20 Qershor 2026, 12:35
Nga G.M
Foto
TIRANË- Një 44-vjeçar është vendosur në prangat e policisë si i dyshuar për furnizimin me lëndë narkotike kokainë në disa zona të ndryshme në Tiranë. Është arritur finalizimi i operacionit policor i koduar “Bulevardi”, i cili ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike me peshë 1 kilogramë e 680 gramë.
Në fazat e operacionit tjetër të koduar “Zonat”, i zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor është bërë sekuestrimi i rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë. Gjatë vijueshmërisë së kontrolleve intensive dhe operacioneve policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, ekspertët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arritën të siguronin informacione për persona të dyshuar se do të shpërndanin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në zonën e Bulevardit te Ri dhe në zonën e Urës së Paskuqanit.
Operacioni policor i koduar “Bulevardi” mundësoi arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale S.K 44-vjeç, banues në Vlorë. U bë sekuestrimi i 2 paketimeve me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë me peshë rreth 1 kilogramë e 680 gramë.
Dyshohet se nga veprimtaritë e ndërmarra shtetasi S.K furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike me qëllim shpërndarjen e saj në doza. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdojnë ende punët për idëntifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë vëprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Dosja.al
tirane sekuestrimi i lendeve narkotike
Aktualitet
20 Qershor 2026, 12:14
G.M
Foto ilustruese
VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Levan-Vlor&e...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 10:04
E.d
Foto ilustruse
Në Shqipërinë e sotme, familja nuk fillon më me një dasmë apo me një bebe. Fillon me një kalkulim. D...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 09:48
Elton Qyno
Foto ilustruse
Për incidentin e ndodhur në ambientet e GJKKO-së, referimi i çështjes Drejtorit të Institucionit të Bur...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 08:42
E.d
Pamje
TIRANË- Protesta e qytetarëve shqiptarë përveç se ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtar...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 08:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Protesta e 21-të pritet të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, ku qindra mijëra qytetarë vij...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 07:22
e,d
Foto ilustruse
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në kat&...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell King arrijnë në konkluzionin se për të ...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të AirDNA për 12 m...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Vendi sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 22:46
E. D
pamjet
TIRANË- Një karvan makinash me flamuj kuqezi po udhëton drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës s...