LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

Djali dhe pasuesi i udhëheqësit shumëvjeçar të Iranit nuk u shfaq gjatë gjithë ceremonive mortore dhe tubimeve përkujtimore që përfunduan më 9 korrik.

10 Korrik 2026, 17:52 Nga D.S

Analiza e REL: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike

IRAN- Irani e zhvilloi një ceremoni madhështore mortore, e cila zgjati një javë, për udhëheqësin suprem, ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në fillim të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ngjarjet publike, të organizuara nga shteti, mblodhën qindra mijëra njerëz në mbarë Republikën Islamike. Megjithatë, një njeri ra në sy për mungesën e tij: Mojtaba Khamenei.

Djali dhe pasuesi i udhëheqësit shumëvjeçar të Iranit nuk u shfaq gjatë gjithë ceremonive mortore dhe tubimeve përkujtimore që përfunduan më 9 korrik. Thuhet se Mojtaba Khamenei u plagos në të njëjtin sulm ajror izraelit që vrau të atin, dhe ai nuk është parë në publik qëkurse e mori detyrën si pasues në muajin mars.

Sipas ekspertëve, legjitimiteti i Mojtaba Khameneit ka pësuar një tjetër goditje nga mosprania e tij publike, e cila gjithashtu ka nxitur pyetjet se kush e drejton në të vërtetë këtë vend të Lindjes së Mesme me rreth 90 milionë banorë.

Sipas autoriteteve, ai nuk mori pjesë në varrimin e të atit për arsye sigurie.

"Mungesa e tij ka rëndësi politike, sepse nxjerr në pah dilemën qendrore të trashëgimisë së pushtetit. Mojtaba mund ta trashëgojë postin, por jo autoritetin e të atit," tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin e Lindjes së Mesme me seli në Uashington.

Mojtaba Khamenei ishte zgjedhje e kontestueshme për postin e udhëheqësit suprem. Derisa përzgjedhja e tij përfaqësonte vazhdimësi në kohë lufte, ajo zemëroi mbështetës të qeverisë, të cilët argumentonin se trashëgimia familjare e pushtetit binte ndesh me rrënjët antimonarkiste të Revolucionit Islamik të vitit 1979.

"Mbajtja e tij larg syrit të publikut mund t'i shmangë këto akuza, por gjithashtu e lë procesin e transferimit të legjitimitetit dukshëm të papërfunduar", shtoi Vatanka, autor i librit “Beteja e Ajatollahëve në Iran”.

"Regjimi mund të organizojë me kujdes vazhdimësinë institucionale, por nuk mund të krijojë autoritet personal brenda natës", shtoi ai.Për shumë iranianë, Mojtaba Khamenei mbetet figurë enigmatike. Megjithëse 56-vjeçari ka bërë deklarata me shkrim, deri më sot nuk është publikuar asnjë fotografi, video apo regjistrim zanor i tij.

Farzan Sabet, ekspert për Iranin në Institutin Universitar të Gjenevës, tha se legjitimiteti në Republikën Islamike – ashtu si edhe në regjimet e tjera autoritare – ka rëndësi kryesisht për bazën mbështetëse të sistemit.

"Për shumicën e iranianëve, Mojtaba ka të ngjarë të ketë edhe më pak legjitimitet se i ati dhe të perceptohet si më i dobët. Megjithatë, ai mund ta konsolidojë autoritetin e tij mes mbështetësve kryesorë të regjimit, veçanërisht nëse bëhet më i dukshëm pasi të shërohet nga plagët ose kur gjendja e sigurisë ta lejojë", tha Sabet. "Pra, në fund të fundit, kjo është një pengesë që mund të kapërcehet”.

Për dekada me radhë, pushteti në Iran ishte i përqendruar në duart e Ali Khameneit, i cili kishte fjalën e fundit për të gjitha çështjet e rëndësishme shtetërore dhe e drejtoi vendin me dorë të hekurt nga viti 1989 deri kur u vra më 28 shkurt.

Por, që nga vrasja e tij dhe marrja e detyrës nga Mojtaba Khamenei, mënyra e marrjes së vendimeve në Teheran ka ndryshuar.

"Irani nuk e ka zëvendësuar udhëheqësin suprem me një udhëheqje kolektive, por Ali Khamenei kaloi dekada duke ndërtuar institucione të afta për të qeverisur paralelisht me udhëheqësin", tha Vatanka.

Sipas tij, Zyra e Udhëheqësit Suprem, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, organi kryesor vendimmarrës për politikat shtetërore, "tani ndajnë barrën e përditshme të vendimmarrjes, ndërsa udhëheqësi suprem gjithnjë e më shumë luan rolin e arbitrit, në vend që ta drejtojë personalisht çdo çështje madhore".

Pavarësisht mungesës së tij në jetën publike, sipas inteligjencës amerikane, Mojtaba Khamenei vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në strategjinë e luftës dhe në menaxhimin e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara. Ekspertët thonë se IRGC-ja, dega elitare e forcave të armatosura iraniane, ka luajtur gjithmonë rol kyç në politikë, por tani është bërë forca dominuese politike në Republikën Islamike.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e Mohammad Baqer Zolqadr, ish-komandant i IRGC-së, mbetet gjithashtu institucion me ndikim. Figura të larta civile, si presidenti Masud Pezeshkian, ministri i Jashtëm Abbas Araqchi dhe Mohammad Bagher Qalibaf, kryetar i parlamentit dhe negociatori kryesor me Shtetet e Bashkuara, luajnë gjithashtu rol në procesin e vendimmarrjes, sipas ekspertëve.

"IRGC-ja ishte aktori më i fuqishëm në shtet kur Ali Khamenei ishte gjallë dhe mbetet aktori më i fuqishëm edhe sot, madje me më pak kufizime brenda sistemit dhe nga vetë sistemi në mungesë të tij", tha Sabet.

"Megjithatë, duket se ende po bëhen përpjekje për të ndërtuar konsensus mes aktorëve kryesorë të sistemit, ku IRGC-ja luan rol shumë më të madh se të tjerët", shtoi ai. Si rrjedhojë, thonë ekspertët, vendimet po merren gjithnjë e më shumë përmes marrëveshjeve institucionale dhe jo përmes autoritetit personal të një njeriu të vetëm.

"Kjo e bën procesin e hartimit të politikave më të ngadaltë dhe më të kujdesshëm, por edhe më të qëndrueshëm, sepse përgjegjësia shpërndahet në gjithë sistemin dhe nuk mbështetet vetëm mbi udhëheqësin suprem", përfundoi Vatanka./REL

mojtaba khamenei ali kahmenei iran teheran

Sondazh

Poll

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro