LIVE UPDATES
Aktualitet

Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Presim kryeministrin të lëshojë një lajm “bombë”

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë sinjalet për një tjetër lajm "bombë”

3 Qershor 2023, 17:18 Nga m.s
Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Presim kryeministrin të
Artan Hoxha

TIRANË-  Gazetari Artan Hoxha ka dhënë sinjalet për një tjetër lajm "bombë”. Ai i drejtohet kryeministrit Edi Rama për ta zbuluar, duke qënë se zbuloi edhe arrestimin e zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë.

Në postimin e tij në Facebook, Artan Hoxha i drejtohet Ramës dhe i kërkon që të hedhë dritë mbi lajmin, në mënyrë që të mos zhgënjejë “çunat” që jetojnë në Dubai.

Sipas tij, të shumëkërkuairit që strehohen në Dubai, janë të interesuarnë lidhje me lajmin e arrestimit. Por ata po presin sinjalin dhe verifikimin nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Postimi i Artan Hoxhës:

Mbani frymen njerez….

Duke pritur kryeministrin, te paralajmeroje nje lajm bombe, nje super arrestim te SPAK…

Besoj do ta kete lajm ekskluziv??!!

Eshte nga “te vetet”, nga ata qe “vjedhin dardha” pas shpines se komandantit…

Ka plasur konkurence e madhe per keto lajmet bombe.

Vate dhe ky zanati yne, tani qe perveshen menget KETA te medhenjte…

Deri para pak kohesh, konkuronim vetem me qytetarin digital te Marshallit.

Tani konkurenca eshte bere e ashper fare, me futjen në tregun e “lajmeve te hazerta” dhe te Padishaut dora vete…

Mos na zhgenje komandant…

Kete lajmin e fundit edhe “çunat” ne Dubai kane 24 ore, mezi po e presim te na e thuash…

Në takimin në kuadër të turit të falënderimeve që mbajti në Tiranë, kryeministri Rama tha se një ish-sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë. Rama iu drejtua me "ish-sekretarja", duke lënë të kuptojë se ka firmosur dhe shkarkimin e saj, por nuk e përmendi me emër se për kë e kishte fjalën. Ndër të tjera shtoi se për drejtësinë e barabartë për të gjithë nuk ka kthim mbrapa, dhe as kompromis me askënd.

"Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një Sekretare e Përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti dhe unë uroj që të ketë sa më shumë të tilla por ama nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, mungesa e sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme”, tha ndër të tjera Rama.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. 330 mijë lekë ryshfet që dyshohet se u morën për favorizimin e një kompanie në procedurën e një prokurimi publik, çuan në pranga Sekretaren e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë.

SPAK njoftoi se paratë i janë dhënë zyrtares së lartë nga Laura Sheto, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, gjithashtu e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, për të favorizuar një kompani në një tender. Shuma e lekëve u gjet në zyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, fill pas arrestimit të saj nga policia. Tenderi, për të cilin dyshohet se ka marrë ryshfet Joana Duro ishte per “Supervizimi për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”, Loti i Parë.

artan hoxha edi rama

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më