LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vdes për virgjëresha”/ Zbulohet pedofili në Vlorë, Eqerem Sorra i dënuar me 8 vite burg për përdhunim në Kaliforni

Por Sorra edhe pse i gjendur në ketë situatë nuk kufizohet për t’i dërguar sërish sms 13 vjeçares. Pas refuzimit të saj për t’i kthyer përgjigje për takim ai këmbëngul me sms duke e treguar hapur qëllimin e tij.

4 Tetor 2022, 20:51 Nga DOSJA
“Vdes për virgjëresha”/ Zbulohet pedofili në
Eqerem Sorra

Fiks Fare nuk ndalet në investigimet përsa i përket pedofilisë. Edhe mbrëmjen e së martës Fiks Fare zbuloi një tjetër pedofil në Vlorë, i cili ishte dënuar plot 8 vjet nga një gjykatë në Kaliforni (USA) për përdhunimin e një 17-vjeçareje. Në redaksinë e  Fiks Fare mbërriti një denoncim për një 42 vjeçar nga Vlora, i quajtur Eqerem Sorra, i cili  edhe pse kishte bërë burg për përdhunim sipas denoncuesit ai vazhdonte të shkonte me të mitura.  Minorenet i mashtronte kollaj, pasi hiqej si besimtar i devotshëm mysliman, duke u bërë edhe më i besueshëm. Eqeremi shiste parfume afër xhamisë në qendër të Vlorës.

Fiksi siguroi vendimin e Gjykatës së Lartë në Kaliforni i cili e ka dënuar Sorrën me 8 vite heqje lirie, pasi ka përdhunuar një 17 vjeçare, fakt të cilin Sorra e ka pranuar ç’ka ka ndikuar dhe në vitet e heqjes së lirisë. Në vendimin e gjykatës jepet me fakte sesi përdhunuesi përfitoj nga 17 vjeçarja e cila nuk dinte cilin autobus të merrte për shtëpi dhe  se përdhunuesi Sorra u zotua ta shoqëronte.  Miqtë e 17 vjeçares të cilët e shoqëruan deri në stacion kanë deklaruar në gjykatë se Sorra dukej një njeri fetar.

Në këtë vendim thuhet se Sorra e çoi të miturën në banesën e tij dhe e përdhunoi,  17 vjeçarja shpëtoi nga ai vetëm kur ky i fundit shkoi në tualet. Për këtë akt të Sorrës u mor vendimi në qershor të vitit 2010 dhe u dënua me 8 vite heqje lirie. Por dënimi nuk i mjaftoi pedofilit i cili edhe tani vazhdon të ngacmojë të mitura dhe të kërkojë prej tyre marrëdhënie seksuale edhe kundrejt pagesës.

Me marrjen e denoncimit një bashkëpunëtore e Fiksit u prezantua si 13 vjeçe dhe shkoi të blinte një parfum tek Eqerem Sorra. Duke e pyetur për jetën e saj Sorra u hodh direkt në sulm për ‘prenë’ e radhës. Bashkëpunëtorja e Fiksit u hoq si jetime nga i ati dhe jetonte vetëm me të ëmën dhe aktualisht e kishte humbur vitin shkollor, kaq mjaftoi që Sorra t’i kërkojë menjëherë numrin e telefonit. Kjo sipas pedofilit me idenë për ta ndihmuar 13 vjeçaren për një punë, por gjithmonë duke i sugjeruar që çdo gjë e mitura ta fshihte nga e ëma.

Direkt ditën e nesërme Sorra i shkruan 13 vjeçares se i ka gjetur pune dhe takohen sërish. Ai i thotë se i ka gjetur punë të pastrojë një shtëpinë e tij që e ka marrë me qira nga persona të tjerë. Vajza do e pastronte shtëpinë çdo ditë dhe se për ketë Sorra do e paguante 2000 lekë në ditë. Madje ai i thotë ” Mos i mbaro punët njëherësh bëj sa të bësh e rri dhe aty shplodhu se vetëm je , po deshe vij edhe unë rri me ty”.

