28 Qershor 2026, 07:41
Nga E.d
Foto ilustruse
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në të gjithë Europën, përballueshmëria është bërë një nga çështjet ekonomike përcaktuese për qytetarin mesatar europian.
Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Europë, teksa një familje, me katër persona me dy të rritur me rrogë mesatare shpenzon 89% të të ardhurave për të bërë një jetesë normale. Në këto nivele, Tirana renditet vetëm pas Lisbonës, që kryeson lisën në Europë me një nivel prej 12195.8%.
Të dhënat u bënë të ditura në një raport të fundit të Tradingpedia. Për të zbuluar se cilat kryeqytete ofrojnë standardin më të mirë të jetesës me barrën më të vogël financiare në raport me të ardhurat mujore, Tradingpedia krahasoi të dhëna nga 37 kryeqytete evropiane, duke marrë parasysh shpenzimet e përditshme dhe pagat mesatare neto mujore (paga “reale” pasi zbriten të gjitha taksat dhe detyrimet nga paga bruto). Informacioni për Shqipërinë është përpunuar nga Monitor.
Raporti merr në konsideratë pagën neto, që për Shqipërinë është 760 euro në muaj dhe të ardhurat e familjes i llogarit në 1520 euro në muaj, duke supozuar që punojnë dy të rritur. Një shpenzim për një familje me katër persona llogaritet në 1353 euro në muaj, për të cilin duhen shpenzuar gati 90% e të ardhurave.
Shqipëria ka një kosto jetese shumë më të shtrenjtë sesa vendet e tjera të rajonit. Në Shkup Të Maqedonisë së Veriut, ku paga mesatare neto është në nivele të ngjashme më të Shqipëri, në 769 euro në muaj, shpenzimet mujore për një familje me 4 persona janë 1037 euro, duke zënë 67% të të ardhurave, shumë më pak sesa në Shqipëri.
Në Beograd, ku paga neto është 1081 euro, pesha është 68.2%, teksa shpenzimet mujore janë pak më të larta se në Tiranë duke arritur në 1478 euro, por pagat neto janë rreth 30% më të larta.
Në Podgoricë, paga mesatare mujore neto është 883 euro, më e lartë sesa në Shqipëri dhe shpenzimet mujore janë më të ulëta në 1077 euro, duke bërë që Sarajeva të jetë relativisht qyteti me koston më të ulët të jetesës në rajon, në raport me të ardhurat.
Të dhënat për Kosovën nuk janë në këtë raport.
Qyteti më i lirë për të jetuar është Brukseli, ku paga mesatare neto mujore për një person është 2945 euro, ndërsa shpenzimet mujore janë 2653 euro, ose 45% të të ardhurave./Monitor
tirana europë pagat
Aktualitet
28 Qershor 2026, 07:27
E.d
Foto ilustruse
Shpesh të dielave të verës Ela, bashkëshorti i saj dhe djali i tyre 9-vjeçar çohen nga zhurma e alarmit p&...
Aktualitet
28 Qershor 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Pas sektorit të sigurisë ushqimore, radha për t’iu nënshtruar testit të standardeve europiane ka ardhur p&eum...
Aktualitet
28 Qershor 2026, 07:12
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i nxeht...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 22:41
E. D
TIRANË- Protesta e 28-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarë...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 22:32
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin rrugëve të kryeqytetit, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama. Gjat&eum...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 22:08
E. D
pamjet
HIMARË- Kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afrovita Dhimojani ka ngritur shqetësimin për ndotjen e vijës bre...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 21:52
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, teksa mori fjalën në protestën kundër kundër Ramës, foli për gjendjen e r...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 21:45
E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas më shumë se dy orë e gjysm&e...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 21:33
E. D
TIRANË- Një prej protestuesve para Kryeministrisë foli edhe për ecurinë e një propozimi të bërë disa dit&eum...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 21:19
E. D
TIRANË- Gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, një qytetare përmendi paralajmërimin e Pre...