LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u rrit ndër vite 'torta' e Rilindjes Urbane, 600 milionë euro vetëm për sheshe e fasada, paratë që 'kënaqën' klientët e qeverisë

Por, ndërsa sheshet dhe fasadat e shumë qyteteve iu është vënë kazma, për tu veshur të gjithë me të njëjtën pllakë, këto ndërhyrje janë shoqëruar me kritika të forta për uniformitet dhe se investimet në fasada janë vetëm propagandistike.

4 Tetor 2022, 22:20 Nga DOSJA
Si u rrit ndër vite 'torta' e Rilindjes Urbane, 600 milionë
Rilindja Urbane

TIRANË- Sapo erdhi në pushtet në vitin 2013, kryeministri Rama lancoi projektin e Rilindjes Urbane, një projekt që sipas tij do të rigjallëronte jetën dhe ekonominë e çdo qyteti. Shumë shpejt “torta” e Rilindjes Urbane do të pësonte rritje të konsiderueshme, duke arritur në shifrën rekord të rreth 2 miliard eurove, të investuara deri në vitin 2020. Nga këto rreth 600 mln euro kanë shkuar për fasada dhe sheshe të reja. Me një buxhet tejet minimalist dhe mundësi financiare të kufizuara, ekspertët gjykojnë se projekti i Rilindjes urbane është shumë më i shtrenjtë dhe ka shërbyer si kapsulë korrupsioni.

“Është shumë i shtrenjtë për një gjë që nuk kushton aq. ka pasur abuzime në të gjithë projektet që janë abuzuar, pasi vlera e tenderit është shumë më e lartë.E gjithë kjo para që u investua për rilindjen urbane, paratë që u hodhën në qendrat e qyteteve nuk arritën dot të gjenerojmë atë kthim ekonomik që duhet të gjeneronin. sot mund të themi se janë 600 mln euro që nuk kanë kthyer as një të dhjetën e atyre që janë hedhur” u shpreh ekonomisti, Pano Soko

Në kushtet kur sipas INSTAT, 23% e popullatës së vendit ose e thënë ndryshe 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë, a u përdorën me efikasitet paratë e Rilindjes Urbane? A u ul varfëria? A u gjallërua ekonomia? Apo këto para u përdorën për të kënaqur klientët e qeverisë? Për ekspertët, kjo është llogari e thjeshtë për tu bërë. Teksa sqarojnë se ndërhyrjet në fasada dhe sheshe janë të mirëpritura, këmbëngulin se llogjika ekonomike ka rregullat e saja strikte kur një investim konsiderohet i suksesshëm.

“Nëse mendon të hedhësh 1 mln euro në një rrugë të caktuar, duhet të jetë e tillë që taksat që vijnë nga ekonomia e shtuar e rrugës të të paguajnë rrugën. Më thjeshtë që nëse rruga kushton 1 mln, atëherë vëllimi i ekonomisë së shtuar duhet të jetë 4 mln euro, dhe vetëm në këtë rast marrim 1 mln euro taksa që do të thotë se rruga e ka paguar vetë veten”, u shpreh ekonomisti, Pano Soko

Por, ndërsa sheshet dhe fasadat e shumë qyteteve iu është vënë kazma, për tu veshur të gjithë me të njëjtën pllakë, këto ndërhyrje janë shoqëruar me kritika të forta për uniformitet dhe se investimet në fasada janë vetëm propagandistike.

“Ka një handikap në këtë qasje. Përveçse faktit që janë dy tre duar që i kanë projektuar, apo faktit që bëhet një konkurs e bëhet copy paste gjithandej… bëhet një konkurs, merret një fare betoni gur dekorativ konglomerat dhe tani ai shkon në Sarandë, në Vlorë edhe pse ai nuk lidhet fare me vendin ku shkojnë. Eliminojnë të gjithë atë rrugëtim historik që ka një vendndodhje e caktuar dhe fillojnë e ndërhyjnë me këto skema të njohura”, u shpreh arkitekti, Kreshnik Merxhani.

Sipas tyre, duhet të ketë një metodologji si i qasemi qendrës së një qytetit, çfarë shpirti ka vendi, çfarë merren në konsideratë, si ndikon dhe investimi duhet të prekë të gjithë qytetin, jo vetëm një copëz qendër.

“Ti shkon në një qendër dhe gjen një situatë a thua nuk ka ndodhur asgjë aty. Diku aty në mes, krijohet një ishull në kushtet e skizofrenisë, ku ti ke të gjithë qytetin ndryshe dhe ke një copëz aty që nuk lidhje fare” u shpreh arkitekti, Kreshnik Merxhani.

Pavarësisht kritikave të shumta, hijeve të dyshimit për tendera korruptivë e favorizime klienteliste, rilindja urbane ka ecur përpara me hapa galopantë. Për këtë mjafton t’u hedhim një sy fondeve zemërgjera që qeveria ka vënë në dispozicion. Më konkretisht, në vitin 2013 Rilindja urbane nisi me një fond modest prej vetëm 2.82 milionë euro. Në vitin 2014, ky fond shënoi një rritje të ndjeshme duke kapur shifrën e 73.78 mln euro. Më 2015, që është vit elektoral, fondi për rilindjen urbane u dyfishua dhe dhanë plot 147 mln euro, ndërkohë që në vitin 2016 fondi i rilindjes urbane pësoi një tjetër rritje dhe arriti në 274 mln euro.

Përgjatë 2017-ës, vit në të cilin kryeministri Rama do të kërkonte mandatin e dytë qeverisës, ‘thesi” i Rilindjes Urbane shkoi në 358 mln euro. Rritja, ndonëse me shifra modeste, vijoi edhe përgjatë 2018-ës dhe 2019-ës, vite për të cilat u vunë në dispozicion të Rilindjes Urbane respektivisht 363 mln euro dhe 365 mln euro.

Në 2020, një vit i vështirë me termet dhe pandemi, qeveria shqiptare ndau nga buxheti i shtetit plot 400 mln eurove për “Fondin e Zhvillimit të rajoneve”. Vetëm për vitin 2019 në emër të Rilindjes urbane janë tenderuar 581 projekte, me një vlerë prej 365 mln euro, të cilët u morën përsipër nga 338 kontraktorë. Referuar dhjetëra kërkesave për informacion që Inside Story dërgoi pranë çdo njësie të qeverisjes vendore, paratë e rilindjes urbane janë përqendruar vetëm në disa duar.

Marrë nga TOPCHANNEL

inside story rilindja urbane

Sondazh

Poll

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik

Pas përplasjeve me rojet brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...