20 Maj 2022, 13:18
Nga DOSJA
Besmir dhe Viktor Haxhia
TIRANË- Nga dosja hetimore e siguruar nga Dosja.al janë zbardhur detaje nga vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 2020, në vendin e quajtur tregu i mjeteve ne Shënevlash Durrës, në makinën tip Golf. Përpara se të vriteshin rreth orës 16.30 viktimat ishin nisur nga banesa e tyre në Spitallë për në rrugët e fshatit Shënevlash, pasi kishin marrë një mesazh nga Klevis Alla.
“Po të pres te tregu i makinave në Shënevlash”.
Gjatë marrjes në pyetje, Klevis Alla ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, kanë dhënë të dhëna për përfshirjen e vëllezërve në disa episode ndaj dhe donin eliminimin e tyre. Edhe vrasja e tyre mendohet se është kërkuar nga Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë) dhe Erjon Alibej, ndërsa është ekzekutuar nga Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Asllan Plaku.
PJESË NGA DOSJA:
Nga ana e organit procedues është proceduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes është marre menjëherë dhe është këqyrur telefoni i viktimës Besmir Haxhia i cili ishte i hapur. Në këtë telefon është gjendur një sms i një shtetasi të panjohur dhe të paregjistruar si emër i cili i thoshte “po të pres te tregu i makinave në Shënevlash”. Ky numër ishte 0693341841 dhe nisur nga ky sms, menjëherë janë marrë të gjitha logimet e tij me numra të tjerë në vendndodhje. Ky numër ka rezultuar i loguar disa ditë me parë se të ndodhte ngjarja. Nga ekzaminimet e kryera, kryqëzimet e vendndodhjeve dhe të logimeve të këtij numri si dhe pyetjes së shtetasve të ndryshëm që kishin komunikuar me të, është arritur të konkludohet se ky numër ka qenë në përdorim nga shtetasi Klevis Alla. Në këto kushte, është bërë shoqërimi i këtij shtetasi në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe është pyetur rreth përdorimit të këtij numri, vendndodhjes se tij ditën e ngjarjes, rreth dijenisë së tij në lidhje me ngjarjen dhe në drejtim të rrethit të tij shoqëror. Gjatë pyetjes shtetasi Klevis Alla, ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela.
2.2 Më datë 02.03.2020, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur lagjja nr. 14 “Nishtulla” Shkozet Durrës, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip Benz, në drejtim të shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, për pasojë të dy kanë gjetur vdekjen. Ditën e ngjarjes rreth orës 18.30 viktima Dorian Shkoza ka qenë në servisin e tij në Nishtulla duke punuar, kurse viktima tjetër Anxhelo Avdia rreth orës 18.30 ka takuar shokun e tij Bajram Prillo me të cilin kanë shkuar në kafe afër serivisit të Dorian Shkoza dhe janë takuar me këtë fundit. Në një moment kur viktima Dorian Shkoza i trembur nga lëvizjet e një mjeti tip Benz ka shkuar t’i pyes shtetasit nëse kishin parë ndonjë makine me xhama të errët, u ka ardhur menjëherë te këmbët makina Benz me xhama të zinj dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë me viktimat është dëgjuar një e shtënë arme nga brenda makinës. Viktimat dhe shtetasi Bajram Prollo janë munduar të shmangen, duke u larguar, ndërkohë që nga mjeti kanë zbritur dy prej autorëve të cilët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe si pasojë ka vdekur menjeherë shtetasi Dorjan Shkoza dhe është plagosur shtetasi Anxhelo Avdia i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.
2.3 Në largim e sipër autorët kanë djegur automjetin e tyre në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeti i djegur plotësisht është i llojit Benz Class 270, lloji “Evo”, me targa AA 693 ZE. plotësisht, i cili ka rezultuar se është mjeti ku kanë qenë autorët momentin e vrasjes së viktimave Shkoza dhe Avdia. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mjeti është vjedhur në Tiranë kurse targa është vjedhur në Kavajë.
2.4 Nga ana e organit procedues është këqyrur vendi i ngjarjes dhe janë marrë vendimet për kryerjen e ekspertimeve di dhe janë administruar aktet përkatëse.
2.5 Janë marrë deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Klevis Alla i cili fillimisht implikonte veten të hetuarit Talo Çela, Altin Ndoci dhe një person të quajtur Ilir me nofkën Bubi. Më pas ai ka saktësuar shtetasi të cilit ai fillimisht i kishte atribuuar nofkën Bubi, ishte në fakt i hetuari Nuredin Dumani. Këtë fakt ai e argumenton për arsye se Nuredin Dumani ishte një person shumë i rrezikshëm të cilin ai e njihte shumë mirë i cili kishte shumë njohje dhe lidhje në policinë e Durrësit dhe ai kishte shumë frikë prej tij. Po kështu ka deklaruar se Nuredini e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit se do i vriste motrën.
2.6 Lidhur me këtë çështje të hetuarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, kanë dhënë të dhëna për përfshirjen e tyre në këto dy episode si dhe të shtetasve të tjerë. Nga deklarimet e tyre të cilat janë në unison me njëra-tjetrën ka rezultuar se në vrasjen e shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në datën 02.03.2020, janë të përfshirë të hetuarit Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Asllan Plaku. Në deklarimet e shtetasve Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani shpjegohet roli dhe veprimet e secilit prej pjesëmarrësve në ngjarjet e datës 02.03.2020 dhe 27.04.2020, të ndodhura në Durrës.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:10
Klejdi Kazani
BRITANI- Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Birmingam të Bri...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:55
Blerta Bengasi
TIRANË- Kjo është Blerta Bengasi, ish-gruaja e Alban Bengasit, avokati i cili ofroi 120 mijë euro për eleminimin e ...
Aktualitet
20 Maj 2022, 12:23
Panajot Kaleshi
GREQI- Është gjendur pas 51 ditësh 41-vjeçari shqiptar Panajot Kaleshi, i cili rezultonte i zhdukur në...
Aktualitet
20 Maj 2022, 12:32
Filip Gjeloshi
TIRANË- Henrik Hoxhaj ka treguar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK...
Aktualitet
20 Maj 2022, 12:29
Nuredin Dumani
TIRANË- Nuredin Dumani ka treguar në vetën e parë arsyen e sherrit me Talo Çelën, personin me të c...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:47
Nuredin Dumani, Endrit Dokle dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Një zarf i bardhë mbërriti në dorën e Nuredin...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:47
Fatmir Xhafaj
TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK Arben Kraja në Komisionin e Li...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:32
Sokol Sanxhaktari, Nuredin Dumani dhe Suel Çela
TIRANË- Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i is...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:23
Arben Kraja
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja u pyet ditë...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:19
Grabitje
SARANDË- Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Sarandë. Policia informon se në fshatin Gjashtë, në b...