoll prokurorit Andi Pogaçe, por ky i fundit nuk nisi procedim penal, edhe pse zonjën nuk e thirri asnjëherë për ta pyetur për rrethanat.

Dhuna fizike e ushtruar ndaj nëpunëses ishte dhe objekt diskutimi nga sektori i Anti Korrupsionit tek Tatimet. Drejtoresha e komisionit në këtë institucion dhe anëtarët e tjerë, pasi shqyrtuan rastin, morën masën më absurde, duke hequr nga puna viktimën së ngacmimit seksual në zyrat e shtetit dhe të dhunës fizike të ushtruar ndaj saj.

“Dy inspektorët të cilët u morën me çështjen time, të cilët në mënyrë jo profesionale, në mënyrë jo etike dhe njëra prej inspektoreve është dhe femër dhe më vjen përsëri shumë keq sepse ajo është grua, është nënë, bashkëshorte, është tjetërsuar komplet ngjarja. Emailet e mia të cilat i kam vënë në dispozicion gjatë intervistës që më kanë thirrur dhe kam dhënë nuk është asnjëri nga emailet, asnjëri nga provat e mia që ia kam dhënë zonjës në dorë, është tjetërsuar komplet. Janë emaile të cilat vërtetohen shumë lehtësisht nëpërmjet platformës së AKSHI-t. Lëshimi i kësaj çante degradoi deri në heqjen time nga puna. Ditën e parë kur tregova provat, komisioni u shtang. Unë nuk di, nuk ka fjalë, nuk ka shprehje të cilën mund të shprehësh domethënë në qoftë se edhe unë mund të isha gabim, vetëm dhuna psikologjike që më është dhënë gjatë 3 viteve, vetëm dhuna fizike që u ushtrua ndaj meje atë ditë ishte…dhe komisioni më quajti mua fajtore sepse kam shkelur rregullat e etikës, kam shkelur etikën sepse hodha një çantë në mur për t’i tërhequr vëmendjen agresorit tim”, shprehet zonja.

Emisioni Stop i bën thirrje institucioneve dhe instancave përkatëse që të rikthejnë në punë nëpunësen dhe të nxjerrin përpara drejtësisë Mexhit Allushin për përndjekjen ndaj koleges, ngacmimet seksuale ndaj saj dhe dhunën fizike që ushtroi brenda zyrave të shtetit.

Marrë nga TVKLAN

mexhit allushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet