E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Një studim i prezantuar të enjten në Tiranë tregon se duhanpirja nis përgjithësisht në moshë të mitur në Shqipëri dhe ndikohet prej konsumit shoqëror dhe familjar, por edhe prej politikave të kontrollit të duhanit.
Një studim i kryer nga qendra “Bashkëpunëtorët e Zgjidhjeve për Zhvillim”, DSA, në bashkëpunim me Universitetin e Illinois në Çikago tregon se konsumi i duhanit në Shqipëri është një trend në rritje, veçanërisht shqetësues te moshat e reja.
“Mbi 42% e meshkujve dhe 7% e femrave konsumojnë produkte duhani, një normë shumë më e lartë se mesatarja globale,” thuhet në studim.
Pirja e duhanit në Shqipëri është e lartë tek të rinjtë, ku më shumë se gjysma e meshkujve nga 25 deri 34 vjeç pinë cigare rregullisht dhe për më tepër, shumica e duhanpirësve e kanë filluar atë përpara moshës 18 vjeç. Studimi i kryer me mbështetjen e “Bloomberg Philanthropies” u prezantua në një tryezë të rrumbullakët të quajtur “Nisja e duhanpirjes tek të miturit: Pse familja, shoqëria dhe politikat e qeverisë kanë rëndësi”.
Ky studim u bazua në të dhënat e siguruara nga anketa botërore e duhanpirjes tek të rinjtë, e cila është zbatuar në vendin tonë gjatë viteve 2004, 2009, 2015 dhe 2020. Sipas rezultateve të studimit, gjysma e duhanpirësve kanë nisur të pinë duhan para moshës 13 vjeçare dhe 90% e tyre para moshës 15 vjeçare.
Disa nga faktorët që ndikojnë në nisjen e hershme të konsumit të duhanit janë të tilla si pirja e duhanit nga bashkëmoshatarët, konsumi i duhanit nga familjarët si edhe mungesa e politikave të kontrollit.
“Të miturit që janë të ekspozuar ndaj pirjes së duhanit nga bashkëmoshatarët e tyre kanë 90% më shumë gjasa të nisin duhanpirjen,” thuhet në studim.
“Të paturit e një prindi që pi duhan, rrit mundësinë e nisjes së duhanpirjes tek të miturit me 23%, ndërkohë që nëse të dy prindërit pinë duhan, gjasat rriten me 40%,”-shton më tej studimi.
Prej analizës duket se ekzistojnë edhe disa faktorë që ndikojnë në uljen e duhanpirjes, të tilla si çmimi i lartë, taksimi dhe kontrolli prej autoriteteve.
“Rritja e çmimit me 10% redukton gjasat e nisjes së duhanpirjes me 5%. Pra rritja e taksimit, duke u reflektuar në rritje të çmimit të cigareve, kontribuon në uljen e niveleve të konsumit të duhanit,”- sugjerojnë gjetjet e studimit./BIRN
Foto ilustruese TIRANË- Sistemi i gjobave në policinë e shtetit që prej të shtunës ka dalë jashtë funs...
Foto ilustruese Shqipëria anëtare e NATO-s dënoi menjëherë pushtimin e Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt dhe po ashtu qeve...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident masiv është shënuar këtë pasdite në rrugën e Rinasit. Sipas info...
Foto Ilustruese TIRANË- Dy sistemet më të rëndësishme të policisë “ADAMS” dhe “MEMEX”, ku mbahen...
Hidrocentrali i Fierzës TIRANË- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se ka ndërprerë prodhimin e energjis&eum...
Tina Pajollari dhe Valter Mollaj TIRANË- Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çobanin e tyre Bledi Angjo janë ...
Porti i Durrësit DURRËS- Porti i Durrësit është përgjigjur kërkesës mbi operacionin e koduar “Ring” ku ...
Pamje nga vendngjarja VLORË- Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Nartë të Vlorës, ku 6 persona kanw mbetur...
Foto ilustruese VLORË- Një zjarr me përmasa të madha është duke u përhapur në zonën e fshatit Dukat, t&eu...
89 qytetarë janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 720 testime të kryera. Ministria e Shëndetësis&e...