LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-‘Plumbi i artë’/ Zbërthimi i Dumanit dhe Hoxhajt, 4 ‘bossa’ krimi POROSISNIN atentate

Dy të penduarit e drejtësisë me ato që kanë thënë kanë goditur 8 në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke zbardhur vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin. Disa prej tyre nisin që nga viti 2011 deri së fundmi, më 29 mars, ditë kur Nuredin Dumani u vu në prangat e Policisë së Shtetit.

20 Maj 2022, 15:06 Nga DOSJA
DOSJA-‘Plumbi i artë’/ Zbërthimi i Dumanit dhe Hoxhajt, 4
Të përmendurit në dosje

TIRANË- Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj për hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dy të penduarit e drejtësisë me ato që kanë thënë kanë goditur 8 në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke zbardhur vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin. Disa prej tyre nisin që nga viti 2011 deri së fundmi, më 29 mars, ditë kur Nuredin Dumani u vu në prangat e Policisë së Shtetit. Në rrëfimet e tij, Dumani ka zbuluar shumat marramendëse që jepnin bossat e krimit në Shqipëri për të hequr qafe personat që i prishin punë, si psh.: Endrit Dokle, Sokol Sanxhaktari dhe Lulzim Masha. Ndërsa për “nivelet” e dyta, shuma maksimale e dhënë është 70 mijë euro.

Në vetën e parë, Nuredin Dumani tregon edhe si ka nisur përplasja me vëllanë e tij të gjakut, Talo Çelën, të cilit për hakmarrje i vrau të vëllanë. Pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicion të drejtësisë, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhajt, regjistruar në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje  në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe përkrahje e autorit. Nuredin Dumani në dëshminë e tij për SPAK ka rrëfyer detaje për një atentat që do t’i bëhet Sokol Sanxhaktarit, me kërkesë të 4 emrave të njohur të krimit  Vrasja e tij do të bëhej për shkak se ishte i lidhur me Suel Çelën dhe do të paguhet 200 mijë euro, shumën sipas Dumanit do e paguante Florenc Çapja; për “kokën” e Endrit Dokles, Ervis Martinaj ishte i gatshëm të paguante 500 mijë euro, por dha kapar 100 mijë, edhe pse vrasja nuk u bë kurrë; ndërsa për Lulzim Mashën, Suel Çela kishte premtuar 150  mijë euro, por Skedi Tase gaboi dhe dështoi.  

Ndërkohë që mësohet se avokati Alban Brengasi ishte i gatshëm të paguante 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë, por Dumani nuk kishte pranuar. Ndaj detyra i kaloi Gjergj Cukalit. Dumani është rrëfyer për ekzekutimin e Fatmira Dedës, ngjarje e ndodhur në vitin 2014. Ai ka treguar se vrasja e saj është bërë nga Talo Çela, pasi kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda në vitin 2013.

Nuredin Dumani tregon me detaje se si ka organizuar vrasjet me anëtarët e bandës së tij duke zbuluar edhe mënyrën e komunikimit. Përveç “Sky ECC” është përdorur edhe aplikaconi "Matrix", të cilin e përdornin për të shkëmbyer mesazhe e foto me njëri-tjetrin. Nëse aplikacioni Matrix arrin të konfigurohet në celular, bisedat mes bandave mund të kodohen. Dumani foli, por tani mbetet që Policia të kapë “bossët” e krimit, përveç ushtarëve. Sigurisht nëse i gjen në Shqipëri...

E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është zbardhur nga Dosja.al. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur dje 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë