Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas saj djali u rikthye në banesë kur erdhi policia dhe theksoi se u mor në pyetje menjëherë nga efektivët.
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar ditën e sotme në Maliq. Ngjarja ndodhi në fshatin Sheqeras ku 14-vjeçari E.Plaka ka goditur me thikë 15-vjeçarin A.Prrenjasi. I mituri po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Nëna e 14-vjeçarit është shprehur se të miturit janë zënë disa herë më njëri-tjetrin. Çelnike Plaka theksoi se njihet me familjen e të plagosurit teksa shtoi se kanë biseduar në konfliktet e kaluara. Sipas saj djali u rikthye në banesë kur erdhi policia dhe theksoi se u mor në pyetje menjëherë nga efektivët. Ajo i bëri thirrrje familjes së 15-vjeçarit që të zgjidhin së bashku këtë problem.
“Nuk e dija se isha në shpi, sa dola te rruga ma thanë që është zënë. Mora vesh që është zënë me thikë, por për djalin nuk e di se si është tani. Ziheshin shumë me atë djalin, dilnin me shokët por ziheshin shumë, kishte shumë debate me atë djalin. Ai e tallte djalin.
Ai ka folur me familjen, por prapë janë zënë sot. Familja na ka thënë nuk do keni asnjë grindje, mos u shqetësoni. Ne njihemi si familje, thanë nuk do keni më shqetësime, por prapë u zunë sot. Në mëngjes djali ishte në shkollë. Rreth orës 2 do ketë qenë kur erdhi. Unë nuk e pashë nëse mori gjë nga shtëpia, thjesht kur më thanë që është zënë me thika.
Ishte shumë i shqetësuar. Në atë moment erdhi dhe policia dhe thanë që duhet të gjejmë thikën. Nuk erdhi në shtëpi direkt pas konfliktit, erdhi më pas. Ishte te gjyshja, më pas erdhi tek unë në momentin që erdhi edhe policia. Në ato momente policia e mori në pyetje dhe e mori me vete, tha duhet të gjejmë edhe thikën. Ai tha se ishte një thikë e vogël, nuk më tha ku e kishte marrë. I tha policisë: ishte një thikë e vogël, e hodha se u frikësova.
Me shokët e klasës shkon mirë, me një që ka patur debat e kanë zgjidhur. Në shkollë shkon rregullisht. Nuk kam mundur të flas me familjen e djalit. Do i thoja familjes së djalit të qetësoheshim dhe ta zgjidhnim këtë problem se janë fëmijë dhe do shkonin shumë gjëra më keq,” u shpreh Çelnike Plaka, nëna e autorit.
fotot ilustruese MALIQ- Një plagosje me thikë u raportua ditën e sotme në fshatin Sheqeras në Maliq, ku një 14-vjeçar ...
foto ilustruese TIRANË - Për më pak se një orë në kryeqytet do të mbahet edhe protesta e thirrur nga Partia Demokratike ...
Aksidenti SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin rrugor të regjistruar ditën e djeshme n&eum...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHUPENZË- Reshjet intensive të shiut kanë "pushtuar" vendin teksa janë regjistruar problematikat e para n&eu...
celibashi TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur lidhu...
foto ilustruese TIRANË- Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) nisi punimet në Tiranë, ku 49 liderë europianë ...
Foto ilustruese TIRANË- Nëpunësit e administratës publike si në institucionet qendrore edhe në ato vendore apo...
foto ilustruese MALIQ- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sheqeras në Maliq. Sipas informacioneve policore,...
Foto ilustruese KOSOVA- Shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrisë së Shtetev...
Nga data 16 maj deri më 21 qershor 2025, Shqipëria do të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme muziko...