20 Maj 2022, 15:39
Nga DOSJA
Foto ilustruese
Përdorimi i Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) ku bëjnë pjesë edhe pesticidet është një terren i pa monitoruar siç duhet nga institucionet publike duke lënë kështu shkak për abuzime dhe cenim të sigurisë ushqimore sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky i fundit vlerëson se stafet profesionale pësojnë ndryshim të shpeshtë në institucionet respektive ndërkohë që kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme. Mbi të gjitha nuk është bërë plotësimi i të gjithë numrave të nevojshëm të trupave kontrolluese dhe monitoruese.
Mospërdorimi i produkteve që mbrojnë bimët është i dëmshëm ashtu sikurse është përdorimi i tyre jashtë parametrave të nevojshëm, në periudha jo të përshtatshme apo në cilësinë e kërkuar.
Së pari Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural para dhe gjatë periudhës objekt auditimi janë kryer reforma strukturore të cilat nuk i kanë shërbyer plotësisht rritjes së efektivitetit të menaxhimit të PMB-ve dhe sigurisë ushqimore.
“Për të qenë më efektive dhe eficiente, ristrukturimet duhet të shoqërohen me rritjen e numrit të stafit profesionional, duke respektuar kriteret sipas formimit, profesioneve në fushën e bujqësisë, trajnimet dhe testimet e tyre, sidomos te strukturat për mbrojtjen e bimëve në gjithë zinxhirin e menaxhimit të PMB-ve, por edhe të kapaciteteve administrative. Ndryshimet në strukturat administrative të institucioneve të MBZHR-së nuk janë kryer bazuar në, nevojat, kompleksitetin, kritere të qarta vlerësuese, politikat për një menaxhim më të mirë të PMB-ve, si edhe praktikat më të mira. Pra kjo tregon një mosefektivitet të ndryshimeve të shpeshta strukturore në realizimin e qëllimit të menaxhimit të PMB-ve,”- thuhet në dokument.
Duke u ndalur në shifra specifike auditimi i KLSH nënvizon se megjithëse Qeveria Shqiptare, në planin e buxhetit të MBZHR-së dhe institucioneve të varësisë që janë pjesë e detyrimit ligjor për kontrollin, monitorimin e tregtimit dhe përdorimit të PMBve, për tre vitet 2018-2020 i ka mbështetur me fonde dhe numër punonjësish, nga institucionet e mësipërme nuk është bërë plotësimi i duhur i trupave kontrolluese e monitoruese respektivisht: viti 2018 me 21 punonjës më pak, krahasuar me planifikimin, viti 2019 me 36 punonjës më pak, krahasuar me planifikimin dhe viti 2020 me 27 punonjës më pak, krahasuar me planifikimin.
“Kjo tregon paaftësi menaxhuese të burimeve njerëzore dhe mungesë planifikimi të pabazuar në nevojat objektive në përmbushjen e detyrimeve ligjore,”- thuhet në auditim.
Po kështu i njëjti vlerëson se siguria ushqimore edhe pse ka rëndësi të madhe kur vjen puna tek kontrolli i përdoruesve të mbrojtjes së bimëve trajtohet si diçka me rëndësi jo të lartë.
“Mungesa e dhënies së rëndësisë që ka siguria ushqimore dhe kontrolli i zinxhirit të tregtimit dhe përdorimit të PMB-ve, ka sjellë si pasojë, që ky proces të lihet në aspektin dytësor e tretësor të politikë bërjes së MBZHR dhe mos të kemi financime me program investimesh afat shkurtër dhe afatgjatë,”- vlerëson KLSH./Monitor.al
Aktualitet
20 Maj 2022, 15:19
Tritoli në Radhimë
VLORË- Tritoli që shpërtheu një ditë më parë në bar restorant "Odeon 2" n&eu...
Aktualitet
20 Maj 2022, 15:06
Të përmendurit në dosje
TIRANË- Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e...
Aktualitet
20 Maj 2022, 14:32
TIRANË- Vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit më 13 dhjetor 2019 në fshatin Përparim të Peqinit është zb...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:43
TIRANË- Nuredin Dumani jo çdo gjë e bënte për para. Ai ka treguar një rast kur i vendosi tritol në restorantin e një...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:41
TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen për vrasjen e Gazmend Kurmakut në te...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:34
Nuredin Dumani
TIRANË- Në dosjen e plotë të SPAK të siguruar nga Dosja.al, efektivët e Policisë raportojnë gjith&e...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:31
Pamje nga vendi ku Çeta u vra në 2014
TIRANË- Kamber Mehja jepte 60 mijë euro për të vrarë Arben Çetën, i ...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:22
Emiljano Ramazani
TIRANË- Skerdi Tasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Emiljano Ramazanit, në korrik të vitit 2020 në...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:18
Besmir dhe Viktor Haxhia
TIRANË- Nga dosja hetimore e siguruar nga Dosja.al janë zbardhur detaje nga vrasja e vëllezërve Bes...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:10
Klejdi Kazani
BRITANI- Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Birmingam të Bri...