LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ti je spiun”, shefi i pyjores që vjedh energji elektrike ofendon qytetarin!

Ai thotë se Floriu (denoncuesi) ankohet se ai vetë i ka proceduar një të afërm për prerje pyjesh.

16 Maj 2025, 20:56 Nga N.F
“Ti je spiun”, shefi i pyjores që vjedh energji elektrike
Foto ilustruese

PËRRENJAS- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe askush s’e shikon. Madje, gjatë ballafaqimit të tij dhe qytetarit që e denoncoi, ai e ofendon dhe e quan spiun.

Grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Bardhaj në Përrenjas, me ankesë të z. Flori Bogdani. 78 vjeçari ankohet se një banor fshatit Tahir Bogdani, punonjësi i pyjores, vjedh energji elektrike. Sipas tij, me lidhjet që Tahiri ka me policinë dhe me ata të dritave, ai ia ka hedhur paq gjatë gjithë kohës që mos të paguajë energji elektrike. Më pas pohon se punonjësi shtetëror nuk ka as kontratë, teksa bën gjithmonë lidhje të paligjshme.

“Njëherë e bëri te shtylla e dritave. U ankova dhe ia hoqën. Më pas e bëri te vëllai dhe ia hoqën. Tani te kablli që shkon te shtëpia e vëllait. Para se të shkojë te sahati ka zhveshur një pjesë dhe ka bërë lidhjen e paligjshme. Këtu e shohin të gjithë, po ai meqenëse është i pyjores dhe punojnë bashkë me ata të tjerët, nuk e ndalojnë” pohon i moshuari.

Fiksi shkoi te vendi që ka bërë lidhjen, filmojmë lidhjen dhe ndjekim kabllin që shkon te banesa e Tahirit. Më pas, denoncuesi telefonon inspektorin e policisë së zonës, të cilit i thotë se sërish qytetari me lidhje. Punonjësi nuk reagon, ndërsa qytetari i pohon se ka lajmëruar edhe Fiksin. “I kemi bërë veprimet dhe kemi njoftuar ata të dritave” pohon inspektori. Fiksi e pyet inspektorin se çfarë veprimesh ka bërë, por ai e mbyll telefonin.

Gazetarët takojnë punonjësin shtetëror, bashkë me denoncuesin. Tahiri thotë se është te Zona e Mbrojtur Shebenik – Jabllanicë (Park Kombëtar) dhe ka një sipërfaqe të mëdha që duhet të monitorojë për prerje pyjesh. Ai thotë se Floriu (denoncuesi) ankohet se ai vetë i ka proceduar një të afërm për prerje pyjesh. Fiksi i thotë se, nëse e ka bërë diçka të tillë, ka zbatuar ligjin dhe detyrat, por Fiksi filmoi lidhjen e paligjshme që vetë Tahiri ka bërë.

Punonjësi i pyjeve debaton me denoncuesin, madje i thotë “, spiun, jazëk të qoftë” dhe e pështyn. Të dy debatojnë për një moment dhe Tahiri nuk pranon që të shkojë bashkë me grupin e Fiksit te vendi i lidhjes së paligjshme. Ai largohet dhe grupi i Fiks Fare e ndjek, ndërsa thotë se “kam respekt për ju, por duhet të largohem”.

Pas disa minutash, shefi i pyjores vjen sërish dhe jep intervistë, ku thotë se i është hequr sahati i dritave kohë më parë dhe se ata të elektrikut s’ia kanë sjellë. Fiksi i kërkon disa herë që të shkojnë te lidhja, ai s’pranon. Thotë se nuk ka bërë ndonjë shkelje, por Fiksi i bën me dije se lidhja është atje dhe mund ta verifikojnë. Sërish nuk pranon të shkojmë te vendi që është bërë lidhja dhe ikën me makinë!

Grupi i Fiks Fare shkon te OSHEE Përrenjas, ku një punonjës thotë se Tahir Bogdanit (punonjësi i Pyjores) është debitor. I janë hequr dritat në vitit 2018 dhe ka edhe një procesverbal. Sipas tij, ai nuk duhet të ketë drita pasi është abonent problematik.

Fiksi i bën me dije se denoncuesi ka bërë disa ankesa në polici dhe në OSHEE për këto lidhje. “Kemi shkuar disa herë, po s’kemi gjetur lidhje. Sa shikon makinën tonë ndoshta i heq” thotë punonjësi. Fiksi i thotë po tani, që ka bërë këtë lidhje?! “Do të flas me shefat dhe po të kemi makinë do të shkojmë” përfundon ai./ TCH

shefi i pyjores

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj