9 Korrik 2026, 07:20
Nga E. D

TIRANË- Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, pikërisht në periudhën kur prodhimi vendas dhe oferta sezonale pritet të jenë më të larta.
Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT mbi inflacionin, grupi “Perime, zarzavate dhe bishtajore” u shtrenjtua me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është pothuajse trefish më e lartë se inflacioni mesatar i ushqimeve, i cili rezultoi 3%.
Ecuria e çmimeve të perimeve duket paradoksale, pasi qershori përkon me kulmin e prodhimit të një pjese të madhe të kulturave bujqësore. Në kushte normale, shtimi i ofertës gjatë sezonit do të duhej të ushtronte presion në uljen e çmimeve, por në tregjet e pakicës ka ndodhur e kundërta.
Shtrenjtimi mund të lidhet me kostot e prodhimit, edhe me rritjen e kërkesës gjatë sezonit turistik. Rritjen më të lartë mes produkteve ushqimore e shënuan peshku dhe produktet e tjera të detit, me 9%. Pas tyre renditen perimet me 8.5%.
Çmimet e mishit u rritën me 4.2%, ndërsa qumështi, produktet e tjera të bulmetit dhe vezët u shtrenjtuan me 2.4%.
Sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë u shtrenjtuan me 2.5%, ndërsa vajrat dhe yndyrat me 1.7%. Rritje më të moderuar pati te drithërat dhe produktet me bazë drithërash, me vetëm 0.9%.
Në kahun e kundërt, frutat e freskëta dhe të thata ishin i vetmi grup që shënoi ulje të çmimeve, me 2.8% në raport me një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se presionet mbi buxhetet familjare vijojnë të vijnë kryesisht nga produktet bazë të konsumit, me perimet që, pavarësisht sezonit të bollshëm bujqësor, po shënojnë një nga rritjet më të larta të çmimeve.
Në muajt e verës shtohet konsumi nga hotelet, restorantet dhe njësitë e shërbimit, veçanërisht në zonat bregdetare, duke ushtruar presion mbi ofertën dhe çmimet në tregun vendas. Në të njëjtën kohë, një pjesë e prodhimit bujqësor po orientohet drejt eksporteve, kur tregjet e huaja ofrojnë çmime më të favorshme, duke kufizuar sasitë që mbeten për konsumatorët vendas.
Për më tepër, grupi statistikor përfshin jo vetëm perimet tipike të sezonit, por edhe zarzavate, bishtajore dhe produkte të importuara, të cilat nuk ndjekin të njëjtën ecuri sezonale me prodhimin vendas.
Shtrenjtimi i perimeve po vjen si një ndërthurje e faktorëve që nisin me kufizimin e prodhimit bujqësor, kërkesës së lartë nga turizmit, rritjes së eksporteve dhe rritjes së kostove të prodhimit dhe transportit./MONITOR
instat
Aktualitet
9 Korrik 2026, 07:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti p...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:48
D.S
TIRANË- Polemikat rreth koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë vijojnë të shtohen, mes akuzave të opozit&e...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:30
E.d
Pamje
TIRANË- Protesta e 39-të e qytetarëve është mbyllur për ditën e sotme. Fillimisht ata u mblodhën në shes...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:10
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin e tyre madhështor, ndërsa revolta ka kaluar edhe para selisë së Partis&eum...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:00
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik, ndërsa janë ulur para Parlamentit dhe kanë thirrur njëz&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:02
D.S
Kanye West
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrojti vendimin për të mbështetur financiar...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 21:55
E.d
Pamje
TIRANË- Një protestuese nga Franca i është bashkuar protestës së 39-të të qytetarëve. Gjatë fjal&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 21:30
E.d
Pamje
ANGLI- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me prot...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 21:22
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Ka përfunduar protesta para Kryeministrisë me fjalime nga protestuesit. Mes thirrjeve në kor, qytetarë...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 21:19
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters i ka kushtuar vëmendje vendimit të qeverisë shqiptare për t...