"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja Urbane 2.0, Rama: Shoqëria është bërë më kërkuese! S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Kallëzimi në SPAK nga fisi Bajri/ Deputetja Koçeku: Nuk shqetësohem, qëndroj pas mesazhit tim 9 Korrik, 21:48 ...
Sipas policisë, të arrestuarit akuzohen për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën edhe dokumente të falsifikuara, me të cilat dyshohet se kishin mundur të largoheshin nga territori i Maqedonisë së Veriut.
DURRËS- Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi rezultonin në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për disa vepra të rënda penale.
Sipas policisë, të arrestuarit akuzohen për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën edhe dokumente të falsifikuara, me të cilat dyshohet se kishin mundur të largoheshin nga territori i Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe një shtetas tjetër maqedonas, i dyshuar se u ka siguruar dy personave dokumentet false. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.
Policia bën me dije se ata u kapën në Durrës ndërsa kërkoheshin nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Në momentin e arrestimit, atyre iu gjetën edhe dokumente false, me të cilat dyshohet se kanë dalë nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, operacioni ndërkombëtar i koduar “Fury”.
Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të shtrirë në kohë ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe partnerëve të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) në ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe në Shkup.
Arrestohen në Durrës 2 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Në momentin e ndalimit, atyre iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat dyshohet se i kanë përdorur për të dalë nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Arrestohet në flagrancë dhe shtetasi nga RMV-ja, që dyshohet se iu ka siguruar të kërkuarve, dokumentet false.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe intensiv ndërmjet strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë, përmes skuadrave të përbashkëta hetimore dhe aksioneve të koordinuara operacionale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSh, në bashkëpunim me partnerët ligjzbatues amerikanë me prezencë në rajon, me shërbimet e DVP Durrës dhe me homologët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, finalizuan operacionin e koduar “Fury”.
Në kuadër të këtij operacioni u lokalizuan, u kapën në Durrës dhe u vunë në pranga shtetasit M. Xh., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji. Për këta shtetas, INTERPOL ka lëshuar urdhra arresti ndërkombëtar për: vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje të veprave penale në kuadër të organizatës kriminale, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë iu gjetën të arrestuarve dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë përdorur për të udhëtuar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim shmangien e sistemit të drejtësisë në këtë vend.
Në vijim, u arrestua në flagrancë shtetasi nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Xh. R., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi dyshohet se iu ka siguruar shtetasve të kërkuar, dokumentet e identifikimit të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit gjen rastin të falënderojë edhe një herë, partnerët strategjikë ligjzbatues amerikanë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) në ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe në Shkup, për bashkëpunimin, asistencën dhe koordinimin në këtë operacion të përbashkët./Dosja.al
Foto TURQI- Samiti i NATO-s në Ankara nuk u shoqërua vetëm me diskutime për sigurinë ndërkombëtare dhe çësht...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë p...
Shtjefën Ziçi SHKODËR- Janë publikuar pamje nga momenti ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi del me çifte në do...
foto ilustruese Evropa vazhdon të mbështetet te armët amerikane për riarmatosjen e saj. Kjo u bë e qartë edhe në sa...
Foto ilustruese BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar masa sigurie për 11 persona të dyshuar për ushtrim të paligjsh&e...
foto ilustruese DURRËS- Më kërkesë të prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka caktuar masat ‘Arrest n&...
Besnik Hida Dosja për vrasjen e biznesmenit Besnik Hida në Lushnjë i ka kaluar gjykatës, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK...
Foto ilustruese ITALI- Një gjykatë në Itali ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në...
Foto EKUADOR- Policia Kombëtare dha më shumë detaje rreth funksionimit të një organizate të dyshuar kriminale të dedikua...
pamjet KURBIN- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktimë mbeti Ilir Gjini. Bëhet me dije ...