LIVE UPDATES
Aktualitet

Eliminimet mafioze në Shqipëri-Romë e Bruksel/ Jeta e dyfishtë e ish-drejtorit të OST për Veriun, Saimir Jakut iu gjetën 7 celularë, zbardhen bisedat e pistat e hetimit

Por ndërsa disa prej aparateve celularë u mundën të dekriptoheshin, të tjerë në pronësi të tij, vazhdojnë të jenë ende të kyçur, pa na treguar të gjithë të vërtetën e këtij personazhi, që pagoi me plumba, jetën e tij kontroverse.

11 Janar 2023, 20:51 Nga DOSJA
Eliminimet mafioze në Shqipëri-Romë e Bruksel/ Jeta e
Saimir Jaku

NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Dytë

Por kush ishte i interesuar të vriste Saimir Jakun? Dhe a kishte lidhje ekzekutimi i tij me përplasjen mes grupeve kriminale në Rrëshen për prishjen e pazareve të drogës? Pas arrestimit të Dorian Keqit, në kuadër të operacionit të koduar “Gjurma”, policia deklaroi se ekzekutimin e zyrtarit e kishte urdhëruar një grup i fuqishëm kriminal.

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë e ka kryer vrasjen e Saimir Jakut kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë i identifikuar dhe nën hetim”.

Por policia nuk tregoi asgjë më shumë rreth grupit kriminal. Po ashtu nuk bëri të ditura motivet e vrasjes së zyrtarit të lartë. Por emisioni “Në Shënjestër” referuar dosjes hetimore do bëjë publike pistat ku po hetohet për të shpjeguar edhe motivet e ekzekutimit të Saimir Jakut. Këtij të fundit, siç del nga dosja hetimore në momentin e vrasjes iu gjetën 7 aparate celulari që kishte në përdorim. Gjë që dëshmohet edhe nga dosja hetimore e siguruar nga emisioni “Në shënjestër”.

Aparatet e celularit pas ekspertimit, treguan në një fare mënyre aspektin e errët që fshihej pas profilit të nderuar të një zyrtari publik. Ku nga komunikimet u konstatua se në disa prej aparateve celulare, Saimir Jaku, fliste për kultivimin e lëndëve narkotike në zonë. Por ndërsa disa prej aparateve celularë u mundën të dekriptoheshin, të tjerë në pronësi të tij, vazhdojnë të jenë ende të kyçur, pa na treguar të gjithë të vërtetën e këtij personazhi, që pagoi me plumba, jetën e tij kontroverse.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes të ekzekutimit të Saimir Jakut, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndër të tjera një çantë e viktimës, në të cilën ndodheshin 5 telefona celularë. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë ‘Volksvagen’ me targa AA199HV, në pronësi të viktimës, në të cilën janë gjetur edhe dy telefona celularë. Pas ekzekutimit të Saimir Jakut, është bërë këqyrja e 5 telefonave celularë të viktimës.

Nga këqyrja e telefonit celular ‘Samsung’ me numër 0693506994,  ka rezultuar se nga komunikimet me sms me numrat e shënuar si ‘Thalb’ dhe ‘Krokodili’, viktima ka biseda dhe mund të ketë qenë i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Në automjetin e viktimës Saimir Jaku janë gjetur dy telefona celularë si me poshtë:

Telefon celular ‘Nokia’- Nga këqyrja rezulton se ka komunikime me dy persona të regjistruar me emrat ‘Alb’ dhe ‘Kaci’.

Nga komunikimi me sms vihet re se ka biseda për kultivimin e lëndëve narkotike”.

Por ndërsa aparatet celulare, që janë këqyrur nga hetuesit na kanë rrëfyer vetëm një pjesë të së vërtetës që e shoqëronte, Saimir Jakun, të tjera pista lidhen mbi ekzekutimin e tij. Dyshime të arsyeshme për grupin hetues që bëjnë të mendojnë, se vrasja e tij, u krye nga vëllezërit Gaspër dhe Kastriot Reçi. Edhe këta të fundit, tashmë viktima të përplasjes së madhe në aksin Rrëshen-Romë-Bruksel.  Pistë e cila u ngrit nga grupi hetues pas një kallëzimi të bërë nga vëllai i Saimir Jakut i cili tha përpara hetuesve, se kishte marrë mesazhe telefonike në rrjetin e tij social, nga një person i panjohur për të, ku ky i fundit i shkruante se vrasjen e Saimirit e organizuan vëllezërit Reçi, ku sipas mesazhshkruesit, vëllezërit Reçi e vranë Saimir Jakun, pasi dyshonin se ky i fundit kishte lidhje jashtëmartesore me mbesën e tyre. Mesazhe të cilat emisioni ‘Në shënjestër’ ka vendosur t’i sjellë të redaktuara.

