Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
FOTO- Kjo është sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë që u arrestua me urdhër të SPAK për ryshfet me tenderin
Duro është gjobitur nga kryekomisioneri KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste.
3 Qershor 2023, 14:55Nga A.B
Joana Duro
TIRANË- Kjo është Joana Duro, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e cila u arrestua mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, së bashku me një tjetër punonjëse të Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto.
Joana Duro
Dy zyrtaret janë arrestuar nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet. Sipas burimeve të medieve Duro është aarrestuar në flagrancë nën akuzën për korrupsion, në lidhje më një tender.
Por emri i Duros nuk është i panjohur për medien. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste./Dosja.al