Rrugës për të shkuar tek apartamenti ai telefonon pronaren e shtëpisë për t’i marr çelësin. Por  bashkëpunëtorja e Fiksit nguron ta shoqërojë vetëm sipër, aty del dhe i afërm i pronares së shtëpisë duke e shoqëruar për tek apartamenti. Aty bashkëpunëtorja e Fiksit merr informacion se Sorra apartamentin e kishte marrë me qira vetëm për atë dite, ndërkohë që i kishte thënë ndryshe. Me t’u vënë në dijeni edhe pronarja e apartamentit së bashku ballafaqohen me Eqerem Sorrën.

Ajo i kërkon shpjegim se përse e ka thirrur vajzën për pastrimin e shtëpisë pasi ata shtëpinë e japin të pastruar dhe e pastrojnë vetë. Sorra i gjendur në befasi mundohet të dali nga situata duke përmendur që është familjar, por pronarja e apartamentit e ka kuptuar qëllimin e tij.  Në kamera dëgjohet që t’i thotë “Ki më shumë respekt për mjekrën që mban! Largohu mos të njoftoj policinë”. Më pas pronarja e apartamentit dhe i afërmi i saj i shpjegojnë 13 vjeçares që ky ishte thjesht një mashtrim nga ana e Sorrës dhe që duhet të ketë kujdes nga persona të tillë.

Por Sorra edhe pse i gjendur në ketë situatë nuk kufizohet për t’i dërguar sërish sms 13 vjeçares. Pas refuzimit të saj për t’i kthyer përgjigje për takim ai këmbëngul me sms duke e treguar hapur qëllimin e tij.

Ai çdo gjë ia përshkruan me detaje në sms duke cilësuar se e tërheqin shumë femrat e virgjëra. Fjalori i përdoruar nga Sorra nuk ka limit edhe pse e di që po i shkruan një të miture, ai i kërkon me ngulm të kenë raport seksual duke i ofruar lekë , shtëpi apo çfarë të dëshironte vajza. Ai i përshkruan me fjalë çdo detaj të një akti seksual dhe se çfarë do bënte në intimitet me 13 vjeçaren.

Mesazhet vazhduan deri në momentin që Sorra arrestohet nga policia e Vlorës për një tjetër vepër penale, atë të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u arrestua duke strehuar në  banesë 5 emigrantë të paligjshëm.

Ne njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i  shtetasi E. S u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Osman Haxhiu”, duke shoqëruar për në banesën e tij, 5 emigrantë, me qëllim dhënien ndihmë për kalimin e  paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Marrë nga Top Channel

eqerem sorra

Sondazh

Poll

Berisha thirrje nëpunësve të shtetit: Në takime shkoni se ju heqin nga puna, por votën mos ia jepni

Berisha thirrje nëpunësve të shtetit: Në takime shkoni se ju heqin nga puna, por votën mos ia jepni

Berisha: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies

'Që ta çojmë tek 5-sa do votojmë 1-shin'/ Vrenozi: Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh!

Rama i përgjigjet biznesmenit në Përmet: Hajde bujrum, bëje ti! Unë po bëj sa mundem

Rama me bizneset e turizmit: Kush pranon paqen nuk ka kontrolle nga inspektorët!

“Thonë se kam mbaruar, s'kam çfarë them!" Rama: Pasaporta europiane është kapërcim historik

“Gjysma e burrave çyrykë!” Rama: Bëjnë moral dhe habiten pse po shkojmë në drejtimin e duhur!

Rama: Në hetim apo të dënuar kemi ato të mandatit të parë, nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria

"Nëse zgjedh kënetën dhe jo BE-në, je autik", Rama për LaCivita: Latifi kishte kandidat në Amerikë

Rama: Plani është që në "Shqipërinë 2030" paga mesatare për mësuesit të jetë 1200 euro

Rama takim me pensionistët:Nga dhjetori i 2024 në shkurt të 2025 kemi ndarë 165 mln euro për bonuset

Berisha: Këta të rinjtë si Enver Hoxha dhe Rama e kanë dëmtuar më shumë Shqipërinë

Berisha:Edi Rama po rrokulliset! Mos u ndikoni nga përpjekjet primitive për të manipuluar opinionin

"LaCivita është makthi i Edi Ramës"/ Berisha:Me Chris dhe gjithë ekipin e tij jemi në lidhje nonstop

"Nëse zgjedh kënetën, je politikisht autik",Berisha për deklaratën e Ramës:Ky është një superskandal

Berisha: Ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar

Berisha: Do bëjmë gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore, zero tolerancë ndaj korrupsionit

Berisha: Agjencia e Sigurisë Ushqimore do ketë të gjithë kompetencat ekzekutive

Berisha: Në vend futen substanca kancerogjene nga mafia

Banori

Rama-banori

Rama-komentuesit: Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri në 2027!

"Pse nuk bën debat me Berishën?"/ Rama: Nuk bëhet debat me bufin e kënetës

Rama: Më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej!

Kur e ke pasur vizitën e fundit në USA?,Rama i përgjigjet komentuesit:Kur kam pasur punë kam shkuar!

Rama: Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar!

Rama-banori

Banori

Komenti për fotot nudo në takimin me minorenët, Rama: O pika pika!

Rama:Kur them gjysma e burrave janë çyryk, them se të shkosh pas kënetës do të thotë të jesh gjysmak

"U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute"/Berisha:Do falen të gjitha gjobat

Berisha në Kukës:Do hiqet trau, ky qytet do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri

Berisha në Kukës: Minimum jetik 200 euro për çdo jetim dhe për çdo fëmijë të tretë dhe të katërt!

Rama u kërkoi fëmijëve që të shohin fotot e tij nudo/ Berisha e paralajmëron: Larg duart nga familja

Berisha: Rama, biri i xhelatit të Havzi Nelës, dëboi nga Tirana përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës

Rama me gratë në Durrës: Më 11 maj ne të shikojmë përtej kufirit të partive

Rama "këshillon" gratë dhe vajzat në Durrës: Vendosini në gjumë burrat që duan të votojnë kënetën

Rama:Të jesh në BE si emigrant nuk është njësoj si të jesh me një pasaportë europiane të Shqipërisë

Rama nga Durrësi: Imagjinoni proceset të kalojnë nga kënetë! Nuk na del llogaria...

Rama: Çyrykët thonë lloj lloj broçkullash, por BE e hap derën kur të jetë gati

Rama nga Durrësi: Ne kemi mundësi t’i mbyllim negociatat për tre vjet

Rama: Durrësi, një nga qytete që e ka patur problem ujin e pijshëm!

Rama: Po të kishte qenë Bufi në qeveri kur u goditëm nga tërmeti, sot t’i harronit banesat e reja

Rama ironizon opozitën nga Durrësi: Sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten

Aksident në tunelin e Murrizit, disa të plagosur, devijohet lëvizja e automjeteve

"PS e Kavajën e nxori nga një gropë e madhe," Rama ironizon Berishën: Sa herë flet i fiket llampa!

"Bufi nuk lë vend pa e futur atë sqep,"Rama thirrje të rinjve:Vota nuk është për të marrë 71 mandate

Në mes të minorenëve, kryeministri iu drejtohet pjesëmarrësve: Kërkoni në google Edi Rama nudo

Rama batuta me Majkon: Deti po më kujton kur dola lakuriq. Deputeti: I kam thënë opozitës...

"Bufi ua hëngri përfaqësuesin", Rama-demokratëve: Doli i pari në primare dhe nuk është gjëkundi!