“Më datë 19 dhjetor 2019, në Drejtorinë vendore të Policisë Lezhë u paraqit shtetasi Florind Jaku, vëllai i viktimës Saimir Jaku.  Ndër të tjera ai shpjegoi se;  Më datë 12 dhjetor 2018, rreth orës 12:04, në aplikacionin messenger, i janë dërguar disa mesazhe nga një person i quajtur P. P., të cilin tha se nuk e njihte dhe se nuk kishte dijeni se kush mund të ishte. Ku ndër të tjera P. P., i kishte shkruar se vëllai i tij Saimiri kishte pasur një debat me Gaspër Reçin.  Pasi, sipas tij, ai e kishte parë Saimirin me mbesën e tij. Sipas Florind Jakut, ky ka qenë edhe shkaku që më pas familja Reçi ka paguar njerëz për të vrarë vëllain e tij, Saimirin”.

Në rrëfimin e tij të mëtejshëm për grupin hetues, Florind Jaku foli edhe me emra të përveçëm se kush mund të ishte ekzekutori.

“Personi që më çoi mesazhin, ndër të tjera më shkruante se familja Reçi ka paguar një shtetas të quajtur D.V., i cili sipas tij është ekzekutori i vëllait tim së bashku me një person tjetër nga Laçi, pa emër.  Ky person më ka dërguar mesazhe të gjata edhe ditët në vijim, ku flet edhe për aktivitetin kriminal të vëllezërve Reçi”.

Sipas grupit hetues, Florind Jaku, shtoi në dëshminë e tij se fill pas vrasjes së vëllait, ai ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth tij. Një nga këta persona që ai denoncoi ishte edhe V. Lleshi, i cili siç theksuam edhe më herët ishte një nga dëshmitarët e vrasjes së Saimir Jakut, por që rrëfimin e tij në polici, mohoi të kishte probleme me viktimën.

“Pas vrasjes së vëllait tim, vura re se më ndiqte një person që quhet V.Lleshi. Gjë të cilën e kam vënë re edhe gjatë lëvizjeve që kam bërë jashtë Rrëshenit dhe konkretisht në Tiranë, me automjetin tim”.

Menjëherë pas dëshmisë së vëllait të Saimir Jakut, Prokuroria e Lezhës, riaktivizoi edhe njëherë në vitin 2019, hetimet e pezulluara prej 2 vitesh për ekzekutimin e drejtorit të OST-së për veriun, ku gjatë këqyrjes së telefonit celular të Florind Jakut, në aplikacionin ‘Mesenger’, u konstatuan disa mesazhe të dërguara nga një person, që për arsye redaksionale emisioni ‘Në shënjestër’ ka vendosur t’i ruajë identitetin e plotë.

Mesazhe telefonike- Datë 12 Tetor 2018, ora 12:04

“Florind jam një dashamirës i yti. Dhe desha të të sqaroja për diçka që të konkludosh mendimet.

Saimiri, mbesën e Reçve, e ka pasur të dashur për disa vite. Por duke e ditur se çfarë familje mafioze janë ata, e ka pasur gabim”.

Në një moment tjetër, mesazhshkruesi, i rrëfen Florindit, edhe për një përplasje fizike që vëllai i tij Saimiri kishte pasur me Kastriot Reçin, në Tiranë.

Mesazhe telefonike- Datë 20 Tetor 2018, ora 13:44

“Florind ja u ke futur frikën në palcë. Pasi u vra Gaspri, Kastrioti pati punësuar disa truproja të armatosur. Njerëzit thoshin që edhe kur ulej në lokal, zinte vende me shpinë nga muri. Gasperi dhe Saimiri thuhet se janë përplasur edhe në Tiranë, ku thuhet se Saimiri e ka mbytur në grushta.

Po kështu flitet se Reçët ishin ata që e qëlluan Saimirin, natën duke shkuar në shtëpi. Dhe e ka qëlluar me pagesë e njëjta dorë”.

