Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 58-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje në Bulevardin para kryeministrisë. Në protestën e zhvilluar disa ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.
Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve. Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Tubimi do të zhvillohet si çdo ditë para Kryeministrisë, ku protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një proces të ri politik që, sipas tyre, duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe përfaqësim më të denjë të qytetarëve.
Protestat janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndalur edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati Plarent Ndreca i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë me një memorandum, p&...
Pamje TIRANË- Rozalinda Plaka ka dhënë dëshminë e saj para Policisë së Fierit në prani të një psikol...
Pamje TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përballur me protestuesit, pas përfundimi...
Refit Buzi Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, pas kthimit nga Anglia kishte tentuar të riniste jetën në Shqipë...
Kurti dhe Sorensen KOSOVA- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një vizitë t&eu...
Foto ilustruse TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 11 persona për trafikim të rreth 900 kilogramëve l&e...
Foto ilustruse TIRANA- SPAK ka dërguar sot për gjyq 11 persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.&n...
Pamje TIRANË- Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erdia Skëndaj, ka reaguar pas shoqërimit të protestuesve gjatë tub...
Foto ilustruse TIRANA- SPAK ka dërguar në gjyq 11 persona, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike drejt ...
Foto ilustruse LEZHA- Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku nj&eum...