Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Lënda narkotike është shitur, shpërndarë dhe dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.
TIRANA- SPAK ka dërguar sot për gjyq 11 persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Ata janë Besnik Spata, Ermelind Pupa, Erind Agalliu, Geraldo Seferaj, Dorjan Luzaj, Kevin Qevani, Toni Kota, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha, Altin Musta dhe Nikollaq Godo.
Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Lënda narkotike është shitur, shpërndarë dhe dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.
Në njoftimin e SPAK thuhet se karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ishte bashkëpunimi mes tyre dhe ndërveprimi me grupe të tjera kriminale. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e Finlandës për veprimtarinë kriminale.
Veprimtaria kriminale
Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike me rrezikshmëri të lartë (marihuanë, amfetaminë, tableta ekstazi, kokainë etj) dhe të cilat më pas janë shitur, shpërndarë, dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.
Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ishte bashkëpunimi mes tyre dhe ndërveprimi me grupe të tjera kriminale. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e Finlandës për veprimtarinë kriminale.
Nga provat e administruara rezulton e provuar:
Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 11.2.2023 në Vuosaari, Helsinki, Finlandë.
Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 1.3.2023 në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.
Marrja në Lempäläs Finlandë dhe më pas transportimi dhe shitja e 38 kg amfetaminë dhe 5-6 kg amfetaminë, në Porvoo Finlandë, gjatë periudhës 21.3.2023 – 9.4.2023.
Marrja, ruajtja, shitja gjatë periudhës 1.3.2023 – 18.9.2023, konkretisht e 10 kg kokainë në fillim të muajit mars 2023; 50 kg mariuhanë në mars 2023; 20 kg amfetaminë në mars 2023; 3 kg kokainë në prill të vitit 2023; 20 kg amfetaminë në prill 2023; 15 kg amfetaminë në fillim të qershorit 2023; 2-4 kg kokainë në mes qershori 2023 dhe 51 kg amfetaminë, në korrik-gusht 2023, 10 kg amfetaminë në fillim gushti 2023; 2-4 kg kokainë në mes gushti 2023; 10 kg kokainë në fund gushti 2023, si dhe 45 kg amfetaminë në shtator 2023, në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.
Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja gjatë periudhës 15.12.2022 – Mars 2023, konkretisht: 30 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 15.12.2022 -2.1.2023; 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 3.1.2023 – 4.3.2023, si dhe 30-50 kg amfetaminë e përgatitur për trafikim dhe shitje, por e mbetur në tentativë për periudhën kohore pas datës 3.3.2023, në Turku, Finlandë.
Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja e konkretisht 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 27.12.2021-26.1.2023; 5 kg kokainë gjatë periudhës 24.2.2023 – 11.4.2023, si dhe 45.890 kg amfetaminë, 8.885 kg kokainë, 1620 copa tableta Oxydolor (Oksikodon) 80 mg, 56 tableta Bunorfin, 8 mg, si dhe pesë flasterë Durogesic 100 mikrog/orë më datë 28.3.2023 në Finlandë.
Trafikimi përmes shërbimit postar të mbi 200 kg marihuanë nga Spanja në Finlandë gjatë intervalit kohor, 15.4.2024 – 8.8.2024 dhe shpërndarjen e kësaj lënde tek grupet e tjera kriminale.
Sigurimi dhe shitja në Finlandë e 6 kg kanabis si dhe 250 gr kokainë nga data 9.11.2023 deri 21.12.2023 në Vantaa dhe Helsinki, Finlandë; 32 kg kanabis, nga data 23.12.2023-15.4.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 9777 tableta ekstazi në periudhën kohore 8.2.2024-30.4.2024 në Helsinki dhe në Espoo, Finlandë; 1 kg kokainë më datë 13.2.2024 në Espoo, Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 19.2.2024 deri datë 20.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 20.2.2024 deri datë 22.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 134 kg kanabis nga data 15.4.2024 deri më datë 18.6.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 87 kg kanabis nga data 30.8.2024 deri më datë 24.9.2024, në Helsinki, Espoo dhe Vantaa, Finlandë; si dhe 250 gramë kokainë, nga data 22.9.2024 deri në datë 24.9.2024 në Helsinki dhe në Vantaa, Finlandë.
Për hetimet kaë dhënë ndihmesën e tyre; Zyra e Oficerit Ndërlidhës së Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën si edhe “Rrjeti @ON”, i financuar nga Komisioni i Bashkimit Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).
Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e shërbimit të policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë intesivisht hetimit për proçedimin penal nr.147 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në veprimtari të kundraligjshme, të konstatuara gjatë hetimeve paraprake./Dosja.al
Pamje TIRANË- Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erdia Skëndaj, ka reaguar pas shoqërimit të protestuesve gjatë tub...
Foto ilustruse TIRANA- SPAK ka dërguar në gjyq 11 persona, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike drejt ...
Foto ilustruse LEZHA- Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku nj&eum...
Foto TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar një fotografi nga protesta e zhvilluar këtë të hë...
TIRANË- Monedha europiane, Euro ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj kundrejt lekut shqiptar gjatë dekadës s&e...
Edi Rama dhe Kadri Morinaj TIRANË- Koncerti i këngëtarit legjendar italian 'Zucchero Fornaciari' që u mbajt më datë 21 k...
Mariglen Koroveshaj ROSKOVEC- Shefi i stacionit policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, ka rrëfyer momentet e negociatave me a...
TIRANË- Protestuesit kanë ironizuar shefin e komisariatit nr.1, Ervin Hasrama, pasi ky i fundit u godit në protestën e 23 k...
Edison Lika TIRANË- Aktivisti Edison Lika u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Duke folur për News 24 para&...
Arben Kola TIRANË- Një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, i cila u shoqërua pak më herët nga policia ësht&...