"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja Urbane 2.0, Rama: Shoqëria është bërë më kërkuese! S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Kallëzimi në SPAK nga fisi Bajri/ Deputetja Koçeku: Nuk shqetësohem, qëndroj pas mesazhit tim 9 Korrik, 21:48 ...
Nga kamerat e sigurisë që policia disponon, Shtjefën Ziçi i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij të ndjerë, gjë për të cilën kanë bërë debat. Menjëherë pas debatit, 62 vjeçari ka hyrë në banesë ka marrë çiften që kishte me leje dhe ka qëlluar bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.
SHKODËR- Detaje të reja zbardhen nga krimi brenda familjes në Shkodër, ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi vrau me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi në Shkodër. Bëhet me dije se Policia e Shkodrës ka ngritur si pistë kryesore të hetimit xhelozinë mes çiftit, pasi "mollë sherri" u bë celulari.
Nga kamerat e sigurisë që policia disponon, Shtjefën Ziçi i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij të ndjerë, gjë për të cilën kanë bërë debat. Menjëherë pas debatit, 62 vjeçari ka hyrë në banesë ka marrë çiften që kishte me leje dhe ka qëlluar bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.
Për shkak të gjendjen së rëndë, autori ende nuk ka dhënë një dëshmi për policinë, por burime pranë palës mbrojtëse bëjnë me dije se do t’i qëndrojnë faktit se vrasja ka qenë aksidentale. Sipas palës mbrojtëse, Shtjefën Ziçi ka marrë çiften për ta pastruar dhe nuk ka qenë në dijeni se ka patur plumba brenda, pasi ditë më parë vetë bashkëshortja e kishte mbushur, duke mos e vënë në dijeni burrin e saj.
Megjithatë nisur nga pamjet e deritanishme dhe dëshmitë si dhe hetimet paraprake, policia dyshon se pista e vrasjes lidhet me xhelozinë mes çiftit. Në momentet e para arrestimit, autori i dyshuar i ka thënë grupit hetimor në vendngjarje se nuk është penduar për ngjarjen, por kjo nuk është ende një dëshmi zyrtare e autorit por vetëm fjalë në momentin e arrestimit. Po ashtu mësohet se Shtjefën Ziçi ka lënë porosi që për bashkëshorten e tij të kryhen të gjitha nderimet dhe ceremonia e varrimit të bëhet nga familja e tij ku ajo ishte martuar.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të 9 korrikut në unazën lindore të Shkodrës. Shtjefën Ziçi pas një debati me gruan e tij Bardhe Ziçi në një dyqan që kishin afër shtëpisë, u fut në banesë, mori çiften dhe qëlloi dy herë ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi në pragun e shtëpisë të çiftit. 55 vjeçarja tentoi që të ikte për të shpëtuar por dy plumbat e çiftes i morën jetën.
Policia sekuestroi armën e krimit, një çifte me leje që kishte 55 vjeçari si dhe arrestoi në vendngjarje Shtjefën Ziçin i cili u dorëzua duke mos u larguar nga aty dhe pa bërë asnjë rezistencë si dhe duke mos shfaqur asnjë pendesë. Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamera të sigurisë në zonë për të zbardhur të plotë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë që ndodhi në Shkodër.
Shtjefën dhe Bardha Ziçi janë prindër të dy fëmijëve, një djali që jeton në Kanada dhe një vajze e cila punon si oficere në repartin ushtarak në Vau Dejës. Autori i dyshuar punonte si taksist me makinën e tij private ndërsa bënte edhe furnizimin për dyqanin ushqimor ku shiste bashkëshortja e tij e cila mbeti e vrarë. Të dy, burrë e grua, njiheshin si njerëz të qetë në zonë dhe askush nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm mes tyre. Ata punonin bashkë dhe kishin një jetë normale derisa ndodhi vrasja e cila tronditi mbarë opinionin./Dosja.al
Emiljan Suti, alias Artur Suti KURBIN- Personi që shihni në foto është Emiljan Suti, alias Artur Suti, autori që ek...
pamjet KURBIN- Policia ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin, ku viktimë mbeti Ilir Lika. Blutë bë...
foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës. Bëhet me dij...
KURBIN- Emiljan Suti, është autori që vrau mbrëmjen e kaluar Ilir Likën në Laç. Mësohet se Suti rezulton të...
Një prej të arrestuarve EKUADOR- Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Sht...
pamjet KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhu mbrëmjen e kaluar në lagjen “Erdogan” në L...
foto ilustruese KURBIN- Një 40-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:10 në një atentat me armë zjarr...
TIRANË- Tregu i punës në vendin tonë tregoi nevoja në rritje për fuqi punëtore në të gjithë sektorët kr...
foto ilustruese TIRANË- Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të tjera, konsumatorët shqiptarë paguajnë...
TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjel...