LIVE UPDATES
Aktualitet

E braktisur nga e ëma, me babanë në burg/ Historia e 8-vjeçarjes që kujdeset për gjyshen e sëmurë

E moshuara thotë se kujdeset për mbesën që kur ka lindur, pasi e ëma e ka braktisur, por tani e ka të pamundur ta bëjë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

18 Shtator 2023, 22:50 Nga I.A
E braktisur nga e ëma, me babanë në burg/ Historia e
Sheila

TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli historinë e një vajze 8 vjeçare e cila kujdeset për gjyshen e saj të sëmurë 74-vjeçare. Sheila, nxënëse e klasës së dytë, jeton vetëm me gjyshen e saj, e cila tregon se mbesën e ka rritur vetë.

“Babin e ka në burg, e ëma e ka braktisur,  unë e kam rritur e vetme, por tani jam e sëmurë nuk i shërbej dot. Jemi në kushte shumë të vështira ekonomike dhe e mitura gatuan edhe për mua”, thotë 74-vjeçarja.

Të ardhurat e vetme të Sheilës dhe gjyshes janë pensioni i të moshuarës me të cilin paguajnë qiranë  e shtëpisë. Ato jetojnë në  Tiranë në rrugën “Jordan Misja”. E moshuara thotë se kujdeset për mbesën që kur ka lindur, pasi e ëma e ka braktisur, por tani e ka të pamundur ta bëjë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Sheila edhe pse në këto kushte, kurrë nuk është ankuar për asgjë. Por gjyshes i dhimbset e vogla e saj që është rritur para kohe, ndaj iu drejtua edhe emisionit Fiks Fare për ndihmë.

Ndërkohë 8-vjeçarja tregon se mungon shpesh në shkollë për shkak të gjendjes shëndetësore të gjyshes. “Sot nuk shkova në shkollë se nëna ishte sëmurë, dhe kështu mungoj shpesh”, thotë 8 vjeçarja.

Sheila thotë se zgjohet në orën 5 të mëngjesit, pasi i jep ilaçet gjyshes, duhet të bëjë mëngjesin , të lajë, pastrojë, bëjë të gjitha punët e shtëpisë. “Zgjohem që në 5 të mëngjesit bëj punët pastaj shkoj në shkollë, edhe mungoj kur është gjyshja sëmurë”, tregon e mitura.

Ndërkohë për prindërit flet pak, ajo thotë se të atin në burg nuk e ka takuar se nuk ka kush ta çojë ta takojë, vetëm komunikon me të në telefon, ndërsa me të ëmën nuk flet fare.

Në prezencë të gazetarëve ajo gatuan mëngjesin e gjyshes. Në frigorifer ka vetëm një kokërr vezë dhe atë nuk mendon ta hajë vetë por ia gatuan nënës se më pas do të marrë ilaçet. Më pas do lajë rrobat. Kur gazetarët e pyesin se për çfarë ka nevojë ajo përgjigjet: Kam nevojë për lodra, rroba, mjete mësimore.

Edhe pse shkolla ka nisur Sheila akoma nuk ka mjete mësimore, pasi nuk ka me çfarë t’i blejë.

“Nuk kam blerë akoma mjetet, të gjitha shoqet e mija i kanë blerë”, i pohon ajo gazetarëve të Fiksit.

Marrë nga Top Channel

sheila

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës