Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Policia sekuestroi një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë. Policia kreu kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga Mici, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.
DURRËS- Artur Mici është arrestuar ditën e sotme nga Policia pasi u kap me mallra kontrabandë.
Policia sekuestroi një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë. Policia kreu kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga Mici, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.
Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet një tjetër rast i tentativës për kontrabandimin e sendeve me vlerë, në Shqipëri. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bizhutë”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore të Portit. Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare dhe ajo e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të armëve dhe të lëndëve narkotike, të futjes së shumave të mëdha të parave, pa i deklaruar, të naftës dhe të mallrave të tjera kontrabandë.
Sekuestrohet një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë. Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën bizhutë, eurot dhe doza me kokainë. Policia Kufitare e Portit Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëhsme për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bizhutë”.
Në kuadër të operacionit u kalua për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.
Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme
Ervis Martinaj TIRANË- Familjarët e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka...
Ministria TIRANË- Arrestimi i sekretares së përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me urdhër t...
Karnavalet në Korçë KORÇË- Nis edicioni i 16-të i karnavaleve në qytetin e Korçës. Aktiviteti, i cili p&...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme doli me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Joana Duros, Sekretare e Përgjithshm...
SPAK Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua në flagrancë për korrupsion...
Kanabis MAT-Finalizohet faza e parë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”. Asgjësohen 164 bim&eum...
Kanabis LEZHË- Gjenden të kultivuara në parcela në tokë pyjore në fshatin Kaluer, Lezhë dhe fshatin Gërnac, Kurbin,...
Alma Beqiri TIRANË- Kompania e njohur postare, 'Albanian Delivery Express' ka reaguar pas arrestimit të Alma Beqirit, agjentes së shërb...
Kanabis KRUJË- Në kuadër të operacionit 'Territore të pastra' janë asgjesuar 494 fidanë me kanabis sativa në fshatr...
Alma Beqiri KORÇË- Denoncimet dhe ankesat e klientwve ndaj kompanisë postare zbuluan mashtrimin qw po po bwnte agjentja e shërbi...