LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasje mes Institucioneve/ GJK kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit: Nuk marrim rekomandime nga ju, por nga Strasburgu

GJK sqaron se nuk vepron mbi bazën e rekomandimeve të institucioneve të tjera, përfshirë Avokaturën e Shtetit, por zbaton drejtpërdrejt Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut.

10 Korrik 2026, 14:06 Nga E. D
Përplasje mes Institucioneve/ GJK kundërshton raportin e
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj Raportit të Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke kundërshtuar vlerësimet se nuk ka reflektuar rekomandimet e dhëna pas vendimeve të Strasburgut. Gjykata thekson se raporti krijon një pasqyrë të paplotë për mënyrën se si janë zbatuar vendimet e GJEDNJ-së dhe nuk merr parasysh ndryshimet e bëra në praktikën e saj gjatë viteve të fundit.

GJK sqaron se nuk vepron mbi bazën e rekomandimeve të institucioneve të tjera, përfshirë Avokaturën e Shtetit, por zbaton drejtpërdrejt Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut. Sipas saj, praktika për shqyrtimin e ankimeve kushtetuese individuale është ndryshuar menjëherë pas vendimit të GJEDNJ-së në çështjen “Supergrav kundër Shqipërisë”, të 9 majit 2023.

Më tej, GJK sqaron se nëse Gjykata e Lartë nuk provon se kur i është njoftuar vendimi ankuesit, barra e provës nuk i kalon qytetarit dhe ankimi konsiderohet i paraqitur brenda afatit ligjor. Në përfundim, Gjykata Kushtetuese i bën thirrje Avokaturës së Shtetit që  të hartojë raporte të plota, objektive dhe të sakta, duke shmangur përfundime që krijojnë perceptime të gabuara për institucionet. Gjithashtu ajo rithekson angazhimin për zbatimin e Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së GJEDNJ-së.

Reagimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese (Gjykata) është njohur me gjetjet e Raportit të Avokaturës së Shtetit të datës 23.06.2026 “Për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) për periudhën janar-dhjetor 2025”, i cili i është dërguar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë raport, që pasqyron veprimtarinë e Avokaturës së Shtetit në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së ndaj shtetit shqiptar, përfshirë ato në të cilat janë konstatuar shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) edhe në procedurat e zhvilluara nga Gjykata, paraqiten edhe vlerësime mbi praktikën e Gjykatës pas dhënies së këtyre vendimeve. Sipas Avokaturës së Shtetit, ndonëse ajo ka dhënë rekomandime, “nga Gjykata nuk kemi pasur një qëndrim në lidhje me këto rekomandime, ndaj dhe këtë vit GJEDNJ-ja ka vijuar me konstatimin e shkeljeve për sa i përket këtij aspekti”, duke iu referuar së drejtës së aksesit në gjykimin kushtetues dhe interpretimit të afatit ligjor për paraqitjen e ankimit kushtetues individual.

Edhe më parë, Gjykata ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes në deklaratat e aktorëve ose personave të përfshirë në diskutimin publik për institucionin dhe gjyqtarët e saj. Megjithëse nuk ka synuar të përfshihet në debate të tilla, fakti që reagimi i një institucioni publik përmban elemente keqinformuese dhe është përdorur publikisht për të vënë në diskutim integritetin dhe autoritetin e saj, e bën të nevojshëm këtë sqarim në funksion të informimit të drejtë të publikut.

Fillimisht, Gjykata tërheq vëmendjen ndaj mënyrës së raportimit të Avokaturës së Shtetit. Në respekt të parimit të ndarjes së pushteteve, ndonëse mbetet e hapur për bashkëpunim institucional, Gjykata nuk vihet në lëvizje mbi bazën e rekomandimeve të ndonjë institucioni publik, përfshirë Avokaturën e Shtetit, dhe as njihet me vendimet e GJEDNJ-së ose i zbaton ato për shkak të njoftimeve të këtij institucioni. Ashtu si për çdo organ tjetër publik, edhe për Gjykatën detyrimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe të jurisprudencës së saj buron drejtpërdrejt nga nenet 5, 17 dhe 122 të Kushtetutës.

Lidhur me çështjen e aksesit në gjykimin kushtetues, Gjykata sqaron se raporti i Avokaturës së Shtetit u referohet vendimeve të GJEDNJ-së të vitit 2025 në çështjet Ibrahimi dhe të tjerë kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 16 qershor 2017), Fortuzi kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 7 dhjetor 2017) dhe Ilia kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 14 janar 2020). Këto çështje janë shqyrtuar pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore të vitit 2016, të cilat ndryshuan afatin për paraqitjen e ankimit kushtetues individual nga dy vjet në katër muaj dhe sollën nevojën për interpretimin e momentit nga i cili fillon të rrjedhë ky afat. Pasi kjo mënyrë interpretimi u vlerësua nga GJEDNJ-ja si e papajtueshme me KEDNJ-në dhe menjëherë pas vendimit në çështjen Supergrav kundër Shqipërisë (9 maj 2023), Gjykata ndryshoi praktikën e saj, duke i interpretuar dhe zbatuar dispozitat përkatëse të ligjit organik (ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar) në përputhje me standardet e përcaktuara nga GJEDNJ-ja. Për këtë qëllim, sa herë paraqitet një ankim kushtetues individual, kërkohet informacion zyrtar nga Gjykata e Lartë për mënyrën e komunikimit të vendimit objekt ankimi dhe nëse kjo e fundit nuk paraqet prova në këtë drejtim, barra e provës nuk i kalon individit, ndërsa ankimi konsiderohet i paraqitur brenda afatit.

Po kështu, në përputhje me detyrimin për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe rregullat procedurale të parashikuara në ligjin organik, sa herë që është konstatuar shkelje në procedurat e saj dhe palët kanë kërkuar rihapjen e procesit, Gjykata e ka rihapur atë pa rivënë në diskutim çështjet e vlerësuara tashmë nga GJEDNJ-ja.

Për sa i përket standardit të arsyetimit të vendimeve, raporti i Avokaturës së Shtetit nuk evidenton se çështja Frroku kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 24 prill 2018) është shqyrtuar në një periudhë kur Gjykata funksiononte pa përbërjen e saj të plotë. Po ashtu, nuk merret në konsideratë se, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit organik, në mungesë të shumicës prej pesë gjyqtarësh kërkesa konsiderohet e rrëzuar.

Në këtë drejtim, Gjykata thekson se praktika e saj ka ndryshuar prej vitit 2021. Në çdo rast kur nuk arrihet shumica e nevojshme për vendimmarrje, e diktuar shpesh edhe nga përbërja e saj (aktualisht me vetëm tetë gjyqtarë), vendimet shoqërohen me arsyetimin përkatës, duke pasqyruar në mënyrë të detajuar qëndrimet e ndara të gjyqtarëve dhe duke garantuar standardin e arsyetimit, në përputhje me praktikën e GJEDNJ-së.

Pavarësisht rëndësisë së rolit të Avokaturës së Shtetit në raportimin për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së nga shteti shqiptar, Gjykata nënvizon domosdoshmërinë e një raportimi të plotë, objektiv dhe të saktë, si dhe shmangien e përfundimeve që krijojnë perceptime të pasakta jo vetëm për gjendjen reale të zbatimit të këtyre vendimeve, por edhe për veprimtarinë e institucioneve shqiptare. Avokatura e Shtetit është institucioni i ngarkuar me ligj për përfaqësimin cilësor, transparent dhe profesional të shtetit shqiptar në procedurat pranë GJEDNJ-së dhe, për përmbushjen e këtij funksioni, duhet të disponojë informacion të plotë, të saktë dhe të përditësuar.

Gjithashtu, në këndvështrim të parimit të bashkëpunimit luajal, i cili bazohet në respektin e ndërsjellë për kompetencat e çdo institucioni dhe nënkupton krijimin e një raporti bashkëpunimi ndërmjet tyre, si dhe duke pasur parasysh se përgjegjësia për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së nuk i përket vetëm një institucioni, Gjykata ka ofruar asistencën e nevojshme sa herë që Departamenti për Ekzekutimin e Vendimeve i GJEDNJ-së ka kërkuar informacion përmes Avokaturës së Shtetit, si dhe ka ndërtuar ura bashkëpunimi me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë.

Në përfundim, Gjykata rithekson përkushtimin e saj për zbatimin e Kushtetutës, të KEDNJ-së dhe të jurisprudencës së GJEDNJ-së, duke garantuar pasqyrimin e standardeve të saj në praktikën kushtetuese dhe mbrojtjen efektive të të drejtave dhe lirive themelore./Dosja.al

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro