7 Mars 2025, 22:41
Nga N.F
Trëndelina
SHKODËR- E quajnë Trendelinë, por jeta nuk është treguar e tillë me të. Kalvari I saj I vuajtjeve nisi rreth 26 vite më parë kur familja prej 5 anëtarësh mori një goditje të rëndë nga humbja e parakohshme e bashkëshortit, duke u detyruar t’i bente ballë jetës bashkë me tre fëmijët ende të vegjël.
Fatkeqësia e parakohshme rrënoi ekonomikisht familjen e mbetur pa kryefamiljarin, ndaj si mijëra familje shqiptare, edhe Adelina, siç e njohin të gjithë, vendos të emigrojë nga Shkodra në drejtim të Greqisë, me shpresën se gjërat do të rregulloheshin.
Por gjërat në emigrim nuk shkuan mbarë ashtu si ajo kishte menduar ndaj pak vite më vonë vendosi të zhvendosej në Tiranë, ku jeta do t’i rezervonte një tjetër surprizë të pakëndshme Muajt kalonin dhe shqetësimet e saj sa vinin e shtoheshin. Mundësia për të lëvizur vetë e për tu marrë me gjërat e përditshme, qoftë dhe me higjenën personale, u bë një mision i pothuajse e pamundur.
Aksidenti që i ndryshoi jetën, e detyroi Adelinën të rikthehej sërish në Shkodër. Kjo dhomë që ne po qëndrojmë, për dikë mund të jetë tepër minimale, por për Adelinën është gjithë jeta e saj.. Në këtë divan, ajo kalon pjesën më të madhe të ditës, ndërsa me këtë karrocë që zë gjysmen e hapsirës së dhomës, përpiqet sa për të mbajtur veten në lëvizje.
Djali 30-vjeçar i zonjës është i vetmi familjar që mundohet t’i qëndrojë pranë asaj me sa ka mundësi, pavarësisht se pjesën më të madhe të ditës e kalon në punë, si kamarier në një lokal në Shkodër.
Por shumë shërbime të nevojshme në përditshmëri për një person me probleme shëndetësore dhe e pamundur për të lëvizur siç është Adelina, duhen bërë nga dikush i dedikuar, mundësisht i paguar për punën që do bëjë. Sepse kjo 66 vjeçare ka nevojë të kryejë nevojat personale, të ndërrohet, të lahet e të pastrohet, gjëra që asnjërën nuk mund t’i bëjë vetë.
Përjashtim bëjnë vetëm miqtë e vjetër që nuk harrojnë ta vizitojnë herë pas here, duke i sjellë gjërat për të cilat mund të ketë nevojë.
Pas aksidentit që i shkaktoi kufizim të aftësive për të lëvizur, Adelina u interesua për Kemp, por përgjigja ishte befasuese për të pasi sipas instancave kjo zonjë nuk e përfiton këtë ndihmë ekonomike.
Por pas ca kohësh, vlerësimi ishte krejt i ndryshëm nga i pari, teksa u pajis me një Kemp per vetëm 6 muaj. Dita për këtë zonjë e cila nuk I ka humbur shpresat tek jeta dhe e ardhmja nis me kafe turke dhe cigare. Edhe pse ora shënonte 11 e paradites, dhe deri në këtë orë duhet të kishte konsumuar kafen e dytë, Adelina na priti që kafen t’ia shërbejmë ne. Kjo zonjë, në kushte të vështira bën apel për ndihmë dhe I lutet shqiptarëve ta ndihmojnë me aq sa mundet.
trendelina ne shkoder emisioni piranjat
Aktualitet
7 Mars 2025, 22:33
N.F
Robert Çina
TIRANË- Universiteti i Sporteve është i organizuar në tre fakultete: ai i Shkencave të Lëvizjes, i Ve...
Aktualitet
7 Mars 2025, 15:20
r.ll
zjarri
TIRANË- Një zjarr është raportuar ditën e sotme në një nga sallat e Universitetit Bujqësor të Tiran&eu...
Aktualitet
7 Mars 2025, 22:07
N.F
Foto
TIRANË- Në Tetor të vitit të shkuar Piranjat sollën rastin e një nja vajze të re, e cila në mënyr&eu...
Aktualitet
7 Mars 2025, 21:49
N.F
Kastrioti dhe Jonida
TIRANË- Ajo që duhet të niste si një histori dashurie dhe të mbaronte me një fund të lumtur si n&eu...
Aktualitet
7 Mars 2025, 21:38
N.F
Elbasan
ELBASAN- Edmond Niçe nuk lejon as vëllain të hyjë në shtëpinë e ndërtuar prej të gjithëve, por ...
Aktualitet
7 Mars 2025, 21:36
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
VLORË- Grupi i xhirimit i emisionit “Piranjat” është përballur me dhunë, ofendime e k&...
Aktualitet
7 Mars 2025, 21:28
N.F
Foto
ELBASAN- Emisioni “Stop” ndodhet në Elbasan, për problemin e krijuar për shkak të një ndërtese 4 katësh...
Aktualitet
7 Mars 2025, 21:20
N.F
Foto
TROPOJË- Sot në 7 mars, dy fëmijë nuk shkojnë në shkollë për shkak të një konflikti të pazgjidh...
Aktualitet
7 Mars 2025, 21:09
N.F
Foto
TIRANË- Një javë më parë, Piranjat transmetuan skandalin e 35 pesticideve të ndaluara, të pranishme në Shqip&e...
Aktualitet
7 Mars 2025, 21:03
r.ll
KQZ
TIRANË- Në Shqipëri, pas përfundimit të shqyrtimit të të gjitha kërkesave, numri i votuesve nga jashtë q&e...