Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
TIRANË- Qindra mijëra qytetarë do të mblidhen sërish sot në ditën e 41-të të protestës së tyre, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizimi i tyre do të nis në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet të zhvillojnë fjalimet e tyre.
“Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre në protestën e djeshme.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim.
Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, duke finalizua...
TIRANË – Vetëm tri javë pas shpërbërjes së Bordit të Transparencës, tregu i karburanteve në vend ka regjist...
Gjatë protestës para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë më 6 korrik Në javët e fundit në Koso...
Pamje LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i një zjarri që shkaktoi dëme të...
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza KOSOVË- Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryeministri në de...
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, dhe ai rus, Vladimir Putin, gjatë takimit në margjinat e Samitit të Ogranizatës për Bashkë...
Foto DURRËS- Për vite me radhë, ura që lidh fshatin Gjuricaj në njësinë administrative Ishëm me rrugën kryesor...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj Raportit të Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve...
Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia, ka prezantuar më 9 korrik 2026 një zhvillim të ri në teknologjinë 5G, i njohur s...
Pamje TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lënd...