"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja Urbane 2.0, Rama: Shoqëria është bërë më kërkuese! S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Kallëzimi në SPAK nga fisi Bajri/ Deputetja Koçeku: Nuk shqetësohem, qëndroj pas mesazhit tim 9 Korrik, 21:48 ...
Për shkak të gjendjen së rëndë, autori ende nuk ka dhënë një dëshmi për policinë, por burime pranë palës mbrojtëse bëjnë me dije se do t’i qëndrojnë faktit se vrasja ka qenë aksidentale.
SHKODËR- Janë publikuar pamje nga momenti ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi del me çifte në dorë për të vrarë bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi. I moshuari del nga banesa i armatosur me armë gjahu dhe drejtohet drejt gruas për ta vrarë, duke e qëlluar me dy plumba.
Nga kamerat e sigurisë që policia disponon, Shtjefën Ziçi i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij të ndjerë, gjë për të cilën kanë bërë debat. Menjëherë pas debatit, 62 vjeçari ka hyrë në banesë ka marrë çiften që kishte me leje dhe ka qëlluar bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.
Për shkak të gjendjen së rëndë, autori ende nuk ka dhënë një dëshmi për policinë, por burime pranë palës mbrojtëse bëjnë me dije se do t’i qëndrojnë faktit se vrasja ka qenë aksidentale. Sipas palës mbrojtëse, Shtjefën Ziçi ka marrë çiften për ta pastruar dhe nuk ka qenë në dijeni se ka patur plumba brenda, pasi ditë më parë vetë bashkëshortja e kishte mbushur, duke mos e vënë në dijeni burrin e saj.
Megjithatë nisur nga pamjet e deritanishme dhe dëshmitë si dhe hetimet paraprake, policia dyshon se pista e vrasjes lidhet me xhelozinë mes çiftit. Në momentet e para arrestimit, autori i dyshuar i ka thënë grupit hetimor në vendngjarje se nuk është penduar për ngjarjen, por kjo nuk është ende një dëshmi zyrtare e autorit por vetëm fjalë në momentin e arrestimit. Po ashtu mësohet se Shtjefën Ziçi ka lënë porosi që për bashkëshorten e tij të kryhen të gjitha nderimet dhe ceremonia e varrimit të bëhet nga familja e tij ku ajo ishte martuar.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të 9 korrikut në unazën lindore të Shkodrës. Shtjefën Ziçi pas një debati me gruan e tij Bardhe Ziçi në një dyqan që kishin afër shtëpisë, u fut në banesë, mori çiften dhe qëlloi dy herë ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi në pragun e shtëpisë të çiftit. 55 vjeçarja tentoi që të ikte për të shpëtuar por dy plumbat e çiftes i morën jetën.
Policia sekuestroi armën e krimit, një çifte me leje që kishte 55 vjeçari si dhe arrestoi në vendngjarje Shtjefën Ziçin i cili u dorëzua duke mos u larguar nga aty dhe pa bërë asnjë rezistencë si dhe duke mos shfaqur asnjë pendesë. Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamera të sigurisë në zonë për të zbardhur të plotë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë që ndodhi në Shkodër.
Shtjefën dhe Bardha Ziçi janë prindër të dy fëmijëve, një djali që jeton në Kanada dhe një vajze e cila punon si oficere në repartin ushtarak në Vau Dejës. Autori i dyshuar punonte si taksist me makinën e tij private ndërsa bënte edhe furnizimin për dyqanin ushqimor ku shiste bashkëshortja e tij e cila mbeti e vrarë. Të dy, burrë e grua, njiheshin si njerëz të qetë në zonë dhe askush nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm mes tyre. Ata punonin bashkë dhe kishin një jetë normale derisa ndodhi vrasja e cila tronditi mbarë opinionin./Dosja.al
foto ilustruese Evropa vazhdon të mbështetet te armët amerikane për riarmatosjen e saj. Kjo u bë e qartë edhe në sa...
Foto ilustruese BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar masa sigurie për 11 persona të dyshuar për ushtrim të paligjsh&e...
foto ilustruese DURRËS- Më kërkesë të prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka caktuar masat ‘Arrest n&...
Besnik Hida Dosja për vrasjen e biznesmenit Besnik Hida në Lushnjë i ka kaluar gjykatës, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK...
Foto ilustruese ITALI- Një gjykatë në Itali ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në...
Foto EKUADOR- Policia Kombëtare dha më shumë detaje rreth funksionimit të një organizate të dyshuar kriminale të dedikua...
pamjet KURBIN- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktimë mbeti Ilir Gjini. Bëhet me dije ...
pamjet SHKODËR- Detaje të reja zbardhen nga krimi brenda familjes në Shkodër, ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi vrau...
Emiljan Suti, alias Artur Suti KURBIN- Personi që shihni në foto është Emiljan Suti, alias Artur Suti, autori që ek...
pamjet KURBIN- Policia ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin, ku viktimë mbeti Ilir Lika. Blutë bë...