LIVE UPDATES
Aktualitet

Plarent Ndreca memorandum Dhomës së Avokatisë: Praktikat gjyqësore po cenojnë pavarësinë e avokatëve

Sipas memorandumit, analizohen pasojat që këto praktika mund të kenë mbi pavarësinë e avokatëve, krijimin e një hierarkie de facto ndërmjet Gjykatës së Posaçme dhe gjykatave të tjera, si edhe efektet që mungesa e ligjshme e mbrojtësit mund të sjellë mbi të drejtat procedurale dhe lirinë personale të personave nën hetim apo në gjykim

27 Korrik 2026, 18:11 Nga G.M
Plarent Ndreca memorandum Dhomës së Avokatisë: Praktikat
Plarent Ndreca

TIRANË- Avokati Plarent Ndreca i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë me një memorandum, përmes të cilit kërkon një reagim institucional ndaj praktikave gjyqësore që, po cenojnë pavarësinë e profesionit të avokatit, barazinë e armëve dhe garancitë e procesit të rregullt ligjor.

Në dokument, Ndreca thekson se shqetësimi i tij nuk lidhet me një rast individual apo me masën e gjobës së vendosur ndaj tij, por me standardin që po krijohet në praktikën gjyqësore, veçanërisht në Gjykatën e Posaçme, dhe ndikimin që ai ka në ushtrimin e mbrojtjes ligjore dhe të drejtat e të pandehurve.

Sipas memorandumit, analizohen pasojat që këto praktika mund të kenë mbi pavarësinë e avokatëve, krijimin e një hierarkie de facto ndërmjet Gjykatës së Posaçme dhe gjykatave të tjera, si edhe efektet që mungesa e ligjshme e mbrojtësit mund të sjellë mbi të drejtat procedurale dhe lirinë personale të personave nën hetim apo në gjykim. Ndreca i bën thirrje Dhomës Kombëtare të Avokatisë të reagojë institucionalisht për mbrojtjen e pavarësisë së profesionit dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor.

Më poshtë, memorandumi i plotë.

I nderuar Kryetar Haxhia, Të nderuar kolegë, anëtarë të organeve drejtuese të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë,

Historia e shtetit të së drejtës ka provuar se ai është aq i fortë sa është liria e qytetarit dhe pavarësia e avokatit për ti mbrojtur ata.

1. Ju drejtohem me këtë memorandum sepse besoj se ka ardhur momenti që profesioni i avokatit të reagojë institucionalisht. Nuk është në diskutim gjoba ndaj një avokati të caktuar. Nuk është në diskutim as një vendim gjyqësor i vetëm. Në diskutim është standardi që po krijohet në marrëdhënien ndërmjet gjykatës dhe mbrojtjes. Kur avokati trajtohet si subjekt që duhet administruar, disiplinuar apo vënë nën presion procedural, nuk dobësohet vetëm imazhi dhe reputacioni i profesionit, por një nga garancitë themelore të procesit të rregullt ligjor.

2. Për këtë arsye, kjo shkresë nuk është një reagim ndaj një rasti individual. Ajo është një thirrje që Dhoma Kombëtare e Avokatisë të marrë një qëndrim të qartë për kufijtë brenda të cilëve pushteti gjyqësor mund të administrojë procesin, pa cenuar pavarësinë e profesionit të avokatit dhe pa krijuar, përmes praktikës gjyqësore, detyrime apo pasoja që ligji nuk i njeh.

3. Rasti im në gjykimin e procedimit penal nr. 27/2024, në ngarkim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, shërben vetëm si një rast ilustrues që e bën të dukshëm këtë problem. Në atë rast, pamundësia ime për të marrë pjesë në seancë ka ardhur nga një konflikt objektiv orari me një proces tjetër gjyqësor, të caktuar më parë dhe në zhvillim prej një periudhe të gjatë. Gjykata është njoftuar me shkrim përpara zhvillimit të seancës dhe njoftimit i janë bashkëlidhur provat që dokumentonin angazhimin tjetër gjyqësor. Megjithatë, sipas sa më është bërë me dije nga kolegët e pranishëm në sallë, ndaj meje është vendosur gjobë me arsyetimin se konflikti duhej të ishte njoftuar që në seancën paraardhëse.

4. Për këtë arsye, kjo shkresë nuk përbën ankim ndaj masës së gjobës së vendosur ndaj meje dhe as synon të zëvendësojë mjetet procedurale që ligji parashikon për kundërshtimin e saj. Objekti i saj është të kërkojë angazhimin institucional të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë përballë një standardi gjyqësor që, përtej një rasti konkret, prek pavarësinë e profesionit të avokatit, barazinë e armëve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës së mbrojtjes. Problemi nuk qëndron te masa e vendosur në një rast të veçantë, por te praktika që ajo pasqyron dhe pasojat që kjo praktikë prodhon jo vetëm mbi statusin dhe funksionin e mbrojtësit, por edhe mbi të drejtat procedurale dhe lirinë personale të të pandehurve.

5. Problemi themelor nuk është masa e vendosur në një rast të caktuar, por standardi që krijohet kur gjykata nxjerr nga ligji një detyrim procedural që ai nuk e parashikon. Në praktikë, avokatit i kërkohet të deklarojë paraprakisht çdo konflikt të mundshëm të kalendarit profesional dhe mosrespektimi i këtij detyrimi të pakodifikuar përdoret më pas si bazë për ta cilësuar sjelljen e tij abuzive dhe për ta sanksionuar administrativisht. Një standard i tillë nuk gjen mbështetje në asnjë dispozitë ligjore dhe nuk mund të krijohet përmes praktikës gjyqësore. Në një shtet të së drejtës, detyrimet procedurale dhe pasojat e mosrespektimit të tyre duhet të jenë të përcaktuara qartë me ligj, të parashikueshme për subjektet dhe jo rezultat i interpretimeve rast pas rasti të gjykatës. Aq më tepër kur vetë gjykata cakton seancat pa praninë e avokatëve dhe pa verifikuar disponueshmërinë e tyre. Në këto kushte, nuk mund të transferohet mbi avokatin përgjegjësia për një konflikt kalendari që ai nuk e ka krijuar dhe as mund ta parandalojë. I njëjti angazhim profesional që në një proces përbën shkak legjitim për shtyrjen e seancës, nuk mund të trajtohet në një proces tjetër si sjellje e dënueshme e mbrojtësit.

6. Avokati ka detyrimin të njoftojë dhe të provojë pamundësinë objektive sapo ajo lind ose bëhet e njohur. Por ai nuk mund të detyrohet të raportojë paraprakisht kalendarin e tij profesional dhe as të sanksionohet për konflikte objektive të krijuara nga mbivendosja e seancave. Një interpretim i tillë transferon mbi avokatin barrën e administrimit të kalendarit gjyqësor dhe cenon pavarësinë e profesionit. Ligji nr. 55/2018 e njeh avokatinë si profesion të lirë, të pavarur dhe autonom, në funksion të interesit të klientit. Për rrjedhojë, kompetenca e gjykatës për të administruar procesin nuk mund të shtrihet deri në administrimin e veprimtarisë profesionale të avokatit. Pavarësia e avokatit nuk është privilegj profesional. Është garanci kushtetuese që qytetari të ketë një mbrojtje të lirë nga çdo formë presioni institucional.

7. Kjo qasje mbështetet edhe nga Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit (CETS nr. 226), e nënshkruar edhe nga Republika e Shqipërisë. Edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi për Shqipërinë, nënshkrimi i saj përbën një orientim të rëndësishëm për standardin që shteti është thirrur të respektojë. Konventa garanton ushtrimin e pavarur të profesionit të avokatit, njeh rolin e organizatave profesionale në mbrojtjen e kësaj pavarësie dhe kërkon që çdo kufizim ndaj ushtrimit të profesionit të jetë i parashikuar me ligj dhe i domosdoshëm në një shoqëri demokratike.

8. Problemi bëhet edhe më i dukshëm kur krahasohet mënyra se si gjykatat trajtojnë mungesën e mbrojtësit me atë të përfaqësuesit të akuzës. Ndaj avokatit, edhe një pamundësi objektive e njoftuar dhe e dokumentuar mund të shoqërohet me gjobë dhe pasoja procedurale. Ndërkohë, mungesa e prokurorit zakonisht justifikohet me deklarimin e angazhimeve të tij funksionale, pa të njëjtin praktikë dokumentimi dhe pa pasoja të krahasueshme. Ky nuk është thjesht një trajtim i ndryshëm administrativ, por një qasje e dyfishtë që e vendos mbrojtjen në pozitë më të pafavorshme se akuza, në kundërshtim me parimin e barazisë së armëve.

9. Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e konsideron barazinë e armëve si element thelbësor të procesit të rregullt sipas nenit 6 të Konventës. Sipas këtij rregjimi procedurial, asnjëra palë nuk mund të vendoset në një pozitë proceduralisht më të pafavorshme se pala kundërshtare. Për rrjedhojë, mbrojtja nuk mund t'i nënshtrohet detyrimeve, barre prove ose 2 pasojave procedurale më të rënda se ato që zbatohen ndaj akuzës. (Bulut kundër Austrisë, 22 shkurt 1996; Borgers kundër Belgjikës, 30 tetor 1991; Foucher kundër Francës, 18 mars 1997.)

10. Në një proces penal, mbrojtja duhet të ketë mundësi reale për të ushtruar funksionin e saj, pa u vendosur në disavantazh procedural ndaj akuzës. Për këtë arsye, çdo masë gjobe ndaj avokatit duhet të mbështetet në një sjellje realisht abuzive dhe të respektojë garancitë minimale të procesit të rregullt: verifikimin efektiv të shkakut të mungesës, dëgjimin e avokatit, arsyetimin konkret të vendimit dhe proporcionalitetin e masës. Këto garanci bëhen edhe më të domosdoshme kur sjellja procedurale e mbrojtësit përdoret për të prodhuar pasoja mbi lirinë personale të të pandehurit.

11. Një pasojë edhe më e rëndë se gjoba ndaj avokatit shfaqet në interpretimin e nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale për pezullimin e afateve të paraburgimit. Dispozita e lidh këtë pasojë vetëm me sjelljen e të pandehurit ose të mbrojtësit të tij dhe kërkon një lidhje të drejtpërdrejtë midis shkakut të shtyrjes dhe subjektit ndaj të cilit prodhohet pasoja. Megjithatë, në praktikë kjo lidhje shkakësore shkëputet dhe pezullimi shtrihet edhe ndaj bashkëpandehurve që nuk kanë shkaktuar shtyrjen, nuk kanë mbetur pa mbrojtje dhe nuk kanë kryer asnjë veprim pengues. Në këtë mënyrë, një dispozitë që synon të parandalojë abuzimin procedural shndërrohet në mekanizëm për zgjatjen e kufizimit të lirisë së personave që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për shkakun e shtyrjes. Një interpretim i tillë bie ndesh me parimin e përgjegjësisë individuale, ligjshmërinë, sigurinë juridike, proporcionalitetin dhe garancitë e procesit të rregullt ligjor.

12. Ky interpretim bie ndesh me vetë tekstin dhe qëllimin e nenit 265. Dispozita parashikon një pasojë individuale, ndërsa praktika e shndërron atë në pasojë kolektive, duke rënduar pozitën edhe të të pandehurve që nuk kanë shkaktuar shtyrjen, nuk kanë mbetur pa mbrojtje dhe nuk kanë kryer asnjë veprim pengues. Bashkëgjykimi nuk shkrin pozitat procedurale të të pandehurve dhe as nuk justifikon transferimin e pasojave nga sjellja e një mbrojtësi ose të pandehuri te subjekte të tjera procedurale. Në të kundërt, pezullimi i afateve të paraburgimit humbet funksionin e tij si instrument kundër abuzimit procedural dhe shndërrohet në mekanizëm të zgjatjes së kufizimit të lirisë së personave që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për shkakun e shtyrjes. Një interpretim i tillë cenon parimin e përgjegjësisë individuale, interpretimin e ngushtë të normave që kufizojnë lirinë personale, sigurinë juridike dhe procesin e rregullt ligjor.

13. Një problem tjetër që evidentohet në praktikën e Gjykatës së Posaçme (posaçërisht) është krijimi de facto i një hierarkie ndërmjet saj dhe gjykatave të tjera, pa asnjë bazë ligjore. Në rastet e mbivendosjes së seancave, krijohet pritshmëria që angazhimi në këtë gjykatë të ketë përparësi automatike ndaj çdo procesi tjetër gjyqësor. Një model i tillë cenon autonominë profesionale të avokatit, të cilit ligji i njeh të drejtën dhe përgjegjësinë për të organizuar ushtrimin e mbrojtjes sipas interesit të klientit. Kompetenca e një gjykate nuk e autorizon atë të imponojë një rend prioritetesh ndërmjet proceseve gjyqësore dhe as të prezumojë se çështjet që shqyrton janë, për vetë natyrën e saj, më të rëndësishme se ato të gjykatave të tjera. Kompetenca nuk krijon epërsi institucionale. Ajo përcakton vetëm juridiksionin.

14. Një reagim institucional i Dhomës nuk nënkupton mbrojtjen e sjelljeve abuzive dhe as kufizimin e kompetencës së gjykatës për të administruar procesin. Ai nënkupton afirmimin e një standardi të qartë: avokati përgjigjet vetëm për sjellje realisht të pajustifikuara; gjykata nuk mund të krijojë detyrime apo pasoja procedurale pa bazë ligjore; ndërsa çdo masë që prek mbrojtësin ose të pandehurin duhet të jetë e individualizuar, e arsyetuar dhe proporcionale. Në të kundërt kthehet në instrument sulmi, nënshtrimi dhe cënimi të pavarësisë së profesionit. Një shtet i së drejtës nuk mund të pranojë standarde të ndryshme për akuzën dhe mbrojtjen, as transferimin e pasojave procedurale nga një subjekt te një tjetër.

Për këto arsye, i kërkoj Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë të trajtojë këtë problematikë si një çështje institucionale që prek pavarësinë e profesionit të avokatit, barazinë e armëve dhe 3 standardet e procesit të rregullt ligjor.

-Të miratojë dhe të bëjë publik një qëndrim institucional sipas të cilit konflikti objektiv i kalendarit gjyqësor, i njoftuar dhe i provuar në kohë të arsyeshme, nuk mund të trajtohet si sjellje abuzive apo si shkak për sanksionimin automatik të avokatit.

-Të adresojë pranë KLGJ-së dhe ILD-së rastet kur ndaj mbrojtësve vendosen masa disproporcionale ose pa garancitë minimale të procesit të rregullt.

-Të nxisë krijimin e një mekanizmi të përhershëm bashkëpunimi institucional me KLGJ-në, KLP-në, ILD, Ministrinë e Drejtësisë për standardizimin e praktikave që lidhen me ushtrimin e profesionit të avokatit dhe garantimin e proceseve të rregullta ligjore.

Këto janë vetëm disa nga problematikat që, sipas vlerësimit tim, kërkojnë një reflektim institucional mbi mënyrën se si ushtrohet profesioni i avokatit në Shqipëri. Në thelb, ato nuk lidhen vetëm me statusin e avokatit, por me kulturën kushtetuese të institucioneve tona në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Pavarësia e profesionit të avokatit është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij respekti: sa më i lartë të jetë respekti për Kushtetutën dhe të drejtat themelore, aq më i madh është respekti për rolin e avokatit si një nga garancitë themelore të shtetit të së drejtës.

Sigurisht, problematikat e trajtuara në këtë shkresë nuk i shterojnë shqetësimet që lidhen me ushtrimin e profesionit. Praktika gjyqësore ka njohur edhe situata të tjera shqetësuese, të cilat kulmuan deri në arrestimin e një avokati gjatë ushtrimit të detyrës në Elbasan, rast ndaj të cilit Dhoma e Avokatisë reagoi me të drejtë dhe me vendosmëri, por që akoma nuk ka përgjegjësi institucionale. Ky reagim dëshmoi se profesioni ynë di të bashkohet kur cenohet një nga garancitë themelore të mbrojtjes.

Ndaj, besoj se Dhoma e Avokatisë duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri të ushtrojë rolin e saj si zëri institucional i pavarur i profesionit. Në një sistem ku institucionet shpesh ndikohen nga dinamika korporatiste, interesa të ndryshme apo polarizimi politik, avokatia ka detyrimin të mbetet zëri i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ky rol nuk duhet të kufizohet në reagime ndaj rasteve individuale, por duhet të materializohet në një partneritet të përhershëm institucional me aktorët e tjerë të sistemit, me qëllim përmirësimin e standardeve të drejtësisë dhe garantimin e rolit të avokatit në procesin e politikëbërjes në fushën e drejtësisë.

Natyrisht ky nuk është një debat mbi autoritetin e gjykatës. Është një debat për kufijtë e ushtrimit të tij në një shtet të së drejtës. Autoriteti i gjykatës nuk forcohet duke kufizuar pavarësinë e mbrojtjes, por duke e garantuar atë. Sa më i lirë dhe i pavarur të jetë avokati në ushtrimin e funksionit të tij, aq më e besueshme bëhet drejtësia në sytë e qytetarëve. E ky besoj është një mision që na e imponon profesioni, për ta përmbushur sëbashku./Dosja.al 

plarent ndreca memorandumi

Sondazh

Poll

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët