"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja Urbane 2.0, Rama: Shoqëria është bërë më kërkuese! S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Kallëzimi në SPAK nga fisi Bajri/ Deputetja Koçeku: Nuk shqetësohem, qëndroj pas mesazhit tim 9 Korrik, 21:48 ...
Bëhet me dije se ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, dhe Devis Bajramaj janë dënuar secili me nga 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tyre është ulur në 6 vite e 8 muaj burg.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 31 vite e 4 muaj burg pesë anëtarët e grupit kriminal, të cilët janë të përfshirë në dosjen e njohur “Revanshi”. Bëhet me dije se ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, dhe Devis Bajramaj janë dënuar secili me nga 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tyre është ulur në 6 vite e 8 muaj burg.
Ndërsa, Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, si dhe Edison Muceku, janë dënuar secili me nga 8 vite burg, dënim që u reduktua në 5 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar. Armando Ndreca u dënua me 11 vite burg, ku me përfitimin e gjykimit të shkurtuar u ul në 7 vite e 4 muaj.
Sipas SPAK, të pandehurit u shpallën fajtorë për disa vepra penale, mes tyre kultivim i bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje, tregti e paligjshme armësh dhe sigurim kushtesh e mjetesh për kryerjen e vrasjeve. Gjithashtu rezulton se më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën.
Ndërkohë gjatë periudhës maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muceku dyshohet se siguruan mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Në muajt korrik-gusht 2020, Elvis Ndreca siguroi mjetet për vrasjen e Durim Bamit. Sipas dosjes së SPAK, në tetor 2020 Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë, ndërsa gjatë viteve 2020-2021, Devis Bajramaj dhe Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur ato edhe personave me precedentë penalë.
Operacioni "Revanshi"
Në maj 2024 janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. SPAK thekson se janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës./Dosja.al
foto ilustruese DURRËS- Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë arrestuar nga policia në Durrës, pa...
Foto TURQI- Samiti i NATO-s në Ankara nuk u shoqërua vetëm me diskutime për sigurinë ndërkombëtare dhe çësht...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë p...
Shtjefën Ziçi SHKODËR- Janë publikuar pamje nga momenti ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi del me çifte në do...
foto ilustruese Evropa vazhdon të mbështetet te armët amerikane për riarmatosjen e saj. Kjo u bë e qartë edhe në sa...
Foto ilustruese BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar masa sigurie për 11 persona të dyshuar për ushtrim të paligjsh&e...
foto ilustruese DURRËS- Më kërkesë të prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka caktuar masat ‘Arrest n&...
Besnik Hida Dosja për vrasjen e biznesmenit Besnik Hida në Lushnjë i ka kaluar gjykatës, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK...
Foto ilustruese ITALI- Një gjykatë në Itali ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në...
Foto EKUADOR- Policia Kombëtare dha më shumë detaje rreth funksionimit të një organizate të dyshuar kriminale të dedikua...