"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim...
7 Korrik...
Aktualitet
"Sot është dita e së vërtetës", Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Do zbërthej të gjitha manipulimet (VIDEO)
Para ambienteve të GJKKO, Kryemadhi foli shkurtimisht për gazetarët, ku tha se sot do të flasë për manipulimet e bëra në video-mesazhe.
9 Korrik 2026, 10:21Nga E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të entje në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore, ku po shqyrtohet çështja ndaj saj dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Para ambienteve të GJKKO, Kryemadhi foli shkurtimisht për gazetarët, ku tha se sot do të flasë për manipulimet e bëra në video-mesazhe.
“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do të zbërthej të gjitha manipulimet që janë bërë në video-mesazhe. Do t’iu njoftojmë sapo të fillojë procesi. Ju ftoj të jeni atje”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al