LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e kyeministrit Rama

• Protesta kundër qeverisë Rama ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Grumbullimi nisi në orën 19:00 në sheshin "Skëndërbej" e më pas qytetarët iu drejtuan Kryeministrisë për të vijuar me fjalimet. • Sot qytetarët kanë zgjedhur t'i përgjigjen me humor pretendimeve të fundit të kryeministrit, i cili i ka cilësuar protestat si të ndikuara nga "sorrat dhe korbat". • Një qytetare ka deklaruar se kryeministri Rama e ka gjysmën e kabinetit qeveritar në burg, ajo u shpreh se etiketimet 'sorra' dhe 'korba', kryeministri Rama i ka për kabinetin e tij. • Referuar fondit prej 4 miliardësh, protestuesi dënoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si mospërfillëse ndaj varfërisë së qytetarëve shqiptarë dhe fodullëk. • Një protestuese ka deklaruar se në Tiranë po ndërtohen çdo ditë kulla, ndërsa qytetarët nuk blejnë dot një shtëpi. • Aktivisti Ilir Xhemalaj tha se fondi rezervë është krijuar për emergjencat e qytetarëve, jo për spektakël. •Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se nuk po protestojnë kundër muzikës, por për gjendjen ku ndodhet vendi.

12 artikuj për këtë temë.

12 MINUTA ME PARE

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit, ndërsa mua më kompensoi vetëm 60 qindarka për ilaçet

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë
Pamje

TIRANË- Një qytetar e cila vuan nga një sëmundje e rëndë ka prekur turmën në fjalimin e saj para Kryeministrisë. Ajo u shpreh se kryeministri Rama dha miliona euro koncertit, ndërsa asaj i kompensoi vetëm 60 qindarka për ilaçet e kancerit.

Qytetarja tha e revoltuar se ai nuk merion të quhet  kryeministër, por palaço. Në funs, ajo tha se ai duhet të jap dorëheqjen sa më shpejt, në mënyrë që populli dhe  Shqipëria të çlirohet.

“Këtij nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është palaço! Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert që nuk e kanë pranuar disa shtete, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit. Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp!

I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qindarka. E kuptoni çfarë leverdie më ka bërë mua ai njeri? Të thërrasë mendjes sa më shpejt e të japë dorëheqjen dhe të çlirojë këtë popull dhe Shqipërinë! Dorëheqje!” përfundoi ajo./Dosja.al

13 MINUTA ME PARE

'Kini kujdes, festivali është një kurth"/ Protestuesi: Nuk kemi një paracetamol në spital, harxhojmë 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për një festival

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë

 

“Kini pak kujdes me festivalin se është një kurth. Në kohën që ne nuk kemi një paracetamol në spital, harxhojmë 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për një festival. Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet. Le ta shijojnë atë festival patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë. Ne s’do biem viktimë e shprehjes ‘fshati digjet, vajza e mirë krihet’”, tha një tjetër protestues.

38 MINUTA ME PARE

Protesta 39-të/ Aktivisti Lika: Ramës i erdhi një urgjencë, Kanye West është një këngëtar anti-semit, e ka bojkotuar gjithë Europa

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë

TIRANË- Aktivisti dhe një prej organizatorëve të protestës, Edison Lika, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë koncertin e Kanye West në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në ditën e 39-të të tubimit para Kryeministrisë, Lika denoncoi vendimin e qeverisë për të akorduar 4 milionë euro për këtë event, duke e cilësuar si një shpenzim të pajustifikuar në një kohë kur këto fonde do të kishin shërbyer për qytetarët në nevojë.

Ai akuzoi qeverinë për standarde të dyfishta, pasi fton një artist të etiketuar ndërkombëtarisht si anti-semit, ndërkohë që nga ana tjetër ka shënjestruar protestuesit me akuza të ngjashme. 

“Në këto momente kur Shqipëria ka 39 ditë që është bllokuar nga protestat që kanë hyrë në shtëpinë e secilit prej nesh, duket se kryeministrit Edi Rama i kishte ardhur një urgjencë. Atij i duhej të akordonte 4 milionë euro për koncertin e Kannye West. West është një anti-semit i hapur, që ka qenë qartas e nxjerrë nga Qeveria shqiptare.

Kjo qeveri që ka akuzuar protestuesit për anti-semitizëm, fton një këngëtar anti-semit të ndaluar në shumicën e vendeve të Europës. Tani ai do paguajë edhe 4 milionë euro për t’i mundësuar koncertin. Ky vend ka kaluar tërmete dhe ne nuk i kemi pasur 4 milionë euro t’ja dërgojmë njerëzve të prekur”, tha mes të tjerash Lika./Dosja.al

57 MINUTA ME PARE

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë

TIRANË- Ka nisur dita e 39-të e protestës mbarëqytetare, ku qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" për të vijuar revoltën kundër qeverisë.

Protetsuesit kanë filluar marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe ironike ndaj kreut të qeverisë. Ndërkohë, protestuesit shprehen të vendosur për të kërkuar llogaridhënie përmes qëndresës së tyre të përditshme dhe të palëkundur./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Shitet uji më shumë se qumështi”/ Protestuesi: Unë punoj, por me këtë rrogë nuk mbaj dot familjen

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë
Protestuesi

TIRANË- Një qytetar ka deklaruar se po përballen me problemin e ujit, duke shtuar se po shitet më shumë ujë se qumësht. Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se me rrogën që merr nuk mban dot familjen.

Qytetari foli edhe për rritjen e çmimeve duke thënë se kostoja e jetesës po bëhet e pa përballueshme.

“25 vite kur ndërtova shtëpinë prita për një rrugë. I bë ka nja 6 muajsh, por asfalti i ri u shqep për një muaj. Kemi problemin e ujit. Shitet uji më shumë se qumështi. Një investitor italian më ka thënë, vetëm në Shqipëri ka parë, që ta bie ujin shteti dhe të gjobit sepse del i pisët…Çmimet janë të larta.

Unë punoj, por me këtë rrogë nuk mbaj dot familjen. Përse nuk e vënë veten në rolin e një pensionisti. Ata vetëm telefonin e kanë 150 mijë lekë në muaj. Paguajmë para pa fund që shteti duhet t’i ofrojë më çmime më konkurruese”, tha mes të tjerash ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Një skandal i nivelit më të lartë"/ Berisha akuzon Ramën: Bllokoi presidentin për të mos marrë pjesë në Samitin e NATO-s

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë
Sali Berisha

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një akt antikushtetues dhe banditesk ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Sipas Berishës, kryeministri ka penguar me forcë kreun e shtetit që të udhëtojë drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s si kryetar i delegacionit shqiptar.

Sipas denoncimit, protokolli i samitit përcaktonte qartë se delegacioni shqiptar do të kryesohej nga Presidenti Begaj, ndërsa Edi Rama do të ishte anëtar i delegacionit. Sipas kryedemokratit, ky pozicionim nënkuptonte që presidenti do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezën e bisedimeve dhe në foton zyrtare të liderëve.

Postimi i plotë i Berishës:

"Një skandal i nivelit më të lartë!

Të dashur miq, dje ka ndodhur një skandal i nivelit më të lartë i padëgjuar kurrë më parë. Edi Rama bllokoi dje udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit shqiptar në Samitin e NATO-s në Ankara.

Ndonëse shkresa e dërguar pranë autoriteteve protokollare pritëse sipas dy burimeve diplomatike informonte se delegacioni shqiptar kryesohej nga presidenti Bajram Begaj dhe anëtarë Edi Rama etj etj.
Por Rama në një akt antikushtetues ka kërcënuar si bandit Begajn dhe ka bllokuar udhëtimin e tij si në avionin-taksi të pronotuar nga delegacioni shqiptar ashtu dhe me linjat tregtare dhe është nis vetëm me bashkëshorten e tij me një avion që sipas mediave i kushton dhjetra e mijëra euro ora e fluturimit.

Diplomati Dixhital informon se ky sherr nisi një javë më parë në Shqipëri kur Ambasadori turk sipas tij i kërkoj takim dhe i dorëzoi ftesën për Samitin e NATO-s në Ankara Presidentit Bajram Begaj. Ky i fundit po sipas burimit i thotë ambasadorit se këto janë punë të Ramës ndaj mendoj se ftesa i duhet dërguar atij. Ambasadori iu përgjigj se kjo është përcaktuar nga protokolli i Samitit dhe ai vetëm përcjell ftesën. Rama thërret menjëherë ambasdorin turk dhe i kërkon që ftesa t’i vij atij. Nuk dihet më tej për ndërhyrjet e Ramës pranë presidencës turke. Por shkresa e dërguar për delegacionin përfaqësues të Shqipërisë në Samit sipas diplomatit është firmosur nga Begaj si kryetar delegacioni dhe Edi Ramën jo si zëvendëskryetar por thjesht anëtar delegacioni, gjë që nënkuptonte që në tryezën e Samitit në vendin e parë aty ku shkruhej Albania do ulej Begaj, dhe Rama do ulej në karriken pas shpinës së tij, po kështu në foton familjare në vendin e caktuar për Shqipërinë do fotografohej me pjesëmarrësit e tjerë Begaj si përfaqësues e vendit dhe jo Rama.
Për të gjitha këto Rama si gangster vendosi t’i ndalojë kreut të shtetit dhe kryekomandantit të forcave ushtarake të udhëtonte drejt Turqisë.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të rëndë banditesk antikushtetues të Edi Ramës ndaj kreut të shtetit të vendit me të cilin ai dëshmon edhe njëherë përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij.", shkruan Berisha/Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Po ndërtohen kulla por është pamundur të blesh një shtëpi”/ Protestuesja: Shikojmë diferencë mes jetëve të qytetarëve dhe politikanëve

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë
Protestuesja

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 39-të e qytetarëve shqiptarë, në Tiranë. Një protestuese ka deklaruar se në Tiranë po ndërtohen çdo ditë kulla, ndërsa qytetarët nuk blejnë dot një shtëpi.

Ajo foli për problemet në transportin publik, sistemin arsimor, shëndetësore dhe problematikat në infrastrukturë, duke shtuar se po ndihet çdo ditë e braktisur nga vendi.

Sipas saj, qytetarët shohin diferencë mes jetës së tyre dhe politikanëve. Ajo shtoi se për të mbushur koncertin po dhurohen bileta për nxënës, ndërsa e cilësoi këtë si një veprim skandaloz.

“Fakti që ne çdo ditë ndihemi të braktisur, nuk shikojmë që kemi përkrahje si qytetarët e këtij vendi, e kemi për detyrë të dalim në protestë. Të hipësh në autobus, duhet të presësh e të ngjeshësh. Arsimi? Infrastruktura nuk është e mirë, stafi nuk është i mirë. Nëpër spitale është e njëjta gjë. Shikojmë diferencë mes jetëve të qytetarëve dhe politikanëve.

Këto janë vështirësitë që ne përballemi. Shikon që ndërtohen kulla por e ke të pamundur të blesh një shtëpi. Me çmimet që janë, janë shumë të larta, më është dashur që të shkoj diku larg qendrave që mos të paguaj shumë. Është ulëritëse dhe përçmuese ndaj qytetarëve, çdo gjë tjetër mund të ishte bërë me 4 mln euro në Shqipëri. Për të mbushur koncertin po dhuroheshin bileta për nxënës dhe kjo është skandaloze. Çmimi i biletës për teatrin ku çoj vajzën është trefishuar”, tha mes të tjerash ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Koncerti i Kanye West/ I moshuari: Rama i jep 4 miliardë lekë një rrepisti, kurse unë e kam pensionin 112 mijë lekë

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë
Qytetari

TIRANË- Një i moshuar ka shpërthyer ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se Rama i jep 4 miliardë lekë një këngëtari, ndërsa ka pensionistët marrin 112 mijë lekë.

Protestuesi dënoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si mospërfillëse ndaj varfërisë së qytetarëve shqiptarë dhe fodullëk.

“Edi Rama ka filluar këto xhirot e famshme në Europë dhe me fodullëkun më të madh dhe mospërfillje i jep 4 miliardë lekë një rrepisti rrjepacak atje nga fondi i emergjencave, dhe unë e kam pensionin 112 mijë lekë. Nuk i jep lekë Edi Rama atij rrepistit dhe të mos fusë lekë në xhep, ajo nuk diskutohet,” deklaroi ai i revoltuar./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e tij”/ Protestuesja: Do dalim në shesh deri sa të shporret

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë
Protestuesja

TIRANË- Një qytetare ka deklaruar se kryeministri Rama e ka gjysmën e kabinetit qeveritar në burg. Gjatë një prononcimi për median, ajo u shpreh se etiketimet 'sorra' dhe 'korba', kryeministri Rama i ka për kabinetin e tij.

Më tej, ajo shtoi se shqiptarët do të dalin në shesh deri sa ai të dorëhiqet.

“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, i ka në Kryeministrinë e vet. Gjysmat i ka në burg. Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”, tha ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Pankartat pikante të ditës 39-të: Vetëm burgu i kthjellon, Kur flitet për miliona...

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë

TIRANË – Edhe dita e 39-të e protestës mbarëqytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar një pjesëmarrje të lartë, ndërsa vëmendja është zhvendosur sërish te gjuha krijuese dhe ironike e përdorur nga protestuesit.

Sot qytetarët kanë zgjedhur t'i përgjigjen me humor pretendimeve të fundit të kryeministrit, i cili i ka cilësuar protestat si të ndikuara nga "sorrat dhe korbat".

Shumë prej tyre kishin në qendër figurën e shpendëve të përmendur nga Rama, duke kërkuar të zhvendosin debatin te çështjet thelbësore ekonomike dhe politike.

Përmes pankartave dhe thirrjeve, protestuesit kanë ironizuar duke deklaruar se "Rama sheh sorra dhe korba sa herë që përmenden milionat", duke aluduar se retorika e kryeministrit është një përpjekje për të shmangur llogaridhënien për çështje të rënda korruptive apo keqqeverisjen./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop”/ Protestuesja: Në vend që të arrestohet Rama, arrestohen protestuesit

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë
Protestuesja

TIRANË- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se kjo protestë i ka mësuar t'i thotë frikës stop. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo tha se në vend që të arrestohet Rama, arrestohen protestuesit.

Qytetarja shtroi pyetjen nëse presidenti i vendit dhe Gjykata Kushtetuese janë për të mbrojtur kushtetutën apo për ta hedhur poshtë. Ajo theksoi se presidenti dhe GJK të marrin masa, sepse janë për mbrojtjen e kombit. 

“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop. Dua t’u bëj një thirrje presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ramës i kemi bërë boll thirrje dhe nuk është përgjigjur. Për çfarë janë presidenti dhe GJK, për të mbrojtur kushtetutën apo për ta hedhur poshtë? Në vend që të arrestohet Rama, arrestoi protestuesit dhe i mbajti nën arrest 72 orë. Presidenti dhe GJK të marrin masa, sepse janë për mbrojtjen e kombit! Të mbrosh njeriun që ka hedhur poshtë si qenie njerëzore ky,” tha ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 39-të e protestës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej” në ditën e 39-të të protestës së tyre. Pas organizimit të tyre priten që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi të shumta kanë qenë mediat e huaja, të cilat i kanë kushtuar artikuj protestave të qytetarëve./Dosja.al

protesta 39

Sondazh

Poll

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës