Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pasojat që ato shfaqin në organizmin tonë janë fatale, por përtej këtij alarmi, insititucionet zgjodhën të heshtin.
TIRANË- Një javë më parë, Piranjat transmetuan skandalin e 35 pesticideve të ndaluara, të pranishme në Shqipëri. Pasojat që ato shfaqin në organizmin tonë janë fatale, por përtej këtij alarmi, insititucionet zgjodhën të heshtin.
“Në gjithë botën universistetet bashkëpunojnë me bizneset. Janë ato që u japin fermerëe këshilla. Sa fermerë marrin këshilla nga Universiteti Bujqësor i Tiranës? Zero. Sepse UBT e ka mendjen të vjedhë lekët e popullit. Ça bëri UBT me këtë rastin e 35 pesticideve, që janë në Shqipëri? S’beri asgjë,” u shpreh Enriko Ceko, ekspert i sigurisë ushqimore.
A ka një protokoll për kontrollin e produkteve me kimikate të ndaluara?
“Çështja është te gjithë institucionet e sistemit të bujqësisë dhe ushqimit, ku Ministria është në krye. Në momentin që ti shkon dhe i thua laboratorit më jep listën e kimikateve që ke gjetur, ai thotë ik o shoku se s’të njoh. Pse? Sepse laboratori s’ka marrëdhënie me shtetin. Në momentin që të jap një licensë si laborator, aty pastaj firmoset një gjë e vogël, që ka detyrime.
Në momentin që ti cakton në detyre një person që nuk është i fushës, edhe sikur ta çojnë në SPAK, do thotë s’dija gjë. Cila është llogaria që kjo ministre do t’i kërkojë drejtorit. të Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë. Çfarë do i kërkojnë këta drejtorit të AKU-së? Ku ata s’dinë fushën,” shtoi ai.
Ndërkohë, duke vlerësuar situatën e rrezikshme me të cilën përballet çdo qytetar që blen dhe konsumon produktet me pesticidet e ndaluara, Piranjat i dërguan prokurorisë së Tiranës një informacion të detajuar me të gjitha faktet që publikuan një javë më parë. Por përgjigja ishte vërtetë zhgënjyese.
“Nuk na rezulton që deri në këto momente në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, të ketë materiale kallëzuese në lidhje me çështjen e pesticideve të ndaluara në produkte ushqimore në Shqipëri. Ju ftojmë të depozitoni kallzim penal,” thuhet në përgjigjen e kësaj prokurorie.
Pra, thënë shkurt e qartë, edhe kur kanë në duar provat e një krimi, prokurorët nuk kanë kohë për të hapur një hetim kryesisht, por mjaftohen me fjalinë, depozitoni kallzim, edhe pse sipas kodit të procedurës penale thuhet se prokuroria merr dijeni për veprën penale edhe me iniciativën e vet, edhe me njoftim të bërë nga të tjerët. Njoftim që u bë në mënyrë të detajuar nga emisioni nëpërmjet emailit…gjq që nuk u pranua.
E ndërsa flasim, qindra tonelata fruta, perime dhe nënprodukte të tyre, të kontaminuara me toksinat e rrezikshme të pesticideve, vijojnë të hidhen në tregun vendas, pa më të voglin kontroll dhe pa më të voglën ndërgjegje të autorëve dhe sehirxhinjve që kanë mbyllur të dy sytë përballë këtij skandali me përmasa vrastare. Në këto kushte, a duhet ta bëjë gjumin e qetë zonja ministre e Bujqësisë?
KQZ TIRANË- Në Shqipëri, pas përfundimit të shqyrtimit të të gjitha kërkesave, numri i votuesve nga jashtë q&e...
Shqiptari AUSTRI- Një shqiptar është arrestuar me 8 vjet burg pasi u fut në një komisariat në Linzit i armatosur me qëll...
Aksidenti PRISHTINË- Një aksident i gjashtëfishtë është regjistruar në aksin Prishtinë-Pejë. Mësohet se a...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në Tiranë në afërsi të Ca...
pamje nga vendngjarja KUKËS- Banorët e pesë fshatrave të njësive administrative Kolsh, Surroj dhe Arrën kanë zhvilluar d...
Protesta SARANDË- Taksistët në Sarandë kanë dalë ditën e sotme në protestë para bashkisë. Taksistët ...
foto ilustruese TIRANË- "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" ka mirëpritur vendimin e KLGJ për miratimin e platform&eum...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, për shpërndarje të lëndëve narkotike n&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Në një banesë njëdhomëshe në Prishtinë, ka disa muaj që Jehona jeton me qira. Ajo mban...
foto ilustruese ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik kokaine. Prej kohësh efektiv&...