Më tej në mesazhet e zbuluara në telefonin e Florind Jakut, miku dashamirës, e falënderon atë për hakun që mori për vrasjen e vëllait e tij, Saimirit, duke eliminuar në Itali Gaspër Reçin, vëllain e Kastriot Reçit, Gaspër Reçi, i cili u ekzekutua me katër plumba, në kryeqytetin italian, Romë, më 27 prill 2017 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata, por që duhet thënë se për këtë vrasje, nuk ka ende një autor. Këto nuk do të ishin mesazhet e vetme që tashmë miku që i donte të mirën familjes Jaku, po i dërgonte në vazhdimësi Florindit, vëllait të Saimirit të vrarë.

Në një tjetër mesazh, ai fillon përmend edhe emra konkretë, që sipas tij lidheshin me vrasjen. Madje miku shkon edhe më tej teksa i tregon Florindit edhe se kush ka vrarë Kreshnik Gjinin, nipin e familjes Jaku, vrasje kjo e ndodhur më 6 shtator 2017, në komunën Forest në Belgjikë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur e qëlluan 31-vjeçarin me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Vrasje e cila u krye në lokalin ku Kreshnik Gjini punonte, në sy të koleges së tij, ku sipas informacioneve të policisë, porositës dilte të ishte Kastriot Reçi, të cilit vetëm disa muaj më parë i ishte vrarë në Itali, vëllai i tij, Gaspër Reçi.

Mesazhe telefonike- Datë 19 Tetor 2018, ora 09;40

“Florind desha të të thoja disa gjëra në lidhje me ngjarjen tënde. Megjithëse kam dëgjuar se edhe ti i ke marrë vesh. Gjithsesi unë po t’i them, që t’i kesh shtesë.  Futu te facebook-u i D.V., tek një me kapuç që do të çoj dhe shiko të gjitha fotografitë dhe nxirr analiza.  D.V., ditën e ngjarjes së Saimirit, është parë me automatik në dorë në pyll, pasi kanë djegur makinën. Kurse tjetri me shishe birre në dorë, laçjani, flitet se të ka ashtu Kreshnikun”. Po kështu edhe Drejtoria e Policisë së Lezhës e ka marrë në pyetje D.V, si të dyshuar. Po t’i çoj këto sepse e di që je i interesuar dhe futi në burg, se janë armë shumë e rrezikshme në dorë të Kastriot Reçit.  D.V., e ka vrarë me dorën e vet Saimirin. Lezha e ka lëshuar prapë për mungesë provash”.

Nuk dihet se si miku mesazhshkrues kish mundur të siguronte informacione të tilla dhe cili ishte interesi i tij në këtë mes, por e vërteta është se D.V., ishte një prej katër personave të cilëve u ishin marrë shenjat e gishtërinjve për vrasjen e Saimir Jakut. Por që pas verifikimit rezultoi se gjurmët e gjetura në bidonin e benzinës që u përdor për djegien e makinës së autorëve në fshatin Vinjoll të Kurbinit, nuk i përkisnin atij. Në fund të postës së tij me vëllain e zyrtarit të lartë, mesazhshkruesi, nuk harron ta këshillojë të ruhet. Duke i treguar Florind Jakut, forcën e armës së Reçëve dhe lidhjet që ata kishin anembanë me të fortë të tjerë që qarkullojnë në Shqipëri.

“Me provat që të dha hasmi dhe fakti që tani je djalë i vetëm, tani duhet të shikosh jetën tënde. Se po thua ti, ja fus Kastriotit dhe nuk del kush në derë. Grupi ka lidhje dhe me Martinin. Janë racë plehrash dhe marrin hak prapë. Ti të jesh i sigurt që të kanë lokalizuar ku banon për ndonjë rast hakmarrje nga ana jote. Unë që të shkruaj të flas me kompetencë se i njoh mirë nga brenda”.

