Berisha mbledh kryesinë e PD-së, ndan këshillat bashkiakë, 240 pozicione për PL-në, thirrja: Mos ndiqni Alibeajn
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kshu ka përfunduar protesta e PSD-së 25 Mars, 14:59 "Kurti si p...
FOTO- Rama largohet nga Asambleja e PS në Vlorë, ulet në kafe me Idrizin dhe Sinën 25 Mars, 10:37 Rama shf...
Zjarri në Pejë/ Reagon pronari i qendrës tregtari: Hyra të fikja zjarrin, gati e pësova ...
Teksa rrëfehet, Dumani tregon me detaje skemën e ngjarjes, nga hipja në pishë, deri tek frikësimi i shënjestrës që përdorte një grua për të mbrojtur trupin e tij.
TIRANË- Kamber Mehja jepte 60 mijë euro për të vrarë Arben Çetën, i cili s’kishte as një muaj që kishte dalë nga burgu. Në dëshminë e tij për SPAK, Nuredin Dumani tha se Talo Çela që i ka kërkuar të vriste Çetën, ndërsa si ndihmës ka marrë edhe Tom Çelën, i njohur si Tom Qorri. Edhe pse iu premtuan 30 000 Euro, Dumani thotë se nuk ka marrë asgjë, madje dhe është plagosua pa dashje nga Qorri. Teksa rrëfehet, Dumani tregon me detaje skemën e ngjarjes, nga hipja në pishë, deri tek frikësimi i shënjestrës që përdorte një grua për të mbrojtur trupin e tij.
“Kanë shkuar tek lokali dhe Talo me makinë qëndron jashtë ndërsa Nuredini hypi në një pishë që ndodhej në anësoren e parkingut te lokalit. Makinën e personit e kishte rreth 15 metra larg dhe e shikonte. Tomi ishte jashtë parkingut dhe do të ndërhynte nëse do të rrezikohej jeta ime. Pas rreth 1 orë e 20 min del personi nga lokali dhe ishte i shoqëruar me persona te tjerë. Zbres nga pisha dhe shkoj në drejtim të tij me armë në dorë. Ai më pa por jo vetëm ai edhe personat që ishin së bashku me të. Pasi më pa tentoi të nxirrte një grua para tij dhe u largua duke u fshehur nëpër makina. Unë e ndiqja dhe e qëlloja. E kam plagosur në këmbë. Kur ai donte të hynte në lokal e ndoqa nga pas por mua më mbaruan fishekët dhe ia vura pistoletën tek koka por shoh qe pistoleta s’kishte me fishekë. Ai më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i them asnjë fjalë. Në këtë ngjarje kam qenë i maskuar me kapuç në kokë ku dukeshin vetëm sytë dhe goja dhe me rroba peshkimi. Largohem në drejtim të makinës ku më priste Talo dhe në atë moment Tom Çela qëllon mua pa dashje pasi ngatërroi objektiv dhe plumbi kap xhamin e makinës së atij që do të vrisnim,”-tregon Dumani.
PJESË NGA BISEDA:
Shtetasit e dëmtuar Arben Çeta i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pantallonat që kishte veshur në momentin që ka ndodhur ngjarja. Këto pantallona janë dërguar për ekspertimin kimik. Nga akt eskpertimi kimik nr. 12080 datë 27.11.2013, ndër të tjera ka rezultuar, se në pantallonat objekt ekspertimi marrë shtetasit Arben Ceta, nuk u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve, të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes. I dëmtuari Arben Çeta ndër të tjera ka deklaruar se: .....Ai ka rreth një muaji që ka dalë nga burgu, pasi është dënuar për vjedhje. Në datë 14.11.2013, ai ka shkuar për darkë së bashku me kushëririn e tij Armand Hoxha nga Lushnja dhe të fejuarën e këtij të fundit Erisa Hasanaga tek restorant “Balla” rrugës për në Labinot. Pasi kanë darkuar ata kanë dalë nga lokali rreth orës 22:00. Ai është përshëndetur me Armandin dhe Erisën dhe është drejtuar për nga makina e tij, e cila ishte e parkuar në parkimin para hyrjes së lokalit, në krah të majtë. Ndërkohë, Armandi me Erisën kanë shkuar për nga makina e tyre, të cilën e kishin në anën tjetër të parkingut. Në momentin që ai ka hapur derën e makinës për të hyrë, ka dëgjuar një zë që i tha Ndal. Menjëherë ka kthyer kokën dhe ka vënë re, që është një distancë rreth 12 m ishte një person i maskuar me maskë të zezë, i veshur me një si palë kominoshe ngjyrë gri dhe në dorë mbante një armë pistoletë. Pak më poshtë tij ishtë një person tjetër me maskë dhe kishte veshur një xhup ngjyrë të zezë. Personi që ishte më afër dhe që kishte armën në dorë ka qëlluar me pistoletë dy-tre herë. Ai është spostuar, duke u mbrojtur te makina dhe ka shkuar drejt hyrjes së lokalit, ndërsa personi me pistoletë e ka ndjekur nga mbrapa. Ai është futur brenda lokalit dhe ka shkuar deri tek banaku. Personi me armë e ka ndjekur dhe është afruar deri tek dera, ku ka qëlluar edhe disa herë të tjera tek xhami i derës, duke e dëmtuar atë. Ai nuk e ka parë se nga ka shkuar personi, pasi u fsheha dhe u frikësova tek banaku. Ai ka parë se ishte plagosur në këmbën në djathtë sipër gjurit dhe po më rridhe gjak. Personeli i lokalit ka njoftuar policinë dhe ambulancën. Ai ka qëndruar aty deri sa ka ardhur policia. Ai nuk e njeh personin që e ka qëlluar me armë, për arsye se ai ishte me maskë në fytyrë dhe nuk ka arritur që ta shikoj. Ai nuk ka ndonjë dyshim, se kush mund të jenë ata. Ai ka vrarë shtetasin Astrit Stambollxhiu dhe familja e tij jeton në Elbasan. Që nga koha e daljes nga burgu, ai nuk ka pasur ndjonjë problem me familjarët e viktimës apo të afërm të tyre.
2.2 Në interes të hetimit të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 ka dhënë shpjegime edhe shtetasi Nuredin Dumani, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë shtetasi Talo Çela që i ka kërkuar të vriste këtë shtetas, ka qenë Talo që i ka treguar se cili ishte personi që do të vritej, se si ka studiuar lëvizjet e këtij shtetasi për disa ditë. Talo i ka dhënë si ndihmës shtetasin Tom Çela i njohur si Tom Qorri i cili do të ishte edhe ai në vrasje, Talo i ka thënë se këtë porosi e kishte marrë nga shtetasi Kamber Mehja, se për këtë vrasje do të merreshin 60 000 Euro, ndërsa vetë Nuredini do merrte 30 000 Euro. Në këtë ngjarje do të vinte dhe Talo si shofer. Nuredini shpjegon se ka takuar Kamberin i cili i ka dhënë një armë si dhe i ka treguar se ku ishte personi që do të vritej. Kanë shkuar tek lokali dhe Talo me makinë qëndron jashtë ndërsa Nuredini hypi në një pishë që ndodhej në anësoren e parkingut te lokalit. Makinën e personit e kishte rreth 15 metra larg dhe e shikonte. Tomi ishte jashtë parkingut dhe do të ndërhynte nëse do të rrezikohej jeta ime. Pas rreth 1 orë e 20 min del personi nga lokali dhe ishte i shoqëruar me persona te tjerë. Zbres nga pisha dhe shkoj në drejtim të tij me armë në dorë. Ai më pa por jo vetëm ai edhe personat që ishin së bashku me të. Pasi më pa tentoi të nxirrte një grua para tij dhe u largua duke u fshehur nëpër makina. Unë e ndiqja dhe e qëlloja. E kam plagosur në këmbë. Kur ai donte të hynte në lokal e ndoqa nga pas por mua më mbaruan fishekët dhe ia vura pistoletën tek koka por shoh qe pistoleta s’kishte me fishekë. Ai më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i them asnjë fjalë. Në këtë ngjarje kam qenë i maskuar me kapuç në kokë ku dukeshin vetëm sytë dhe goja dhe me rroba peshkimi. Largohem në drejtim të makinës ku më priste Talo dhe në atë moment Tom Çela qëllon mua pa dashje pasi ngatërroi objektiv dhe plumbi kap xhamin e makinës së atij që do të vrisnim. Më pas jemi larguar të tre në drejtim të Cërrikut. Unë në kthesën e Cërrikut afër stacionit të trenit marr A Clasin tim dhe i ndjek nga pas, Talon dhe Tomin deri në Cërrik. Aty e lëmë benzin e ngjarjes në një parking pallati dhe atë benz e ka hequr Talo të nesërmen. Tek ura e zezë kemi hedhur armën e ngjarjes dhe rrobat dhe jemi larguar. Me makinën time kam çuar Talon dhe Tomin në lokalin e Talos që ndodhet përballë burgut në Metalurgjik. Për këtë ngjarje nuk morëm lekë pavarësisht se Talo më premtoi. Më vonë rashë në burg dhe skisha kontakte më me ta.
2.3 Lidhur me këtë ngjarja prokuroria arsyeton se: Deklarimet e dhëna nga shtetasi Nuredin Dumani përputhen më së miri edhe me gjithë provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit parprak të procedimit penal nr.75 të vitit 2022. Në lidhje me këtë episod kanë elementë të përgjegjësisë penale shtetasit Talo Çela, Kamberr Mehja, Nuredin Dumani dhe Tom Çela (alias Tom Qorri), për veprën penale të “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Por edhe pse nuk ia dolën ën 2013, në vitin 2014, Arben Çeta u vra në Elbasan. Arben Çeta ishte akuzuar e dënuar më parë për vrasje, madje kishte kryer 13 vjet burg. Pas daljes nga burgu, viktima në vitin 2013 u akuzua për vjedhje, e duke marrë parasysh të shkuarën e tij, e vendosën sërish pas hekurave të burgut.
(k.m/dosja.al)
Emiljano Ramazani TIRANË- Skerdi Tasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Emiljano Ramazanit, në korrik të vitit 2020 në...
Besmir dhe Viktor Haxhia TIRANË- Nga dosja hetimore e siguruar nga Dosja.al janë zbardhur detaje nga vrasja e vëllezërve Bes...
Klejdi Kazani BRITANI- Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Birmingam të Bri...
Blerta Bengasi TIRANË- Kjo është Blerta Bengasi, ish-gruaja e Alban Bengasit, avokati i cili ofroi 120 mijë euro për eleminimin e ...
Panajot Kaleshi GREQI- Është gjendur pas 51 ditësh 41-vjeçari shqiptar Panajot Kaleshi, i cili rezultonte i zhdukur në...
Filip Gjeloshi TIRANË- Henrik Hoxhaj ka treguar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK...
Nuredin Dumani TIRANË- Nuredin Dumani ka treguar në vetën e parë arsyen e sherrit me Talo Çelën, personin me të c...
Nuredin Dumani, Endrit Dokle dhe Ervis Martinaj TIRANË- Një zarf i bardhë mbërriti në dorën e Nuredin...
Fatmir Xhafaj TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK Arben Kraja në Komisionin e Li...
Sokol Sanxhaktari, Nuredin Dumani dhe Suel Çela TIRANË- Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i is...