LIVE UPDATES
Aktualitet

Spitali Memorial me “5 yje” në Fier, por pacientët nuk bëjnë dot rezonancën e kokës. Nuk ka kontrast!

Pacienti është i detyruar ta blejë vetë nëse dëshiron të marrë këtë shërbim. Por, problemi qëndron se kontrasti është vetëm për përdorim spitalor dhe nuk mund të blihet në asnjë farmaci.

15 Shtator 2022, 21:42 Nga k.m.
Spitali Memorial me “5 yje” në Fier, por pacientët
Foto ilustruese

Një nga investimet më të fundit në Shqipëri ka qenë Spitali Memorial i Fierit. Godina, disa pajisje dhe një pjesë e stafit janë “dhuratë” nga qeveria turke. Spitali u konsiderua me “5 yje”, ndërsa do t’i vinte në ndihmë disa qyteteve në Jug të Shqipërisë. Por, i inauguruar me shpejtësi para zgjedhjeve parlamentare të prillit të vitit 2021, në këtë spital kanë filluar edhe problemet e para. Përpos ankesave për trajtimin të ndryshëm financiar të personelit turk dhe shqiptar, disa pajisje nuk po funksionojnë, duke sorollatur pacientët.

Ne redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një denoncim se në këtë spital mungon kontrasti për të bërë rezonancën e kokës (MRI ). Pacienti është i detyruar ta blejë vetë nëse dëshiron të marrë këtë shërbim. Por, problemi qëndron se kontrasti është vetëm për përdorim spitalor dhe nuk mund të blihet në asnjë farmaci.

Në ankesën që u dërgua drejt redaksisë së Fiksit shkruhej “Në spitalin Memorial të Fierit nuk bën dot EZHE, pasi s’ka kontrast për EZHE. Doja të bëja një EZHE koke, por mjekët më thonë shko blejë vetë kontrastin. Unë nuk kam para të blejë dhe rrezikoj jetën. Nuk kam para as për në privat, si mundet pacienti të blejë kontrastin për aparaturën e EZHE-së vetë?! ”

Pas kësaj ankese, gazetarët e emisionit Fiks Fare udhëtuan drejt qytetit të Fierit, dhe u interesuan te personeli i Spitalit Memorial të Fierit, në Pavijonin e Radiologjisë.  Infermieri pohon se për të bërë rezonancën me kontrast duhet ta blesh vetë pasi spitali nuk ka. “U kemi thënë pacientëve ta sigurojnë vetë dhe të vijnë ta bëjnë. Janë njoftuar me e-mail spitalet që nuk ka kontrast” shprehet ai  Pyetjes së Fiksit se ku mund ta blejnë apo sigurojnë pacientët e interesuar, infermieri ngre supet.

Pasi konfirmuan se spitali me ‘5 yje’ nuk disponon kontrast që duhet për bërjen e rezonancës, pyetja tjetër që u shtrua nga gazetarët e Fiksit ishte se ku mund ta sigurojnë pacientët  këtë lëndë me përdorim spitalor.

Fiksi pyeti në disa farmaci në qytetin e Fierit, nëse shisnin apo jo kontrastin për rezonancë të sugjeruar nga ky spital. Në të gjitha farmacitë ku Fiksi u interesua askush nuk e ka në shitje këtë lëndë. Por të gjitha e dinin se cila farmaci e dispononte atë. Farmacistët i sugjeruan gazetares së Fiks Fare se vetëm një farmaci e ka këtë kontrast dhe e shet “nën dorë”.

Fiksi i drejtohet  farmacisë që i sugjeruan farmacitë e tjera, Farmaci Teuta. Ajo ndodhet afer spitalit dhe e disponon lëndën e kontrastit për përdorim spitalor.  Gzetarët kërkojnë ta blejnë dhe farmacistja i kërkon që fillimisht të bëjnë prenotimin për rezonancë e më pas të shkojnë ta marrin. Kjo pasi lënda e kontrastit ka kushte specifike të ruajtjes. Lënda e kontrastit ishte gjendje në këtë farmaci pa problem kundrejt pagesës prej 6000 lekësh të reja.

Pra edhe pse një investim kolosal, Spitali Memorial i Fierit nuk kishte lënëden bazë për rezonancën. Atë mund ta blije në të zezë në farmacinë afër me të. Për pacientët që nuk mnd ta përballojnë shifrën prej 6000 lekësh të rinj, zgjidhja e vetme është mosbërja e rezonancës, duke rrezikuar edhe vijimin e kurimit të tij.

Fiksi – Më thanë që këtu mund ta gjej po arrita ta gjej.

Farmacistja – Po e gjejmë. Të parin. Për rezonancë?

Farmacistja – Kur e ke ta bësh?

Fiksi – Nuk ma kanë prenotuar akoma pa gjetur kontrastin.

Farmacistja – Shko thuaj, po e gjej thuaj. Claristan ëëë?

Farmacistja – 6000 mijë lekë. 6000 ( gjashtëdhjetë)

Fiksi – Duhet ta porosis edhe të vij ta marr apo ….

Farmacistja – Fol me ata të të lejnë datën se ruhet në kushte specifike, nuk mund ta lëvizësh. E kupton? Që ta marrësh , të vish prap, ta çosh prap nuk funksionon.

Farmacistja – Se të duhet të blesh tjetër pastaj. Ne e kemi në çdo moment. Shko lej një datë për skanerin, më fal për rezonancën edhe hajde ta marrësh kur të duash ti./TopChannel

fier spitali i fierit

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale