Nën hijen e konflikteve dhe tensioneve globale Turqia mirëpret Samitin e NATO-s / Trump shfaqet optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Të arrestuar janë Sabah Stafuga dhe Fatmir Stafuga të akuzuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

FUSHË-KRUJË- AMP ka arrestuar një punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre e organizim të paligjshëm ose ushtrim i lojërave të fatit. Përmes një njoftimi zyrtar, AMP bën bën me dije se Lutfi Dervishi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, mbulon qytetin e Fushë-Krujës ku dy persona të tjerë, gjithashtu të arrestuar, ushtronin veprimtarinë e paligjshme.
Të arrestuar janë Sabah Stafuga dhe Fatmir Stafuga të akuzuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në banesën e efektivit të policisë, u gjet e u sekuestruan 119 fishekë model 9mm ndërsa në objektin e dy të arrestuarve u sekuestruan pajisje elektronike, qese paketimi për lëndë narkotike, servera, e materiale të tjera.
Njoftimi:
OPERACIONI “BASTI I FUNDIT” – TRE PERSONA TË ARRESTUAR NË FLAGRANCË, MES TYRE NJË PUNONJËS POLICIE
Në vijim të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera, u arrestuan në flagrancë një punonjës policie dhe dy shtetas.
Lutfi Dervishi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, me zonë mbulimi qytetin e Fushë-Krujës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 197 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 119 fishekë model 9mm.
Sabah Stafuka, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i padënuar më parë.
Fatmir Stafuka, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.
Arrestimi i shtetasve Sabah Stafuka dhe Fatmir Stafuka u krye për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 197 dhe 283 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet objekt hetimi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
* 4 pajisje elektronike (makineta) të dyshuara për ushtrimin e lojërave të fatit;
* 2 serverë/njësi kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për aktivitetin e kundërligjshëm;
* 1 pajisje DVR;
* 5 qese me mbështjellje plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 2.22 gramë;
* 6 qese të vogla plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 4.41 gramë;
* 3 aparate telefonike celulare.
Veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe evidentimin dhe dokumentimin e çdo rasti të favorizimit, mbështetjes apo mosveprimit nga punonjës të strukturave ligjzbatuese.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur në përmbushjen e përgjegjësive të saj ligjore, duke zbatuar standard të barabartë përpara ligjit dhe tolerancë zero ndaj çdo punonjësi që, në kundërshtim me detyrën dhe përgjegjësinë publike, përfshihet, favorizon apo mbështet veprimtari të kundërligjshme./Dosja.al
SPAK TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 15 persona, të cilët akuzohen për trafik ndërkom...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për financimin e koncertit të Kanye West në Shqipër...
pamje nga protesta TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka dhënë intervistë për Euractiv, ku ka thek...
pamjet TIRANË- Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më para në Fier, ku tre vajza të mitura dhunuan barbar...
foto ilustruese TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më shumë bizneset shqiptare të kërkoj...
foto ilustruese TIRANË- Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar të financuar me një kredi nga Banka ...
Kanye West TIRANË- Pak ditë para koncertit të Ye në Tiranë, narrativa publike mbetet e ndarë. Nga njëra anë, kryemi...
foto ilustruese Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën ndjeshëm. S...
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parash...
DashiEnergjia juaj është në rritje dhe dita favorizon marrjen e iniciativave. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv ose t...