LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: A ka Kosova rregulla të qarta për produktet e qumështit?

Edhe pse Kosova e ka Ligjin për Ushqimin, tani për tani nuk e ka një rregullore të posaçme që rregullon etiketimin, prezantimin dhe reklamimin e produkteve ushqimore, përkatësisht atyre të qumështit.

10 Korrik 2026, 15:51 Nga E.d
Analiza: A ka Kosova rregulla të qarta për produktet e qumështit?
Gjatë protestës para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë më 6 korrik

Në javët e fundit në Kosovë është hapur një debat mbi rregullat dhe kontrollet për përbërjen dhe cilësinë e produkteve të qumështit, duke nxitur fërkime mes institucioneve dhe prodhuesve.

Edhe pse Kosova e ka Ligjin për Ushqimin, tani për tani nuk e ka një rregullore të posaçme që rregullon etiketimin, prezantimin dhe reklamimin e produkteve ushqimore, përkatësisht atyre të qumështit.

Një akt i tillë nënligjor do të përcaktonte më qartë kriteret për emërtimin dhe përbërjen e produkteve të qumështit, si dhe mënyrën se si ato prezantohen para konsumatorëve në tregjet vendore.

Rregullorja e mëparshme, e nxjerrë në vitin 2013, u shfuqizua në vitin 2021, së bashku me një sërë aktesh të tjera nënligjore.

Që prej atëherë, disa aspekte të kësaj fushe mbështeten në dispozitat e përgjithshme të legjislacionit për ushqimin dhe në akte të tjera përkatëse, ndërsa rregullat specifike për produktet e qumështit mbeten të papërcaktuara në një dokument të vetëm.

Çfarë rregullash ka Kosova saktësisht?

Kosova ka Ligjin për Ushqimin, i cili kërkon që produktet ushqimore të jenë të sigurta dhe të etiketohen qartë.

Kompanitë rrezikojnë gjobë deri në 20.000 euro nëse dënohen për shkelje.

Megjithatë, prej vitit 2021 nuk ka një rregullore të veçantë që përcakton se kur një produkt mund të quhet "qumësht", "djathë" apo "gjalpë", dhe si duhet të deklarohet përbërja e tij.

Muhamet Kamberi, ligjërues i legjislacionit dhe menaxhimit të cilësisë së ushqimeve në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se një rregullore e re do t’i përcaktonte hollësitë teknike që ligji nuk i specifikon.

“Përmbajtja e rregullores apo udhëzimit administrativ e tejkalon shumëfish përmbajtjen e ligjit, sepse ligji është i bazuar në Kushtetutë dhe është për t’i vendosur shtyllat themelore se si duhet të rregullohet një çështje. Hollësitë specifike definohen nga rregullorja”, thotë ai. 

Çështjet që lidhen me sigurinë e ushqimit dhe etiketimin e produkteve ushqimore rregullohen kryesisht nga Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ndërsa aspektet e mbrojtjes së konsumatorit mbeten në përgjegjësinë e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë.

Ministria e Bujqësisë nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse po punon për të sjellë rregullore të re.

Në mungesë të një rregulloreje, autoritetet kanë përdorur Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit për të kryer kontrolle dhe inspektime, si dhe për t’u bërë thirrje kompanive të paraqesin qartë përbërjen dhe përmbajtjen e produkteve.

Një thirrje të tillë e bëri Ministria e Tregtisë në maj, kur iu drejtua operatorëve ekonomikë dhe dyqaneve ta paraqesin qartë, në mënyrë të lexueshme dhe të dukshme përbërjen e produkteve të qumështit në veçanti.

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit konfirmon për REL-in se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka kryer 22 inspektime dhe 9 riinspektime rishtazi në subjektet ekonomike, për respektimin e kërkesave ligjore lidhur me vendosjen, ndarjen dhe informimin e konsumatorëve për produktet e qumështit.

“Operatorët ekonomikë janë obliguar për marrjen e masave për eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe për respektimin e kërkesave ligjore, përfshirë ndarjen fizike të produkteve të qumështit me origjinë shtazore nga ato me origjinë bimore gjatë vendosjes për shitje”, thekson ky departament.

Ai bën të ditur se një operator ekonomik është dënuar me gjobë për mosrespektim të kërkesave të përcaktuara, por pa dhënë më shumë hollësi. 

A përcakton ligji kufi në përdorimin e vajit të palmës?

Nuk ka ndonjë ligj apo rregullore që përcakton se në çfarë mase apo sasie mund të përdoret vaji i palmës në produktet ushqimore, qoftë ato të qumështit apo të tjera.

Legjislacioni në fuqi kërkon vetëm që produktet të jenë të etiketuara saktë dhe të mos e mashtrojnë konsumatorin.

Debati për këtë çështje u intensifikua pasi inspektorët e AUV-it, më 2 korrik, kryen kontrolle në fabrikën “Vita” në Istog, ku morën mostra të qumështit me afat të gjatë përdorimi, qumështit pluhur dhe vajit të palmës për analiza laboratorike.

Pas kontrolleve, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, tha se një raport fillestar i AUV-it tregon se kompania “prodhon produkte shtazore të përziera me vaj palme” dhe se analizat laboratorike do ta konfirmojnë këtë.

“Pa asnjë fije dyshimi, qumështorja ‘Vita’ prodhon qumësht të përzier me vaj palme dhe të gjitha... Nuk i ka produkte 100 për qind qumësht”, tha Muja në emisionin televiziv “Pressing” në T7.

Teksa priten rezultatet përfundimtare, kompania pezulloi përkohësisht punën. 

Si krahasohet Kosova me BE-në?

Ndryshe nga Kosova, Bashkimi Evropian ka legjislacion për ushqimin ku shpjegohet hollësisht se si duhet të mbrohen dhe kontrollohen produktet e qumështit.

Ai thotë se produkti i qumështit nënkupton një produkt që rrjedh ekskluzivisht nga qumështi, dhe se mund të shtohen substanca të nevojshme për prodhim vetëm me kusht që ato substanca të mos përdoren për të zëvendësuar - tërësisht ose pjesërisht - ndonjë përbërës të qumështit.

Rregullorja e bllokut e vitit 2013 përcakton çka quhet qumësht dhe i mbron emërtimet e produkteve të qumështit me origjinë të pastër shtazore, si: qumështi, ajka, gjalpi, djathi etj.

Në përgjithësi, produktet me bazë bimore nuk mund t'i përdorin këto emërtime.

Rregullorja, po ashtu, përcakton se të gjithë përbërësit duhet të deklarohen në etiketë, të renditen sipas peshës, nga ai me përmbajtjen më të madhe tek ai me më të voglën, si dhe të identifikohen me emrin e tyre specifik.

Kamberi thotë se Kosova e ka tejzgjatur procesin e përafrimit të legjislacionit të saj me atë të BE-së./REL

kosova qumesht rregulla

Sondazh

Poll

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro