LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

Turku ka filluar punimet, duke i krijuar Albanit probleme në dysheme dhe në soletën e katit më poshtë. Albani thotë se kur zbriti poshtë, pa shtetasin turk që po ndërhynte në strukturën e pallatit.

16 Maj 2025, 21:17 Nga E. D
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje
fotot ilustruese

TIRANË- Alban Hoxha është një qytetar që tregon, se një shtetas turk ka marrë me qira një njësi në katin e parë të pallatit 6 katësh, ku ai jeton pranë “sheshit Wilson”.

Turku ka filluar punimet, duke i krijuar Albanit probleme në dysheme dhe në soletën e katit më poshtë. Albani thotë se kur zbriti poshtë, pa shtetasin turk që po ndërhynte në strukturën e pallatit.

“Unë i jap drejtuar emisionit ‘Stop’ sepse në këtë godinë që shikoni, unë jam pronari i një apartamenti ku banoj, kam dhe një pjesë tjetër që e kam studio, biznes. Problemi qëndron se unë para disa ditësh kam ndjerë në dyshemenë time, që lëkundej. Lëviz dyshemeja ku shkel, mendova se mos kishte lëvizur ndonjë pllakë, por kur lëviza tapetin se e kam studio, pashë që nuk kishte lëvizur asnjë pllakë. Në këto kushte marrë shkas edhe nga punimet që po bëheshin poshtë në katin e parë e parë të pallatit. Zbres poshtë për të pyetur se çfarë ka ndodhur dhe tentoj të hyj brenda për të parë se çfarë ka ndodhur dhe tentoj të hyj brenda për të parë se çfarë punimesh ka bërë. Del një turk që thotë se e ka marrë me qira. Ne e njohim pronarin, por nuk kemi kontakte për momentin me të. Kam parë që është çarë soleta, që është dhe dyshemeja ime. Si pasojë e punimeve që ka bërë, ka lëvizur trari, kollona kryesore që mban dyshemenë time dhe soletën e këtij. Këtu është një problem madhor. Nga momenti në moment që mund të bjerë një tërmet, ku pallati shembet dhe kalojmë në gjëra fatale”, tha denoncuesi.

Në këto kushte ai njofton Policisë e Shtetit, IMT-në, Policinë Bashkiake, por Albani thotë se duhen marrë masa të shpejta, pasi pallati në fjalë ka dalë “ds4” nga tërmeti dhe një dëm tjetër, do të ishte fatal për banorët.

“Pasi vura re që kisha probleme me dyshemenë time zbrita poshtë, verifikova duke pyetur edhe specialistë të kësaj fushe, miq të mi, që janë dhe inxhinierë. I ndodhur në këto kushte kam marrë në telefon, Policinë e Shtetit, kam marrë në telefon IMT-në dhe Policin Bashkiake. Kanë ardhur dhe kanë verifikuar. Deri tani unë kam marrë vesh që i janë drejtuar Inspektoratit të Ndërtimit për të bërë një bërë një verifikim specifik për objektin. Kërkoj që të merren masa shumë të shpejta për sigurinë e objektit. IMT të marrë masa të menjëhershme dhe të mos ta marrë dalëngadalë, sepse tërmeti kur bie nuk të njofton as ty, as mua, as IMT-në, nuk pret”, shton më tej denoncuesi.

Gazetarja u përpoq të komunikojë meshtetasin turk Vildan, por ai nuk ishte në Shqipëri.

Gazetarja: Ndodhem këtu tek dyqani tek kjo njësia që keni marrë me qira.

Qiramarrësi turk: Po!

Gazetarja: Ka ardhur një ankesë ka komshiu ngjitur.

Qiramarrësi turk: Ëhë!

Gazetarja: I cili pretendon se ju keni bërë disa ndërhyrje në strukturën e pallatit, duke krijuar problematika.

Qiramarrësi turk: Po!

Gazetarja: A keni leje për këto punime që keni bërë sepse nga ana e IMT-së na thanë që ti i ke bërë ndërhyrjet pa leje. Dhe duam të dimë se çfarë ndërhyrjesh janë bërë këtu brenda, mund të vish të na tregosh se çfarë ndërhyrjesh janë bërë.

Qiramarrësi turk: Po! Po s’jam në Tiranë.

Gazetarja: Kur do vish këtej?

Qiramarrësi turk: Në datë 15.

Në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, drejtori Klajdi Meçi sqaroi se pas ankesës së banorëve, ka nisur verifikimi dhe rezultoi se punimet e turkut, ishin pa leje.

“Jemi vënë në dijeni nga banorët e pallatit. Nga ana e inspektorëve të Njësisë 5 është bërë verifikimi në terren dhe janë konstatuar punime në katin përdhe të një subjekti, biznesi, në pronësi të një shtetasi turk. Është konstatuar që janë bërë punime pa lejen përkatëse dhe për këtë janë mbajtur procesverbale. Jemi në pritje të vendimit me gjobë dhe të prishjes dhe kthimin në gjendjen e mëparshme. Ne si IMT, konstatojmë punimet nëse janë me leje, ose nëse janë pa leje. Në këtë rast janë konstatuar tre procese ndërtimore, gërmim, prishje fasade pa lejen përkatëse. Për këtë arsye mbahet konstatimi. Por, duke qenë se banorët ankohen për shtetasin turk se punimet që ai ka bërë prishin shtesën e pallatit ne si IMT i jemi drejtuar Institutit të Ndërtimit me kërkesë për informacion, sa i përket qëndrueshmërisë së objektit. Sepse Instituti i Ndërtimit është institucioni përkatës që merret me qëndrueshmërinë e objektit”, sqaroi drejtori Klajdi Meçi.

Për këtë arsye u mor vendimi për gjobë dhe për prishje. Ndërsa për dëmet, rasti është deleguar për vlerësim në Inspektoratin e Ndërtimit.

“Ne inspektuam objektin bashkë me dy inxhinierë nga Instituti i Ndërtimit dhe vumë re që janë bërë disa punime, të cilat kanë ndërhyrë në strukturën bazë të objektit, që janë kollonaT, muret lidhëse dhe muret mbajtëse. Inxhinierët bënë matjet përkatëse dhe besoj se shumë shpejt do të keni një raport ose një sugjerim për përforcime të mundshme nëse do të duhen, për ta kthyer objektin në gjendjen vidale të strukturës”, tha eksperti i Institutit të Ndërtimit./tvklan.al

alban hoxha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje