EMRI/ Të shtënat me armë në Kurbin, vritet 40-vjeçari në derën e shtëpise
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Kallëzimi në SPAK nga fisi Bajri/ Deputetja Koçeku: Nuk shqetësohem, qëndroj pas mesazhit tim 9 Korrik, 21:48 ...
Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej" 9 Korrik, 19:07 P...
Plagosja me thikë në Shëngjin, policia: I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën 9 Korrik, 18:22 ...
• Të shtëna me armë kanë tronditur qytetin e Kurbinit ku është qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit Ilir Lika. • Mësohet se, viktima është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. • Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. • Policia ka njoftuar se, nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për grumbullimin e provave, zbardhjen e rrethanave të krimit dhe identifikimin e përgjegjësve. • Ndërkohë, shkaqet dhe motivet e krimit mbeten ende mister.
3 artikuj për këtë temë.
KURBIN- Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi pak minuta më parë në Kurbin. Ilir Lika, 40-vjeç humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se Lika humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./Dosja.al
KURBIN- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kurbin. Si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person. Viktima është identifikuar si Ilir Lika, 40-vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al
KURBIN- Të shtëna më armë janë raportuar në Kurbin. Dyshohet se si pasojë e kësaj ngjarje ka humbur jetën një person.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al