LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shqipëria të mësojë nga fqinjët!" Resuli: Maqedonia e Veriut ka nisur një politikë të guximshme për rigjallërimin e fshatit

Resuli shkruan se mbështetja mbulon deri në 80% të shpenzimeve për ndërtim apo rindërtim banesash, blerje makinerie bujqësore, tokë apo bagëti.

6 Qershor 2025, 21:35 Nga M.B
"Shqipëria të mësojë nga fqinjët!" Resuli:
Ervin Resuli

TIRANA- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" thotë se në Maqedoninë e Veriut, qeveria ka nisur një politikë të guximshme për rigjallërimin e fshatit: çiftet e reja nën 40 vjeç që zhvendosen në zonat rurale për të jetuar dhe punuar në bujqësi, përfitojnë deri në 100 mijë euro grant. Resuli shkruan se mbështetja mbulon deri në 80% të shpenzimeve për ndërtim apo rindërtim banesash, blerje makinerie bujqësore, tokë apo bagëti.

Ai shton se nëse nuk e përmbushin angazhimin për të qëndruar 10 vite në fshat, grantin e kthejnë. Sipas tij, politika është e qartë, e drejtpërdrejtë dhe me përgjegjësi. Gjithashtu Resuli shkrian se kjo nismë shoqërohet edhe me grante të tjera, si 20 mijë euro për të rinjtë që nisin aktivitete bujqësore ose pyjore, përfshirë edhe anëtarët aktivë femra të familjeve bujqësore. Shteti mbështet zhvillimin e mikrondërmarrjeve dhe inovacionin rural. Ai thekson se në fokus janë të rinjtë, gratë dhe krijimi i ekonomive të qëndrueshme lokale. 

Nga ana tjetër, Presidenti i Urdhrit Veterinar shkruan se në Shqipëri, situata është krejtësisht ndryshe. Sipas tij, nuk ka asnjë grant për të rinjtë që duan të kthehen në fshat. Ai shton se subvencionet janë simbolike, shpesh burokratike dhe të vështira për t’u përfituar. Resuli thotë se nafta për bujqësinë tatohet njësoj si për makinat luksoze, nuk ka një skemë të mirëfilltë për naftën pa akcizë. Sipas tij, fermerët e vegjël dhe blegtorët paguajnë energjinë elektrike në stalla si të ishin biznese të mëdha – tarifat janë të larta dhe të papërballueshme.

"Ndaj, është koha që Shqipëria të mësojë nga fqinjët dhe të veprojë: të krijojë një skemë reale me grante për të rinjtë që duan të kthehen në fshat, të heqë akcizën për naftën bujqësore, të ulë tarifat e energjisë për stalla dhe ferma, të ndërtojë një strategji të vërtetë për rigjallërimin e zonave rurale dhe për t’u dhënë arsye të rinjve të qëndrojnë, jo të ikin", shkruan ai.

POSTIMI:

Në Maqedoninë e Veriut, qeveria ka nisur një politikë të guximshme për rigjallërimin e fshatit: çiftet e reja nën 40 vjeç që zhvendosen në zonat rurale për të jetuar dhe punuar në bujqësi, përfitojnë deri në 100 mijë euro grant. Mbështetja mbulon deri në 80% të shpenzimeve për ndërtim apo rindërtim banesash, blerje makinerie bujqësore, tokë apo bagëti. Nëse nuk e përmbushin angazhimin për të qëndruar 10 vite në fshat, grantin e kthejnë. Politika është e qartë, e drejtpërdrejtë dhe me përgjegjësi.

Kjo nismë shoqërohet edhe me grante të tjera, si 20 mijë euro për të rinjtë që nisin aktivitete bujqësore ose pyjore, përfshirë edhe anëtarët aktivë femra të familjeve bujqësore. Shteti mbështet zhvillimin e mikrondërmarrjeve dhe inovacionin rural. Në fokus janë të rinjtë, gratë dhe krijimi i ekonomive të qëndrueshme lokale. Kjo është një politikë e ndërtuar mbi nevojën për ta mbajtur fshatin gjallë dhe për ta bërë tërheqës për brezat e rinj.

Ndërkohë në Shqipëri, situata është krejtësisht ndryshe. Nuk ka asnjë grant për të rinjtë që duan të kthehen në fshat. Subvencionet janë simbolike, shpesh burokratike dhe të vështira për t’u përfituar. Nafta për bujqësinë tatohet njësoj si për makinat luksoze – nuk ka një skemë të mirëfilltë për naftën pa akcizë. Fermerët e vegjël dhe blegtorët paguajnë energjinë elektrike në stalla si të ishin biznese të mëdha – tarifat janë të larta dhe të papërballueshme.

Shqipëria nuk ka asnjë strategji për kthimin e të rinjve në fshat. Politikat ekzistuese nuk i ofrojnë atyre siguri, as mbështetje, dhe asnjë vizion për të ndërtuar të ardhmen në zonat rurale. Ajo çfarë u ofrohet janë vetëm kredi, dhe ato me kushte të vështira, jo ndihmë direkte. Fshati shqiptar është lënë në mëshirë të fatit – i zbrazur, i papërshtatshëm për jetesë, pa shërbime dhe pa mbështetje reale nga shteti.

Nëse krahasojmë dy qasje kaq të afërta gjeografikisht, por kaq të largëta në vizion, kuptojmë se Maqedonia e Veriut po e trajton fshatin si një mundësi kombëtare për zhvillim dhe rigjenerim shoqëror. Shqipëria, në të kundërt, po e trajton fshatin si një barrë që nuk ia vlen të investohet.

Ndaj, është koha që Shqipëria të mësojë nga fqinjët dhe të veprojë:
Të krijojë një skemë reale me grante për të rinjtë që duan të kthehen në fshat.
Të heqë akcizën për naftën bujqësore.
Të ulë tarifat e energjisë për stalla dhe ferma.
Të ndërtojë një strategji të vërtetë për rigjallërimin e zonave rurale dhe për t’u dhënë arsye të rinjve të qëndrojnë, jo të ikin.
Sepse nëse sot nuk kemi guxim të sfidojmë as fqinjët tanë, si do të arrijmë të sfidojmë Europën në vitin 2030?

ervin resuli

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit