18 Shtator 2023, 22:55
Nga I.A

TIRANË- Një shoqëri ndërtimi denoncon njërin prej ish-aksionerëve të saj, Sabri Shera, se ka bërë kontrata pa miratimin e kompanisë edhe pasi kontrata e bashkëpunimit ishte revokuar.
Sipas kontratës së bashkëpunimit në 16 Nëntor 2017, Sabri Shera figuron si investitor i parë dhe shoqëria e ndërtimit është investitor i dytë. Të dy palët morën përsipër të bashkëpunonin për ndërtimin e një objekti në kryeqytet, ku do të njihnin si ekskluzive një kontratë sipërmarrjeje me palën pronare të truallit të vitit 2012.
Pasi të zbardhej leja zhvillimore, pala pronare do të merrte 38 përqind të ndërtimit, 60 përqind Sabri Shera dhe 2% shoqëria. Shoqëria shprehu dakordësinë, që të drejtën e ndërtimit do ta kryente Sabri Shera, kurse leja zhvillimore do të ishte në emër të kompanisë.
Shoqëria me administrator Saim Ketën dhe ortak Mustafa Kurtin, vendosi të revokojë marrëveshjen e bashkëpunimit në Korrik 2022.
Me revokimin e saj kontrata e bashkëpunimti e humbi fuqinë juridike dhe nuk prodhon më asnjë pasojë të tillë për palët e mësipërme.
Por me ndihmën e noteres Perian Bodinaku, Sabri Shera përdori një prokurë të përgjithshme të Korrikut 2020, për të lidhur kontrata sipërmarrjeje, prenotime apartamentesh dhe njësish tregtare me qytetarë të ndryshëm.
Por, ka një problem: Në vitin 2022 Sabri Shera me revokimin e kontratës së bashkëpunimit, u zhvesh nga fuqia juridike.
Ndërkohë, në Prill 2023 shoqëria e ndërtimit shitet dhe kalon në pronësi të një administratori të ri, i cili për më tepër nuk shihet të figurojë në asnjë prej kontratave të reja të prenotimit, edhe pse nga një kërkim i thjeshtë në QKB, dukshëm shihet se ka administrator të ri.
Vetë noterja që revokoi kontratën e bashkëpunimit dhe zhveshi Sabri Sherën nga veprimtaritë juridike, për llogari të Sabri Sherës në këtë vendim sot i hap rrugën atij të kryejë veprime serioze në emër të këtij subjekti.
Në vitin 2023, kompania shitet, kishte një tjetër administrator dhe u shit tek një administrator i ri mbi të cilin kanë rënë këto pasoja të rëna. Noterja duhet të klikonte në QKB dhe të kontrollonte të dhënat dhe do të shihte se çdo gjë ka ndryshuar.
Marrë nga Tv klan
sabri shera mustafa kurti
Aktualitet
18 Shtator 2023, 22:50
I.A
Sheila
TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli historinë e një vajze 8 vjeçare e cila kujdeset për gjyshen e saj të sëmur&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 22:40
I.A
Fredi beleri
TIRANË- Në Shqipëri Gykata e Posaçme e Apelit refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit t&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 22:32
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse nga operacioni "Tempulli", ku u arrestuan qindra shpërndarës drog...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 22:17
I.A
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu u tregua i ashpër në reagimin e tij për ndërhyrjen e shtetit grek në mbrojtje t&...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 21:51
I.A
Foto ilustruese
VLORË- Kontrollet nga RENEA dhe FNSH-ja në Vlorë po vazhdojnë dhe ditën e sotme. Mësohet se nga postobll...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 21:45
I.A
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ndau me publikun përvojën e kësaj vere turistike si dhe nënvizoi të mirat dhe pr...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 21:19
I.A
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, ka komentuar operacionin e policisë "Tempulli", ku pati qindra të arrestuar për shpë...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 21:04
I.A
Policia italiane
ITALI- Një ngjarje terror është regjistruar në Itali. Quotidianodipuglia shkruan se dy persona, babë e ...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 20:01
Blerina Gjoka
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria parashikon që të kthejë lojërat e fatit 5 vite pasi miratoi me bujë një ligj për nd...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 19:26
I.A
GREQI- Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë rrëzoi edhe një herë kërkesat për lirimin nga burgu të Fredi Beleri...