LIVE UPDATES
Aktualitet

Inati i mësueses me prindërit lë pa shkollë binjakët e klasës së parë në Tropojë

Arsyeja është se mësuesja e tyre Andriana Hykaj nuk pranon të takojë prindërit. Pëllumbi tregon se me të njëjtën mësuese ka qenë edhe djali tij më i madh deri në klasë të pestë.

7 Mars 2025, 21:20 Nga N.F
Inati i mësueses me prindërit lë pa shkollë binjakët e
Foto

TROPOJË- Sot në 7 mars, dy fëmijë nuk shkojnë në shkollë për shkak të një konflikti të pazgjidhur mes mësueses së klasës së parë dhe prindërve të fëmijëve binjakë. Pëllumb Baçi, nga fshati Papaj i Tropojës ankohet në Fiks Fare se dy fëmijët e tij binjakë, përkatësisht në klasën e parë, nuk po shkojnë në shkollë.

Arsyeja është se mësuesja e tyre Andriana Hykaj nuk pranon të takojë prindërit. Pëllumbi tregon se me të njëjtën mësuese ka qenë edhe djali tij më i madh deri në klasë të pestë. Dhe këtu ka nisur dhe konflikti midis dy palëve, pasi në fund të klasës së 5-të mësuesja vendosi të bënte një ekskursion me klasën.

Si mjet transporti gjeti mjetin furgon të një zotërie i cili ka konflikt me Pëllumbin. Si rrjedhojë Pëllumbi vendosi që mos ta dërgonte djalin në këtë ekskursion me zotërinë që kishte konflikte, pasi nuk kishin besim. Mësuesja asaj kohe nuk gjeti transport tjetër dhe anuloi ekskursionin. Kjo ka sjell pakënaqësi nga ana e saj dhe ka vendosur që mos të ketë me Pëllumbin komunikim edhe pse në klasë do kishte dy binjakët e tij.

“Mësuesja nuk pranon komunikim me mua, po unë ku t’i çoj fëmijët, si t’i lë?” shprehet ai.

Pëllumbi vuri në dispozicion të Fiksit edhe mesazhe midis gruas së Pëllumbit dhe mësueses që të binin dakord, por që kjo e fundit nuk pranon. Gjithashtu edhe në një bisedë me drejtorin e shkollës ditën e parë të shkollës, drejtori i thotë Pëllumbit që fëmijët t’ia dorëzojë atij se mësuesja nuk do ketë kontakt me të.

Ndërkohë në lojë hyn dhe Specialisti i Policisë së Zonës ku i thotë Pëllumbit të mos shkeli më në shkollë.

“S’ka më cicë nënë siç i themi ne këtej nga Tropoja”, shprehet SPZ-ja. Edhe pse roli i tij është i paqartë, pasi për prindin nuk ka asnjë denoncim, asnjë ankesë.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën që dy binjakët duhet të kishin filluar klasën e parë. Fillimisht kërkojnë të takojnë drejtorin, por ky i thotë rojës që të njoftojë gazetarët që nuk është në shkollë. Pas një ore pritje drejtori del nga shkolla dhe në përballje me gazetarët thotë: “Kërkoni përgjigje zyrtare”.

Gazetarët pasi drejtori nuk u prononcua pritën edhe mësuesen e cila pasi mori vesh që Fiksi kishte shkuar në shkollë, u dërgon prindërve një mesazh ku i njofton se fëmijët do të vonohen në mësim, sepse kishin një kontroll.

Gjithsesi gazetarët e pritën mësuesen Hykaj. As ajo nuk donte të prononcohet, por përgjatë rrugës së kryer së bashku me gazetarët ajo pranon se nuk do asnjë komunikim me Pëllumbin. Madje ajo shprehet se prindi e ka kërcënuar. Pyetjes së Fiksit se pse nuk ka bërë denoncim , mësuese Andriana i përgjigjet se nuk ka dashur të bëjë denoncim. Gjithashtu ajo pranon se konflikti ka lindur nga ekskursioni me djalin tjetër.

Në fund u shprehet gazetarëve që të vijë e ëma e binjakëve dhe të merren vesh grua me grua. Ndërkohë që Pëllumbi është nga një fshat tjetër dhe i çon çdo mëngjes fëmijët me makinë, mësuesja e di këtë por thotë: “Jo atë nuk e pranoj as të më takoj, as të komunikoj”.

Ndërkohë që jemi në prag të mbylljes së semestrit të dytë të vitit shkollorë dhe ata që penalizohen më shumë janë dy fëmijë të pafajshëm që deri më sot nuk kanë bërë asnjë ditë shkollë edhe pse arsimi bazë është i detyrueshëm me ligj./ TCH

 

tropoje pa shkolle binjaket ne tropoje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës