Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Sipas dokumentit, ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve çoi në mobilizimin e mijëra qytetarëve në disa qytete të vendit, ndërsa një pjesë e demonstratave përfunduan me episode dhune,
Raporti i Sigurisë për Shqipërinë i publikuar nga Overseas Security Advisory Council (OSAC), një strukturë e Departamentit Amerikan të Shtetit që harton vlerësime të sigurisë për qytetarët dhe bizneset amerikane jashtë vendit, sjell për herë të parë një referencë të drejtpërdrejtë për Ishullin e Sazanit, duke e lidhur atë me një nga zhvillimet më të rëndësishme të vitit 2026 në Shqipëri.
Në raport thuhet se protestat kundër projektit të planifikuar të resortit turistik në Sazan nisën si demonstrata me karakter mjedisor, por më pas morën përmasa kombëtare dhe u shndërruan në protesta kundër korrupsionit qeveritar.
Sipas dokumentit, ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve çoi në mobilizimin e mijëra qytetarëve në disa qytete të vendit, ndërsa një pjesë e demonstratave përfunduan me episode dhune. Raporti e përfshin këtë zhvillim në analizën e tij mbi stabilitetin politik dhe sigurinë në Shqipëri, duke e cilësuar si një nga ngjarjet më domethënëse të vitit 2026.
Krimi mbetet shqetësimi kryesor
Përtej zhvillimeve politike, raporti evidenton se kërcënimi kryesor për vizitorët në Shqipëri vazhdon të jetë kriminaliteti. Sipas OSAC, kriminaliteti u rrit me rreth 17% gjatë vitit 2025, me ndikimin më të madh nga krimet e lidhura me trafikun e drogës, mashtrimet dhe veprat penale që përfshijnë armët. Ndërkohë, grabitjet ranë me rreth 21%, ndërsa edhe krimet e dhunshme dhe vrasjet shënuan ulje për të pestin vit radhazi.
Megjithatë, raporti thekson se Shqipëria vazhdon të ketë një prani të konsiderueshme të krimit të organizuar. Dokumenti përshkruan ekzistencën e rrjeteve kriminale të përfshira në trafik droge, pastrim parash, trafikim qeniesh njerëzore, zhvatje, prostitucion dhe korrupsion.
Një tjetër element që evidentohet është fakti se një pjesë e armëve dhe eksplozivëve të paligjshëm që qarkullojnë në Evropë kanë origjinë ose kalojnë tranzit përmes territorit shqiptar, ndërsa autoritetet shqiptare kanë shtuar përpjekjet për goditjen e këtyre rrjeteve.
Protestat politike dhe tensionet
Raporti kujton gjithashtu protestat që pasuan zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, të cilat u karakterizuan nga marshime të mëdha në Tiranë, bllokime të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe përdorim të mjeteve piroteknike, përfshirë kokteje Molotov të hedhura drejt ndërtesave.
OSAC vlerëson se demonstratat në Shqipëri janë të zakonshme dhe, edhe kur nisin në mënyrë paqësore, mund të përshkallëzohen shpejt në incidente të dhunshme, duke këshilluar udhëtarët amerikanë t'i shmangin ato.
Shqipëria nën kërcënimin e sulmeve kibernetike
Një kapitull i veçantë i raportit i kushtohet sigurisë kibernetike. Dokumenti vlerëson se Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve nga aktorë shtetërorë, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë Iranin dhe Rusinë.
Sipas raportit, gjatë vitit 2026 Irani kreu sulme kibernetike ndaj faqeve dhe sistemeve shtetërore shqiptare. OSAC paralajmëron se sulme të tilla mund të cenojnë infrastrukturën kritike dhe funksionimin e shërbimeve publike, duke krijuar pasoja të gjera për vendin.
Terrorizmi dhe siguria
Megjithëse Tirana klasifikohet si zonë me rrezik mesatar për terrorizmin ndaj interesave amerikane, raporti thekson se Shqipëria nuk ka përjetuar asnjë sulm terrorist të suksesshëm gjatë dekadës së fundit.
Megjithatë, vëmendje i kushtohet rrezikut që lidhet me radikalizimin e personave të kthyer nga Siria, si edhe aktiviteteve të lidhura me Iranin kundër kampit të organizatës MEK në Shqipëri.
Korrupsioni dhe sundimi i ligjit
Raporti vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht pas krijimit të SPAK-ut, i cili bashkëpunon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, korrupsioni në administratë, drejtësi dhe prokurime publike, mungesa e transparencës, si edhe ndikimi i interesave të fuqishme politike dhe ekonomike, vazhdojnë të konsiderohen pengesa serioze për forcimin e shtetit të së drejtës.
Çfarë këshillon raporti?
Në përfundim, OSAC rekomandon që qytetarët amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në Shqipëri, të shmangin protestat, të kenë kujdes nga vjedhjet dhe mashtrimet, të përdorin taksi të licencuara, të kufizojnë udhëtimet me makinë gjatë natës dhe të pajisen me sigurim shëndetësor përpara udhëtimit.
Megjithëse raporti evidenton përmirësime në bashkëpunimin ndërkombëtar të institucioneve shqiptare dhe në luftën kundër krimit të organizuar, ai arrin në përfundimin se kriminaliteti, korrupsioni, siguria rrugore dhe kërcënimet kibernetike mbeten sfidat kryesore për sigurinë në Shqipëri./Dosja.al
Pamje TIRANË- Një protestues ka shprehur pakënaqësitë e tij gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke ...
Pamje TIRANË- Një pensioniste nga Vlora ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë gjatë grumbullimit në Sheshin ...
Pamje SARANDA- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të kërkuar prej fillimit të këtij muaji, i dyshuar p&e...
TIRANA- Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, pë...
Foto gjatë protestës TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot diën e 58-të të revoltës qytetare ku...
Shpresim Koka BRITANI- Një shtetas shqiptar i cili ishte dënuar nga autoritetet britanike dy herë për vepra që lidhen me trafikun ...
Foto ilustruse TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 58-të. Qytetarët pritet të...
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati Plarent Ndreca i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë me një memorandum, p&...
Pamje TIRANË- Rozalinda Plaka ka dhënë dëshminë e saj para Policisë së Fierit në prani të një psikol...
Pamje TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përballur me protestuesit, pas përfundimi...