9 Shkurt 2026, 15:04
Nga E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë depozituar kërkesë për zhvillimin e një tubimi, i cili do të mbahet ditën e nesërme, në orën 17:00, para godinës së Kryeministrisë. Blutë njoftojnë se do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore në kryeqytet.
Bëhet me dije se nga ora 23:45 e ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Gjithashtu, policia paralajmëron se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, ditën e nesërme, në orën 17:00, para Kryeministrisë.
Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”.
Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
-Nga ora 23:45 e ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për ta devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Policia e Tiranës i ben thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike./Dosja.al
protesta e pd partia demokratike protesta
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 15:05
Elton Qyno
Foto ilustruse
Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Murataj, që mbeti i vrarë në përplasjen me policinë gjatë grabitj...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 14:55
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 34-vjeçari në Elbasan. Kjo pasi, ai u kap duke lëvizur ...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 14:48
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka nisur ditwn e sotme hetimin ndaj njw 58-vjeçari nga Maliqi. Kjo pasi, gjatë verifikimeve n&eu...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 14:45
D.S
Policia Kufitare e Rinasit
TIRANË- Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar sot dy persona në Aeroportin Ndërkombëtar të R...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 14:24
D.S
Foto ilustruese
Në vitin 2026, drejtësia shqiptare nuk do të gjykohet vetëm nga sallat e gjyqit, por edhe nga një kriter shumë...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 13:04
D.S
ELBASAN- Një 41-vjeçar nga Elbasani është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë paras...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 12:13
D.S
foto ilustruese
Popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç ka rënë me mbi 40 për qind ndërmjet 2019 dhe 2025, po ndërkoh...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 11:40
D.S
policia e tiranes
TIRANË- Hasan Loku nga Kosova është arrestuar nga Policia Tiranës për veprën penale t&...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 11:00
D.S
SHKODËR- Vijon për të shtatën ditë radhazi protesta e banorëve të Velipojës, të cilët sot janë p&e...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 10:48
I.A
Hage
HAGË- Prokuroria Speciale ka dhënë pretencën ditën e sotme për ish-kryetarët e UÇK-së, të cil...