Berisha mbledh kryesinë e PD-së, ndan këshillat bashkiakë, 240 pozicione për PL-në, thirrja: Mos ndiqni Alibeajn
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kshu ka përfunduar protesta e PSD-së 25 Mars, 14:59 "Kurti si p...
FOTO- Rama largohet nga Asambleja e PS në Vlorë, ulet në kafe me Idrizin dhe Sinën 25 Mars, 10:37 Rama shf...
Zjarri në Pejë/ Reagon pronari i qendrës tregtari: Hyra të fikja zjarrin, gati e pësova ...
Kjo ngjarje është porositur nga Erjon Alibeaj, pasi mendohet se “Ili” kishte informacione që më pas sollën vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, dhe dy të afërmëve të tjerë në Bradashesh.
TIRANË- Skerdi Tasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Emiljano Ramazanit, në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Nuredin Dumani tha se kur ndodhi ngjarja shoferi i Tasit që e ka ndihmuar më pas të largohet nga vendi i ngjarjes ka qenë Henrik Hoxha. Viktimën kishin ditë që e ndiqnin dhe e dinin orën fikse kur shkonte dhe dilte nga palestra. Në një nga ato ditë e kanë vrarë. Ndërsa për të prishur provat ka ndërhyrë edhe shefi i Krimeve në Lezhë, Leonard Palushi, i cili tregon edhe për një takim me një person misterioz.
“Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. Mu drejtua duke më thënë mua nuk më ke parë asnjëherë. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte. Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat,”-ka treguar asokohe shefi i Krimeve. Kjo ngjarje është porositur nga Erjon Alibeaj, pasi mendohet se “Ili” kishte informacione që më pas sollën vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, dhe dy të afërmëve të tjerë në Bradashesh.
Ramazani ishte një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për trafik të lëndëve narkotike. Ndërsa Skerdi Tasi ndodhet pas hekurave për atentatin ndaj biznesmenit Lulzim Masha. Ai ishte kontaktuar nga Nuredin Dumani me porosi të Suel Çelës.
PJESË NGA BISEDA:
Shtetasi Leonard Palushi, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit ndër të tjera ka shpjeguar se: Në datën 20.07.2020, kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Emiljano Ramazani kam qenë me pushime vjetore. Edhe pse me pushime jam munduar të interesohem për zbulimin e vrasjes së Emilano Ramazanit. Disa ditë pas ngjarjes, edhe pse ishte me pushime, në Yzberisht, te dyqani “Ozone Elektronic” rreth orës 10:00 ose 11:00 të paradites më është afruar një shtetas me maske covidi dhe kapelle, rreth 170 cm dhe rreth të 50-tave. Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. Mu drejtua duke më thënë mua nuk më ke parë asnjëherë. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte. Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat. Dua të sqaroj se në bisedën e bërë me Drejtorin e Polcisë Arjan Muça kemi patur dyshime se ky informacion mund të jetë i sajuar, por përsëri duke gjykuar se aty mund të kishte armë do ishte ndihmë për zbulimin e autorëve të ngjarjes, pra mund të kishte gjurmë ADN-je. Ai ka deklaruar se informacionin lidhur me armën e gjetur te servisi i Manahasave, nuk e ka përpiluar si SK2, pasi ishte me pushime dhe kur ka dalë në punë ishte pa vlerë pasi ishte ezauruar si informacion. Po kështu ka deklaruar se ka pasur njohje me Erjon Alibeaj me të cilin është takuar për shkak të informacioneve që ai ka dhënë për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, madje e ka takuar edhe në banesën e Erjon Alibeaj. Gjithashtu me kërkesë të tij shtetasi Leonard Palushi ka ndryshuar lejen vjetore nga 01-15.08.2020 në datat 15-31.07.2020.
22.2Lidhur me këtë fakt prokuroria arsyeton se: Sa më sipër parashtruar, rezulton se i hetuari Palushi në marrëveshje me të hetuarin Alibej ka bërë të mundur që të orientojë hetimet në drejtim të gabuar duke synuar implikimin e personave të cilët nuk kishin asnjë lidhje me veprën penale të kryer. Edhe deklarimet e dhëna nga ana e të hetuarit Leonard Palushit janë aspak bindëse dhe në kundërshtim me tërësinë e provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit. Deklarimet e dhëna nga shtetasi Nuredin Dumani si dhe ato të dhëna nga bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Euglent Halili krijojnë dyshimin se dhënia e informacionit është bërë qëllimisht që për këtë ngjarje të futeshin në konflikt familja Manahasa me grupin e Talo Çelës. Në këtë mënyrë si rezultat i këtyre veprimeve të kryera nga ana e Leonard Palushit ai ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës duke qenë në kushtet e ushtrimit të një funksioni publik duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetasve, konkretisht të shtetasve Albert dhe Seit Manahasa të cilët rezultojnë që janë arrestuar gabimisht. Sa më sipër, i hetuari Leonard Palushi ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2.1 Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të sekuestruara në rrugicën ku ndodhi ngjarja në rrugën nga kishte mbërritur automjeti i viktimës është evidentuar një person që del nga dera e pasme e krahut të pasagjerit të një automjeti në dukje si Volksvagen Passat që ndalon në rrugë kryesore nga aty del një person i paidentifikuar, ky person shkon në drejtim të viktimës (ishte i veshur me rrobë ngjyrë të errët, me kapele dhe me maskë të zezë anticovid) i afrohet xhamit të pasagjerit të automjetit të viktimës duke mbajtur me të dyja duart një armë zjarri të shkurtër dhe i qëllon 6 (gjashtë) herë drejtuesit të automjetit. Pasi qëllon ai largohet me vrap në drejtim të automjetit, ku një i paidentifikuar e pret brenda në automjet. Më pas janë larguar në drejtim të paditur. Janë këqyrur regjistrimet filmike të kamerave të palestrës në lagjen “Qemal Stafa” (këqyrur më datë 5.8.2020) në lidhje me ngjarjen e datës 20 Korrik 2020 (vrasja e Emiljano Ramazanit), nga vihej re se rreth orës 12:00 deri ora 15:45, në këtë rrugë para palestrës kanë kaluar disa herë me një motor të zi në dukje, dy persona të rinj në dukje (këta janë identifikuar më pas si Xhuljano Hoxha e Euglent Halili).
2.2 Në verifikim të një informacioni të siguruar nga burime policore, më datë 27.07.2020 është kryer kontroll në një servis makinash në pronësi të Albert Manahasa, në qytet të Peqinit, nga ku pranë disa pllakave, në tokë, mbuluar me një serbator makine u gjet një armë zjarri tip TT me numër të palexueshëm më sy të lirë dhe një krëhër me një fishek. Nga ekzaminimi i armës së zjarrit pistoletë, krehër dhe 1 fishek gjetur në pikën e servisit te Seit Manahasa më datë 27.07.2020, identifikimit të numrit të stampuar në tytë “7498”, arma rezultoi pistoletë me tytë të shkurtër, e kalibrit 7.62 x 25 mm dhe e modelit 57, gjysmë automatike; ajo është e prodhimit standard luftarak dhe e fabrikuar dhe e përshtatshme për qitje; predha kalibër 7.62 x25 mm e gjetur në vendin ku u vra Emiljano Ramazani, është qitur nga arma e zjarrit model 57 kalibër 7.62 x 25mm me numër të stampuar në tytë 7498 e modelit 57 dhe kalibrit 7.62mm; 6 (gjashtë) gëzhojat model 54 kalibër 7.62mm të fiksuara në vendngjarjen e vrasjes së Emiljano Ramazanit janë qitur nga pistoleta pa numër në trup e me numër në tytë “7498” e që ka të stampuar “7.62 mm model 57” (shih akt ekspertim teknik balistik nr. 6852 datë 30.07.2020 dhe akt ekspertimi nr.6778 date 28.07.2020 teknik arme e fisheku e balistik gëzhojash që nxorën se arma e sekuestruar në Pikën e Servisit ishte e njëjta me atë të përdorur nga ekzekutori në vrasjen e Emiljano Ramazanit); në armë nuk u gjetën gjurmë daktiloskopike të vlefshme për identifikim.
2.3 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi ka kryer veprimet hetimore të çmuara të nevojshme ka dërguar për gjykim të pandehurit Erion Alibej, Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha, ndërsa ka vijuar hetimet në lidhje me zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të veprës/veprave penale.
2.4 Në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 është administruar deklarimi i shtetasit Henrik Hoxhaj, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këtë deklarim ai jep detaje shumë të rëndësishme në lidhje me porositësin, ekzekutorin si dhe rolin e tij në kryerjen e kësaj vepre penale. Ndërmjet të tjerave ky shtetas deklaron se ai ka qenë në rolin e ndihmësit në kryerjen e këtij krimi ku ka qenë personi i cili shfaqet si drejtuesi i automjetit tip Volsvagen që ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe me të cilin janë larguar po nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu ky deklarues identifikon ekzekutorin e veprës penale i cili është Skerdi Tasi (personi i cili afrohet tek automjeti i viktimës dhe qëllon me armë zjarri ndaj viktimës Ramazani). Gjithashtu Henriku shpjegon se këtë vrasje e ka bërë me pagesë pasi këtë ia ka kërkuar i dyshuari tjetër në krim Nuredin Dumani.
2.5 Në lidhje me këtë vrasja ka dhënë shpjegime edhe shtetasi Nuredin Dumani, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se ka marrë porosi për vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani nga shtetasit Erion Alibej dhe Arjan Spahiu.
Në këto rrethana të dyshuarit Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).
(k.m/dosja.al)
Besmir dhe Viktor Haxhia TIRANË- Nga dosja hetimore e siguruar nga Dosja.al janë zbardhur detaje nga vrasja e vëllezërve Bes...
Klejdi Kazani BRITANI- Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Birmingam të Bri...
Blerta Bengasi TIRANË- Kjo është Blerta Bengasi, ish-gruaja e Alban Bengasit, avokati i cili ofroi 120 mijë euro për eleminimin e ...
Panajot Kaleshi GREQI- Është gjendur pas 51 ditësh 41-vjeçari shqiptar Panajot Kaleshi, i cili rezultonte i zhdukur në...
Filip Gjeloshi TIRANË- Henrik Hoxhaj ka treguar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK...
Nuredin Dumani TIRANË- Nuredin Dumani ka treguar në vetën e parë arsyen e sherrit me Talo Çelën, personin me të c...
Nuredin Dumani, Endrit Dokle dhe Ervis Martinaj TIRANË- Një zarf i bardhë mbërriti në dorën e Nuredin...
Fatmir Xhafaj TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK Arben Kraja në Komisionin e Li...
Sokol Sanxhaktari, Nuredin Dumani dhe Suel Çela TIRANË- Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i is...
Arben Kraja TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja u pyet ditë...