LIVE UPDATES
Aktualitet

Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.

7 Qershor 2025, 07:08 Nga M.B
Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të qarkullimit anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1 ballë. 

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 32 °C,

në vendet e ulëta: 16 / 35 °C,

në vendet malore: 14 / 31 °C.

moti

Sondazh

Poll