Implikimi në trafikun e drogës ose një vrasje për motive të dobëta, janë dy pistat që po hetohen nga prokuroria. Pista se Saimir Jaku, u vra për shkak të lidhjes jashtëmartesore, ngjan të jetë larg të vërtetës së ekzekutimit të tij ose një pretekst nga palët kundërshtare, për orientuar pistën e vrasjes së tij, larg pazareve të prishura të drogës. Kjo, pasi ekzekutimet që pasuan vrasjen e Saimir Jakut, dhe bisedat që u gjetën në disa prej aparateve të tij celularë, vështirë se mund të bëjnë të besosh se ekzekutimi i tij u krye për shkak të raporteve të tij intime,

Ky aludim përforcohet edhe më shumë, ndërsa fill pas vrasjes së Saimir Jakut në Rrëshen, më 9 shtator 2016, një valë terrori përshkoi familjet Reçi dhe Gjini. Ku pas vrasjes së drejtuesit të linjës së Tensionit të Lartë për Veriun të OST-së në Rrëshen, disa muaj më pas më 28 prill 2017, në Itali, u qëllua për vdekje Gaspër Reçi, vrasje të cilat thjesht sa kishin ngritur amperin e hakmarrjeve midis fiseve në Mirditë, ku viktima e radhës do të ishte, Kreshnik Gjini. Nipi i Saimir Jakut do të ekzekutohej më 6 shtator 2018, në komunën Forest, në Belgjikë. Hakmarrje, që nuk do të ndalej këtu, por që do të pasohej me të tjerë viktima në radhët e familjes Gjini. Shënjestra e radhës do të ishte Armando Gjini, i cili u ekzekutua më 12 gusht 2019, në sy të fëmijëve të tij, pranë Katedrales së Rrëshenit, ndërkohë që më herët i kishte shpëtuar një atentati me tritol të vendosur në makinën e tij; sasi eksplozivi të cilën e pikasi në kohë, por që nuk do t’i shpëtonte jetën disa muaj më pas Armando Gjini që ishte vëllai i Preng Gjinit.

Personazhi ku mendohet se fillon e gjithë përplasja e parë e madhe midis familjeve Gjini dhe Reçi, ku shkak thuhet se u bë prishja e pazareve të drogës në Itali, vrasje të cilat kulmuan më 7 janar 2020, në atë, që njihet si ekzekutimi më i sofistikuar, i ndodhur ndonjëherë. Mëngjesin, kur nga lartësia e një pallati në Rrëshen, u qëllua për vdekje me snajper Kastriot Reçi. Njeriu që ruhej me masa të forta sigurie, por që nuk do ta mendonte se do të humbiste jetën, pikërisht aty ku ndihej më i sigurt, në qendër të Rrëshenit, pranë bizneseve të tij.

Por vrasja e Kastriot Reçit, nuk do të ishte kapaku i vrasjeve të ndërsjellta, midis dy fiseve. Pas viktimave të shumta dhe pusive të përgjakta, radhën do ta kishte vetë Preng Gjini. I cili, më 15 shtator 2020,  u bë pre e një atentati të rëndë me eksploviz, të vendosur në makinën me të cilën lëvizte, në një nga urat më të populluara të Tiranës, mbi Lanë.

Ku edhe pse ditën e ngjarjes, Preng Gjini, kish ndërruar makinën me kushëririn e tij, masat e forta, nuk mundën ta shpëtonin plotësisht nga kundërshtarët të cilët mesa duket i ishin vënë në ndjekje nga pas, për ta eliminuar në çdo formë. E kur të gjithë heshtin, ai që mund të hapë sadopak kutinë e Pandorës së ekzekutimeve mund të jetë Dorian Keqi. Por Keqi, të cilit gjatë arrestimit iu gjetën 21 celularë, ka vendosur për momentin të mos flasë për vrasjen e Saimir Jakut. Pavarësisht se mbi të peshon një akuzë e rëndë mbi supe. Ajo e vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, të cilat mund ta rëndojnë edhe më shumë pozitën e tij përballë drejtësisë. Ndërkohë që ai e ka cilësuar punën e tij si vrasës me pagesë, si punë në të zezë. Duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të hapë kapakun e një pusete, që mund të rrezikojë seriozisht të përpijë shumë të tjerë, midis tyre edhe familjarë të tij, që tanimë mund të jenë të rrezikuar nga një rrëfim i mundshëm i tij.

Por tanimë për të ndalur gjakderdhjen e mëtejshme i takon drejtësisë të bindë Dorian Keqin të flasë, para se të numërojmë viktimat e radhës. Në atë që meriton të quhet lufta më e egër e prishjes së pazareve të drogës, midis grupeve kriminale që kanë vepruar në qytetin në mesin e veriut të Shqipërisë.

Marrë nga BW

saimir jaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet