Samiti i NATO-s në Ankara/ Trump rrit presionin ndaj Iranit, Rutte: Shqipëria do të presë takimin e ardhshëm!
Samiti i NATO-s/ Trump thotë se do ta heqë etiketimin e Sirisë si shtet terrorist: Pse të mos e bëj 8 Korrik, 16:57 ...
Samiti i NATO-s/ Trump thotë se do ta heqë etiketimin e Sirisë si shtet terrorist: Pse të mos e bëj 8 Korrik, 16:57 ...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
Por kjo nuk e ndaloi qeverinë, që të lobonte aq shumë, sa për ta shitur këtë koncert si një rast suksesi. Edhe pse që në fillim u hapën shumë pyetje në lidhje me zhvillimin e koncertit, mbarvajtjes apo dhe infrastrukturës, qeveria 'qetësoi' zërat, duke deklaruar se nuk do të paguhet asnjë qindarkë për këtë koncert dhe se të gjitha këto i ka marrë përsipër kompania që do ta zhvillojë këtë.
TIRANË- Koncerti i reperit Kanye West në Shqipëri erdhi si një lajm me bujë të madhe, i cili u reklamua nga vete Kryeministri Edi Rama dhe nga e gjithë qeveria, duke e shitur këtë si një sukses absolut. Në një kohë, kur shumë vende në Evropë dhe në botë e kanë refuzuar reperin që të performojë për shkak të Anti-Semitizmit dhe mbështetjes që ai ka shfaqur publikisht kundrejt Adolf Hitler.
Por kjo nuk e ndaloi qeverinë, që të lobonte aq shumë, sa për ta shitur këtë koncert si një rast suksesi. Edhe pse që në fillim u hapën shumë pyetje në lidhje me zhvillimin e koncertit, mbarvajtjes apo dhe infrastrukturës, qeveria 'qetësoi' zërat, duke deklaruar se nuk do të paguhet asnjë qindarkë për këtë koncert dhe se të gjitha këto i ka marrë përsipër kompania që do ta zhvillojë këtë. Por mesa duket kjo ishte thjesht një hije momentale e hedhur sysh, për të fshehur këtë që erdhi dy muaj më vonë.
Nga asnjë qindarkë në 4 mln euro
Vetëm disa ditë pasi u lajmërua mbajtja e këtij koncerti, zyra e Kryeministrit në një komunikatë për mediat deklaroi se koncerti nuk do të sponsorizohej nga institucionet shqiptare. Në të njëjtën linjë përgjigje ishte dhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili deklaroi se shteti nuk do të mbulonte kostot e organizimit të eventit.
“Asnjë fond i shtetit shqiptar nuk shkon për organizimin e eventit, skenën dhe gjithë logjistikën e koncertit. Mbështetja jonë është në kapacitete njerëzore, për pjesën jashtë dhe të mbarëvajtjes së eventit”, tha Gonxhja në një dalje publike më 1 maj.
Po këto deklarata mesa duket i ka marrë era, pasi asnjë prej tyre nuk qëndron sot. Kjo pasi në datën 6 korrik, qeveria shqiptare me anë të mbledhjes së Këshillit të Ministrave miratoi Aktin Normativ Nr. 3, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, nënshkruar nga vetë Kryeministri Rama. Akti autorizon shumën 400,000,000 lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, që i shtohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në mënyrë që ky fond t'i akordohet kompanisë organizatore të eventit.
Në të njëjtën ditë kur kjo VKM është firmosur nga Rama dhe ka marrë vendim të prerë, qytetarët në protestën që mbahet përditë poshtë zyrës së Ramës, kanë akuzuar qeverinë për shpërdorimin e fondeve të emergjencës për të shpëtuar një koncert argëtimi.
Një ditë më vonë, Rama bashkë me Ministrin Blendi Gonxhe ka vizituar 'Eagle Stadium', për të ofenduar qytetarët në protestë dhe për të thënë se nuk janë shpënzuar dhjetra milionë euro për këtë koncert, por vetëm 4 milionë euro. Në një deklaratë me mllef dhe gjithë ofendime për shqiptarët që dalin në protestë, Rama theksoi se qeveria ndërhyri për të shpëtuar një koncert që do të shërbente shumë për ekonominë e vendit.
“Ky është një event i organizuar nga grupi privat, partner shqiptarë gjermanë, turq, që kanë marrë përsipër këtë ndërmarrje kolosale. Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë që ata mijëra e mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga Evropa, Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë sesa ata që blenë biletat që erdhën për finalen e Konferencë Ligës. Ky event nëse do mbetej i pa realizuar do ishte një mundësi më pak për ekonominë e kryeqytetit. Ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të menjëhershëm, por edhe hap pas hapi. Këto janë evente, sepse bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla që kërkojnë një shpenzim në fillim, por janë investime. Investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa, të hidhen përpjeta ata që nuk duan,” u shpreh Rama.
Çfarë parashikon ligji për ndërhyrjen në fondin e emergjencës?
Në lidhje me zhbllokimin e fondit të emergjencës, që në Shqipëri nuk i kalon 10 milionë euro, Kushtetuta deklaron qartë se cilat janë arsyet se ky fond mund të përdoret. Tekstualisht në nenin 101 të Kushetutës, thuhet se Këshilli i Ministrave ka të drejtë që të përdorë fondin e emergjencës në rastë nevoje, apo urgjence kombëtare.
“Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve," thuhet në nenin 101 të kushtetutës.
Arka e emergjencës është mjeti që qeveria duhet ta përdorë për fatkeqësitë natyrore apo rastet emergjente, si zjarret, përmbytjet apo dhe tërmetet. Dhe koncerti i Kanye West nuk futet në asnjë fatkeqësi natyrore apo në rastet emergjente të vendit, por një event kulturor që mbahet për argëtim.
A ndodh që diku në botë të ndërhyjë qeveria për të shpëtuar një koncert?
Dosja.al, ka bërë disa kërkime për raste të tilla të ngjashme dhe nuk na rezulton që një qeveri tjetër në botë, të ndërhyjë me fondin e emergjencës, për të shpëtuar një koncert të jashtëm apo të brendshëm që do të mbahet në atë vend. Kjo pasi organizimin e eventit e ka marrë përsipër kompania e organizimit që merret me biletat si dhe çdo gjë tjetër në lidhje me këtë koncert.
Ndërkohë që në raste të ngjashme, kur biletat nuk shiten mjaftueshëm, këngëtarët, ose anulojnë koncertin në atë vend, ose shtyjnë datat, në mënyrë që të ketë më shumë kohë që të shiten biletat. Raste të tilla kanë ndodhur shumë, sidomos në vitin e fundit, ku shumë këngëtar amerikanë apo ndërkombëtarë, kanë anuluar koncertet për shkak të shitjeve të pakta të biletave.
Po Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit sa e ka fondin maksimal?
Jo më vonë se në fillim të vitit, Ministria e drejtuar nga Blendi Gonxhe ka bërë publik fondin maksimal të caktuar për evente kulturore në vend. Sipas njoftimit nga vetë Ministria e Kulturës, fondi i kësaj të fundit është vetëm 190 milionë lekë, që nuk janë as sa gjysma e 4 milionë eurove që Rama ka akorduar për Kanye ëest.
"Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit hap thirrjen për mbështetje financiare për ngjarje kulturore dhe turistike, festivale, evente dhe projekte që promovojnë Shqipërinë si destinacion kulturor e turistik. Thirrja synon zhvillimin e turizmit dhe kalendarit kulturor, fuqizimin e krijimtarisë artistike, ndërkombëtarizimin e eventeve, zgjatjen e sezonit turistik dhe promovimin e Shqipërisë turistike. Fondi total: 190,000,000 lekë. Mbështeten ngjarje të mëdha turistike dhe evente me profil të lartë dhe aktivitete kulturore për komunitetin, të zhvilluara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë," thuhet në njoftim.
Një vendim të tillë për të shpenzuar rreth 40% të fondit të emergjencës së vendit, për një koncert të Kanye West, vetëm një qeveri e papërgjegjshme e bën. Dhe justifikimi që përdori Rama, se me këtë veprim shpëtoi vendin nga të bërit gazi i botës, mesa duket harroi që e la vendin me një fond emergjencë të cunguar dhe një verë të gjatë që e pret përpara./Dosja.al
Foto nga Samiti i NATO-s në Ankara ANKARA- Media britanike The Guardin ka publikuar disa nga fotografitë më pikante të udhëheq&eum...
pamjet TIRANË- Atletet e kryeministrit Edi Rama gjatë fotos familjate në Samitin e NATO-s në Ankara tëhoqën vë...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një m...
Rexhep Tayyip Erdoğan ANKARA- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdoğan theksoi mbështetjen e Turqisë për Ukrainën si dhe bëri t...
foto ilustruese SHBA- Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone ka deklaruar për Bloomberg se NATO po shqyrton mund&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për “Truth Times&r...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka drejtuar Gjykatës së Lartë një kërkesë për p...
Edi Rama ANKARA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara në punimet e Samitit të NATO-s në ditën e dytë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për financimin e koncertit të Kanye West në Shqipër...
pamje nga protesta TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka dhënë intervistë për Euractiv, ku ka thek...