9 Shkurt 2026, 14:45
Nga D.S
Policia Kufitare e Rinasit
TIRANË- Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar sot dy persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit për shkak se gjatë kontrollit në kufi iu gjetën në total 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruara. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, u kap teksa tentonte të fuste në Shqipëri 15 mijë paundë të padeklaruara.
Poashtu një 32-vjeçar nga Kamza u ndal teksa po përpiqej të nxirrte nga vendi 11 370 euro, gjithashtu pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin. Dy shumat e mësipërme u sekuestruan nga policia.
Njoftimi i plotë i Policisë Kufitare të Rinasit
"Goditen dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi. Sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paundë. Procedohen penalisht dy shtetas. Në kuadër të kontrolleve të dedikuara, të bazuara dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 15 000 paundë, që synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 11 370 euro, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin. Kontrollet dhe verifikimet nga Policia Kufitare do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme në kufi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
policisë kufitare të rinasit rinas sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruara
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 14:24
D.S
Foto ilustruese
Në vitin 2026, drejtësia shqiptare nuk do të gjykohet vetëm nga sallat e gjyqit, por edhe nga një kriter shumë...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 13:04
D.S
ELBASAN- Një 41-vjeçar nga Elbasani është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë paras...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 12:13
D.S
foto ilustruese
Popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç ka rënë me mbi 40 për qind ndërmjet 2019 dhe 2025, po ndërkoh...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 11:40
D.S
policia e tiranes
TIRANË- Hasan Loku nga Kosova është arrestuar nga Policia Tiranës për veprën penale t&...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 11:00
D.S
SHKODËR- Vijon për të shtatën ditë radhazi protesta e banorëve të Velipojës, të cilët sot janë p&e...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 10:48
I.A
Hage
HAGË- Prokuroria Speciale ka dhënë pretencën ditën e sotme për ish-kryetarët e UÇK-së, të cil...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 10:02
D.S
Foto ilustruese
KAMËZ- Policia ka arrestuar dy të rinj pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve. Uniformat blu bëjnë me dije...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 09:30
D.S
Familja Kola
ITALI- Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen shqiptare Kola, e cil...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 09:18
D.S
Foto ilustruese
VLORË- Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Alikokë, ku ...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 09:04
D.S
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin me iniciale, M. P., banues në Korçë p&...