LIVE UPDATES
Aktualitet

Shija që njohim, siguria që kërkojmë: disa fakte që duhet t’i dijmë për qumështin shqiptar

Përtej shijeve të reja, na pëlqen të ruajmë traditën, të konsumojmë produktet 100% shqiptare. Por kjo zgjedhje na vë shpesh përballë dilemave: a janë ato të sigurta, me strandardet europiane, thënë shkurt, a janë pa hile?

9 Shkurt 2026, 16:50 Nga DOSJA

Shija që njohim, siguria që kërkojmë: disa fakte që
Të gjithë, besojmë, se jemi në një mendje kur themi se po bëhemi gjithnjë e më të kujdesshëm e më të vetëdijshëm për mënyrën se si duhet të kujdesemi për shëndetin tonë. Ndërsa ushtrohemi në palestra, me ecje apo vrap në natyrë, në aktivitete të ndryshme sportive…përpiqemi të zgjedhim me kujdes edhe ushqimet e shëndetshme, e mbi të gjitha të sigurta.

Përtej shijeve të reja, na pëlqen të ruajmë traditën, të konsumojmë produktet 100% shqiptare. Por kjo zgjedhje na vë shpesh përballë dilemave: a janë ato të sigurta, me strandardet europiane, thënë shkurt, a janë pa hile?

Të gjitha produktet kanë specifikat e saj, por le të ndalojmë tek një prej atyre që e kemi çdo ditë në tryezat tona, që fëmijët tanë e konsumojnë që të vegjël: tek qumështi, tek kosi e dhalla që vjen si nënprodukt i tij… për të mos shkuar tek gjithë gatimet shqiptare, që kanë si bazë qumështin. Në Shqipëri, fabrikat e përpunimit të qumështit, janë të shumta. Invesimet që ato kanë bërë, për modernizimin e procesve, na bëjnë të besojmë se janë garanci e sigurisë ushqimore.

Mjafton të bësh një vizitë tek një nga kompanitë e mëdha të qumështit, për shembull tek Lufra, për të kuptuar se si zhvillohet procesi automatik i përpunimit të qumështit përmes linjave moderne Gjermane, Italiane dhe Suedeze; sistemeve digitale të kontrollit të temperaturës dhe higjienës; laboratorëve të brendshëm për analiza të përditshme, që masin normat e përcaktura, sipas ligjit europain, para se qumështi të nxirret në treg (rasti i parandalimit i alatoksinës, pak ditë më parë ishte tregues i qartë i kësaj sigurie).

Por a është 100% natyral qumështi që del nga fabrika? A ka kapacitet Shqipëria për qumësht natyral? A ka përmbajte të qumështit pluhur apo të vajit të palmës? Janë pyetjet që ne ngremë shpesh në diskutime me njëri- tjetrin. Për të cilat ka disa përgjigje nga industria. Fakti që Lufra bashkëpunon prej 34 vitesh me 150 ferma vendase, në të gjithë territorin e vendit (mbi 60 prej tyre, i ka mbështetur financiarish, që të zgjerojnë dhe modernizojnë aktivitetin e tyre), nga të cilat marrin minimalisht 100 litra në ditë (nga fermat e vogla familjare) deri edhe në 14,000 litra në ditë (nga fermat e mëdha moderne), është domethënëse për të besuar se qumështi është 100% natyral.

Vështirë që kompani të tilla, të mëdha, të rrezikojnë biznesin e tyre, të shkelin ligjet e të rrezikojnë të dënohen penalisht, duke kompromentuar produktet e tyre me qumësht pluhur apo vaj palme. Mjafton të analizojmë, në çfarëdo laboratori, që ne vetë si konsumatorë mund ta zgjedhim, përbërësit e deklaruar në etiketë dhe do t’i kuptonim hilet në atë produkt.

Na ndodh edhe kur konsumojmë kosin në shtëpi, të çuditemi me faktin pse ai që blejmë nuk prishet në krahasim me kosin që mamatë tona e zënë vetë në shtëpi. Kjo na ngre një tjetër dyshim: që kosi i fabrikës nuk është origjinal, ka konservantë ndaj nuk prishet. Por nëse bëjmë një kërkim të shpejtë në internet, informacioni që del na jep tjetër shpjegim, të argumentuar: në fabrika përdoret qumësht i pasterilizuar, me parametra të kontrolluar. Procesi i prodhimit realizohet duke përdorur kultura bakteriale të pastra, të përzgjedhura, me numër të kontrolluar bakteresh fermentuese për ml qumështi, të cilat sigurojnë një fermentim të qëndrueshëm dhe të sigurt.

I gjithë procesi zhvillohet në kushte sterile higjiene, me temperatura të kontrolluara me aparatura dhe pa nderhyrje fizike. Produktet nuk përmbajnë konservantë. Përkundrazi, nëse do të kishte konservantë, fermentimi nuk do të ishte i mundur, pasi ato do të shkatërronin edhe bakteret e mira që bëjnë fermentimin. Edhe koset në vende si Gjermania, Italia apo Zvicraa të cilat deklarohen “pa konservantë”, kanë të njëjtën jetëgjatësi si kosi i prodhuar në fabrikat tona.

Kjo tregon se në kushtet shtëpiake, është shumë e vështirë të arrihen të njëjtat standarte, sepse enët mund të jenë të pastra, por jo të sterilizuara si në fabrika, temperatura shpesh matet me ndjesi (dorë/gisht), që nuk është precize dhe mund të kontaminojë, ndërsa dhe ajri i ambientit përmban mikroorganizma të pakontrollueshëm. Edhe devijimi më i vogël në kushte, mjafton që fermentimi të mos jetë i qëndrueshëm dhe kosi të prishet, të thartohet më shpejt.

A na mjaftojnë këto argumente për të besuar 100% tek produktet shqiptare?
Përgjigjia është e thjeshtë: po, duhet të besojmë tek produktet shqiptare, tek shija e traditës me të cilën jemi rritur e duhet ta ruajmë. Dilemat kanë gjithmonë një informacion nga pas. Mjaft që të dijmë ta kërkojmë e ta besojmë.

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj