9 Korrik 2026, 07:28
Nga DOSJA
foto ilustruese
TIRANË- Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Qershor 2026 ishte 3,2 për qind, nga 2,4 për qind në Qershor 2025, raportoi INSTAT. Ky është niveli më i lartë që nga janari 2024. Ndikimin kryesor në këtë tendencë e kanë dhënë çmimet e ushqimeve, të qirasë dhe të transportit.
Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,02 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,96 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Transporti” me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me + 0,19 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me -0,03 pikë përqindje.
Inflacioni e ka kaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, që është instrumenti i bankës për të kontrolluar inflacionin, në nivelin 2.5%.
Guvernatori, Gent Sejko në mbledhjen e fundit, tha se parashikimet e skenarit bazë sugjerojnë se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore do të shkaktojë një rritje të lehtë dhe të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026, si dhe një ngadalësim margjinal të ritmit të rritjes ekonomike në vend. Bazuar në këto premisa, efektet e goditjes pritet të jenë kalimtare edhe të mos lenë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit.
Sipas INSTAT, Krahasuar me muajin Qershor 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,1%, pasuar nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 5,1%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,8%, Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 3,3%, “Transporti” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,2% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,9%./MONITOR
inflacioni
Aktualitet
9 Korrik 2026, 07:25
E. D
foto ilustruese
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në trajnim po tkurrin forcën e punës së Shqipë...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 07:20
E. D
TIRANË- Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, pikërisht në periudhën kur prodhimi vend...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 07:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti p...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:48
D.S
TIRANË- Polemikat rreth koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë vijojnë të shtohen, mes akuzave të opozit&e...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:30
E.d
Pamje
TIRANË- Protesta e 39-të e qytetarëve është mbyllur për ditën e sotme. Fillimisht ata u mblodhën në shes...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:10
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin e tyre madhështor, ndërsa revolta ka kaluar edhe para selisë së Partis&eum...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:00
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik, ndërsa janë ulur para Parlamentit dhe kanë thirrur njëz&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 22:02
D.S
Kanye West
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrojti vendimin për të mbështetur financiar...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 21:55
E.d
Pamje
TIRANË- Një protestuese nga Franca i është bashkuar protestës së 39-të të qytetarëve. Gjatë fjal&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 21:30
E.d
Pamje
ANGLI- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me prot...