LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

Pavarësisht se KQZ-ja i dërgoi shkresa se puna e këshilltares Edlira Gjidede, edukatore në një kopësht shtetëror në Sarandë, nuk kishte papajtueshmëri në kandidim dhe zgjedhje, sërish ky Këshill, 1 vit e gjysmë pas emërimit, e shkarkoi për “konflikt interesi”.

6 Qershor 2025, 21:30 Nga M.B
Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në,
Foto nga emisioni

SARANDA- Fiks Fare denoncoi disa veprime dhe vendime të Këshillit Bashkiak të Sarandës, i cili ka “injoruar” Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e një këshilltareje. Pavarësisht se KQZ-ja i dërgoi shkresa se puna e këshilltares Edlira Gjidede, edukatore në një kopësht shtetëror në Sarandë, nuk kishte papajtueshmëri në kandidim dhe zgjedhje, sërish ky Këshill, 1 vit e gjysmë pas emërimit, e shkarkoi për “konflikt interesi”.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua ish-këshilltarja Edlira Gjidede, e cila tha se është zgjedhur këshilltare në Këshillin Bashkiak Sarandë në vitin 2023, në zgjedhjet lokale për PDIU. Sipas saj, në mbledhjen e datë 18 mars 2025 është marrë vendimi për shkarkimin te saj, me argumentin se pozicioni si punonjëse në sektorin e arsimit, i cili varet nga administrimi i bashkisë, krijon një situatë papajtueshmërie me mandatin e këshilltares.

“Ky vendim është bazuar në interpretimin e Komisionit të Mandateve dhe ka marrë mbështetjen e Kryetarit të Këshillit. Institucionet kompetente për të interpretuar ligjin, kanë nisur përgjigje zyrtare si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), duke sqaruar që nuk ka papajtueshmëri dhe as konflikt interesi” thotë Edlira.

Sipas saj, punonjësit arsimorë dhe ata akademikë nuk kanë pengesa ligjore për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në organet vendore. Punonjësit arsimor nuk janë nëpunës bashkiak, kanë status tjetër të rregulluar me VKM dhe ligj. “Pavarësisht këtij interpretimi me shkresa zyrtare, Këshilli Bashkiak ka vendosur të shkel ligjin dhe të injoroj këto institucione dhe ka miratuar shkarkimin tim. Këtë vendim e kam denoncuar edhe në Prokurorinë e Sarandës” thotë Edlira.

Edlira ka dokumente nga KQZ dhe ILDKPI se posti i punës së saj si edukatore s’ka konflikt! Dhe, pas intervistës dhe dokumenteve, gazetarët e Fiksit shkojnë në Këshillin Bashkiak për të pyetur kryetarin Asaf Strofa. Vetë Asafi thotë dhe lexon një dokument nga KQZ-ja me të tillë përmbajtje, pra posti i punës s’ka konflikt. Më tej pohon se ka edhe një shkresë të Prefektit që thotë se ka konflikt!

Fiksi e pyet se në Këshill është edhe një mësuese. Ai shton se duhet ta verifikojë mandatin komisioni i mandateve dhe më pas t’u drejtohen organeve të tjera. Shton se për rastin e Edlirës ka konflikt se është edukatore. Fiksi e pyeti disa herë se përse ka dy standarde dhe përse vepron vetëm për një rast. Ai citon rregulloren e Këshillit dhe thotë se nuk vendos Kryetari i Këshillit, por ka komisione dhe prefekti që deklaron diçka të tillë./ Top Channel

saranda

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit