LIVE UPDATES
Aktualitet

"Po ndërton godinë me 1350 euro për metër katror"/ Gonxhe i përgjigjet akuzave të PD: Shkarkesë balte mbi një procedurë ligjore

Gonxhe deklaron se akuza mbi investimin e godinës qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë, është një shkarkesë balte mbi një procedurë ligjore për ndërtimin e një vepre ambicioze.

19 Shtator 2023, 08:22 Nga A.B
"Po ndërton godinë me 1350 euro për metër katror"/
Gonxhe dhe Balliu

TIRANË- Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), iu është përgjigjur akuzave të shefit Organizimit në PD, Klevis Balliu, i cili kërkoi nisjen e hetimeve për të. 

Përmes një reagimi, Gonxhja thotë se akuza mbi investimin e godinës qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë, është një shkarkesë balte mbi një procedurë ligjore për ndërtimin e një vepre ambicioze.

REAGIMI:

E shtuna komuniste e Balliu JR në foltoren e PD-së së Non Gratës!

Jo për Saliun, as për Fahriun, nga të cilët është krenari të akuzohesh, por për transparencë publike dhe në respekt të ekipit të DPSHTRR, sqaroj se akuza e radhës mbi investimin e godinës qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë, sipas projektit të arkitektit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Stefano Boeri, nuk është veçse një shkarkesë balte mbi një procedurë ligjore për ndërtimin e një vepre ambicioze kombëtare, një Landmark për kryeqytetin dhe motiv frymëzimi e prestigji teknologjik!

Injoranca dhe banaliteti, fatkeqësisht refren në axhendën e PD-së së Saliut, nuk bëjnë dot pis punën e një enti si DPSHTRR, që pa financim buxhetor, falë mirëadministrimit, në një hark kohor rekord, përfshirë emergjencat e pandeminë, pasi ka transformuar anë e mbanë vendit shërbimin, ia del të gjenerojë me vetëfinancim fonde edhe për selinë e Automotorizimit Shqiptar????????, me një standard inxhinierik modern!

Duke i kërkuar ndjesë profesionistëve të ndërtimit, po e ul tani bisedën në nivelin e teknikaliteteve të “opozitës”:

Skandali! Gonxhja po ndërton me 1,350 Euro m2! Jo, shifra nuk është e saktë! Nëse vijojmë në Euro, kosto e prokuruar rezulton 1,262 Euro m2! Por kësaj Balliu JR duhet t’i zbresë:
-Prishje, evadimin e strukturës ekzistuese, dëmtuar nga tërmetet dhe e pariparueshme, ekspertuar nga Instituti i Ndërtimit, aktualisht rrezik për paqëndrueshmëri konstruktive;
-Mobilimin total të objektit, zyrave, sallave, holle e hapësira shërbimesh;
-Instalime e pajisje klimatizimi total;
-Instalime sisteme e pajisje antizjarri;
-Spostim i ambienteve të serverave qëndror, në lokacion të ri provizor;
-Sisteme totale ndriçimi, monitorimi;

Kësisoj kosto ndërtimore rezulton në 946.5 Euro për m2, përfshirë TVSH! Ose në 789 Euro për m2 pa TVSH!

Meqë zemra e Balliut JR rreh tek Astiri, pikë krahasimi referim për m2, i kujtoj edhe se kostoleverdishmëria e ndërtimit civil rrjedh nga objekte 10-12 kate, pra sa mbi dyfishi i objektit (ndërtim publik) të DPSHTRR (vetëm 5 kate mbi tokë), ku edhe katet e parkimeve nëntokësore përkthehen në uljen e kostos mesatare për m2 sepse zakonisht shiten, jo si në rastin e dy kateve nën tokë me 40 poste parkimi dhe përforcimeve konstruktive të objektit të DPSHTRR! Ndikim sjellin edhe çmimet e kateve tregtare e dyqanet!

Unë, ekipi im dhe DPSHTRR nuk kemi asnjë kompleks, që të mbrojmë apo justifikojmë asgjë, aq më tepër kur procedura në fjalë është tërësisht e verifikueshme për zërat, volumet, standardet e furnizimet që përfshin. Praktika është subjekt konstant auditimesh e kontrollesh, zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nën konkurrencë operatorësh!

P.S: Në lidhje me akuzat e tjera të së Shtunës Komuniste, pjesërisht copy paste portalesh abuzive, të cilave u jam përgjigjur, disave me vite rresht, reagimi im vijon, pa cënuar fundjavat dhe pa i marrë kohë të çmuar orarit zyrtar të punës, duke e ndarë trajtimin e baltës integrale në paketat: “Familjare” dhe “DPSHTRR”! 

(Në imazhe edhe “selia” aktuale e DPSHTRR, trashëgimi e PD dhe LSI, në kushte turpëruese për një institucion kombëtar, shëmtirë me shtesa pa leje mbi trotuar, që e gjeta pa asnjë pëllëmbë truall përreth të regjistruar në pronësi, humbur edhe pragun, edhe oborrin funksional, madje “harruar” pa regjistruar edhe njollën nën objekt, e shumëdëshiruar për pallat, sot tërësisht pronë e DPSHTRR pasi e shtetëzuam dhe regjistruam korrektësisht në ASHK!)

klevis balliu bledi gonxhe

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez